Dashuria
Nga Fatmir Terziu
Edhe pse kanë kaluar
tri dekada e gjysëm
nga pyetja
„A më do!“
Ka diçka më shumë
në atë „Po“
që më gëzon dhe në gjumë.
Sinqeriteti
Nga Fatmir Terziu
Mëngjesi
hapet si një fletë kalendari,
në sytë e gëzuar nga drita
pikturohet përsëmbari
dita.
Pa titull
Nga Fatmir Terziu
Kur e them se të njoha
Bota u ul kokërr gruri
Sa shpejt ka ikur koha
Aty më ka mbetur truri.
Comments