
(Arkiva tek Fjala e Lirë, e hënë 23 mars 2009, 17:10:00 GMT)
Duke marë parasysh atë që Aristofani thotë, “atje ku është përparimi është dhe atdheu im”, mund të shihet edhe lidhja në dy kohë e studiuesit, Bejtullah Destani dhe kërkimi i tij hulumtues për filozofin shqiptar të shekullit të XVI-të Niccolò Leonico Tomeo. “Letrat e Nikolo Leoniko Tomeos” (“The Letters of Niccolò Leonico Tomeo”) është zbulimi më i fundit i hulumtuesit Destani. Zbulimi në fjalë është redaktuar nga Kardinal Gasquet. Sipas këtij hulumtuesi shqiptar mësojmë se ai përgatitet “që të vërë në botim atë, pas një kërkimi më se dhjetë vjeçar të tij”. Destani, thotë se “është në kërkim të mëtejshëm të lidhjeve të tij me shqiptarët dhe Shqipërinë”. Kështu në gjetjet paraprake janë dhjetë dëshmi që e dëshmojnë atë në lidhjet shqiptare dhe me Shqipërinë. Një biografi e tij është përmendur edhe nga Faik Konica në revistën e tij “Albania”, në gjuhën frënge, në vitet 1908-1909. Studimin në fjalë e boton “Qendra për Studime Shqiptare” në Londër, themelues i së cilës është vetë Bejtullah Destani.
Kush është Niccolò Leonico Tomeo

Niccolò Leonico Tomeo (1456-1531), ka lindur në Venecia nga një familje shqiptare në vitin 1456. Ai ka studiuar greqisht nën udhëheqjen e profesorit Demetrius Chalcondyles në vitet 1424-1511 në Firence dhe në Milano dhe është diplomuar për Art në Padova në vitin 1485. aftësitë e tija gjuhësore kanë aq të mëdha saqë ai arrinte të shpjegonte filozofinë e Aristotelit në gjuhën origjinale greke. Për këtë arsye ai u thirr si profesor i Filozofisë Greke në Padova në vitin 1497. ai ka qenë profesor i Kardinalit Pole, Sër Tomas Mores, Nikola Kopernikut, Petro Bembos dhe Jovious Giovio Benedetto në vitet 1471-1544, që ka qenë një historian dhe poet i njohur italian i asaj kohe. Ai ka përkthyer punën e Aristotelit nga latinishtja për herë të parë. Erazmusi e përmend atë në veprat e tij me plot respekt. Ai ka vdekur në vitin 1531dhe është krematorizuar në kishën e Shën Francit në Padova.
Sipas hulumtuesit, Destani, libri “Letrat e Nikolo Leoniko Tomeos” është publikuar për herë të parë në vitin 1927 dhe përmban letrat e tij të viteve 1456-1531 të drejtuar miqve të tij. Mjaft interesante është ajo çfarë Kardinali Gasquet shënon në letërkëmbimet e tij. Disa nga më të përmendurat janë ato në këmbimet me Sër Thomas More (1478-1535), që është edhe autor i librit “Utopia”, me humanistin dhe diplomatin anglez Ricard Pace, humanistët Tomas Lupset dhe William Latimer etj.
Këto letra të shkruara në shekullin e XVI-të kanë shfaqur një interesim të jashtëzakonshëm tek studiuesit. Kur Kostandinopoja u pushtua nga Otomanët në vitin 1453, shumë studiues nga Lindja në Ekzil gjetën strehë në Perëndim dhe më vonë u bënë bazë e studimeve civilizuese të Perëndimit në Universitetet e Evropës Perëndimore (Francis Neil Gasquet: 1846-1929).
Vepra kërkimore Arkeologjike e Niccolò Leonico Tomeos

Është e ditur se origjina e familjes së Tomeos është nga Shqipëria. I ati i tij ka lindur në Shqipëri dhe është quajtur Nicolaus Tomaeus Epirota. Ka emigruar nga vatani i tij në periudhën e pushtimit otoman dhe ka qenë i vendosur në Venecia në shekullin e XV-të. Shumë studiues me të drejtë mendojnë se origjina e familjes së Tomeos është nga zonat bregdetare të Shqipërisë. Por më vonë, janë paraqitur disa mendime të tjera, si për shembull se ai ka lindur në Venecia, Durrës apo edhe në Shkodër. Disa studiues të periudhave të mëvonshme, duke u mbështetur në terminologjinë e Rilindjes Humaniste është e arsyeshme për ta thirur atë Epirotas. Një nga studiuesit e tij, Cosenza, shpjegon mbiemrin e Tomeo, të prejardhur nga emri i malit Tomor, që në Epir do të thotë (Tomanus), më saktë ashtu sic është përmendur në Epir hershëm me këtë emër ky mal.
Tomeo u bë i famshëm me veprat e tij në fusha të ndryshme, dhe ai ka qenë i njohur nga veprimtaria e tij e përkushtuar për historinë, filozofinë, arkeologjinë, letërsinë, mjekësinë, astronominë, fizikën. Njëkohësisht në punën e tij dallojnë edhe mjaft përkthime nga gjuha klasike Greke. Dallohen nga veprat e tij më të njohura dhe më të famshme korrespodencat me personat e asaj kohe të cilat rezultojnë të shkruara në latinisht dhe greqisht, si edhe puna e tij arkeologjike që është paraqitur përmes mbledhjes së rallë arkeologjike. Në një studim arkeologjik, Leonico Tomeo është veçanërisht i rëndësishëm si koleksionist i objekteve arkeologjiale. Puna e tij në këtë fushë është publikuar veçanërisht nëpërmjet në mbledhjen e tij arkeologjike dhe art objekteve, që gjatë jetës së tij ai i arkivoi në shtëpinë e tij në Padova në frontin e Kishës së Shën Françensko (Në contrada de la S. Francesco në Casa de M. Leonico Tomeo filosofo ). Puna e tij, si dhe koleksionet e tjera, janë përshkruar nga Marcantonio Michiel, i cili ofron më shumë të dhëna të sakta për koleksionet e tij shekullin e 16-të në qytetet e Venecias dhe Lombardias. Koleksionimet e Tomeos nuk janë aq të pasura, sa ato të Griman ose Marco Mantova Benavides, por megjithatë, mbledhja e tij konsiderohet e një rëndësie të madhe, për shkak se pasqyron një erudicion të gjerë dhe tregon se pronari i saj, ka bërë një punë të madhe që është plotësisht autentike me një kuptim të madh dhe ndjesi të fuqishme kulturore dhe artistike.
Comments