
Shumë shpesh, populistët e tillë janë të vetmet parti që janë të gatshme të sfidojnë një status quo të mjerë, mjafton të gjendet fajtori tek Opozita, apo Kryeopozitari. Me këtë stil e metodë ata erdhën në pushtet, (në Shqipëri me „Fajin e ka Saliu“) me një stil të ngjashëm të maskuar ata po mundohen tashmë të manipulojnë edhe votat e Diasporës. Për këtë është vënë në heshtje edhe BE që kërkon të vendos me forcë censurën.
Strukturat e padukshme të „Demokracisë“ kundër Demokracisë
Nga Fatmir Terziu
Sistemi, nëse do ta quanim të tillë, atë që solli në pushtet „populistët“ e maskuar të Demokracisë në Europë, duket se tashmë po zbehet. Po zbehet ashtu sikurse shihet se vetë Euro-establishmenti, që e di se kontrolli i tij mbi pushtetin, më së fundi po zbehet. Dhe kështu, si një kafshë e plagosur, kjo farsë e krijuar nga vetë sistemi i parasë së pakontrolluar, po përpëlitet e po rrënkon më fort se kurrë. Pa e kuptuar është një kërcënim. Është në fakt vetë kërcënimi që për demokracinë evropiane të kohëve të fundit kishte ardhur nga „populistët“ e maskuar, kësaj radhe, pra këtë vit nuk do të shënjohet më si një risi në vazhdim. Kjo nga vetë fakti se kërcënimi tashmë do të vij nga një lëvizje e fortë, e denjë për Demokracinë dhe jo më nga një elitë e dëshpëruar e krijuar për t'i shtypur ata që sollën demokracinë në vendet e Lindjes.
Pse e themi këtë dhe ku bazohemi?
Dihet se Kryeministrja Georgia Meloni është e djathtë. Ajo është e djathtë-populiste e Italisë, që drejton „Brothers of Italy“ (Vëllezërit e Italisë). Partia e saj, e cila i ka rrënjët në Lëvizjen Sociale Italiane, e themeluar nga admiruesit e Benito Musolinit, tashmë duket se nuk është më në një zë si dikur. Realiteti vjen nga komentet e shumta të krijuara në mediat italiane dhe më gjerë që nga momenti kur Kryeministri i Shqipërisë, i cili përfaqëson një parti me rrënjë të thella majtiste, iu ul në gjunjë asaj dhe realizoi disa marrëveshje të debatueshme.
Një përafrim logjik mund të sillet dhe me vetë Rally National, dikur Fronti Kombëtar në Francë, u themelua nga babai i ndjerë i Marine Le Pen, Jean-Marie Le Pen, një mohues famëkeq antisemit dhe i Holokaustit (i cili vdiq pak javë më parë) dhe po aq me AfD, e cila mund të mos ketë një histori fashiste, pasi u themelua vetëm në vitin 2013, por disa nga figurat kryesore të saj duken çuditërisht të preokupuara me relativizimin e krimeve historike të Gjermanisë. Këto me sa shihet nga ajo që prezantojnë mediat janë bërë parti populiste, që thuhet se vazhdojnë të fitojnë popularitet.
Arsyeja pse këto parti vazhdojnë të fitojnë popullaritet nuk është sepse publiku votues është kthyer papritmas në 'djathtas ekstreme', por se ka nga pas financimet nga „populistët“ e maskuar. Pra publiku votues ka ndryshuar?! Jo. Përkundrazi. Kjo është pjesërisht sepse ata kanë filluar t'i bashkojnë veprimet e tyre, (sa mjatas e djathtas) duke përjashtuar anëtarët me probleme dhe duke pezulluar kandidatët e dyshimtë në një përpjekje të qartë për t'u dukur më të respektueshëm (sa i sinqertë mund të jetë ky akt pastrimi, është një debat tjetër). Një shtysë edhe më e madhe është se dështimet e establishmentit politik të Evropës tani janë kaq legjionale dhe kaq të dukshme saqë njerëzit janë gjithnjë e më të përgatitur për të goditur të huajt, madje edhe me topat e çuditshëm e të padukshëm. Shumë shpesh, populistët e tillë janë të vetmet parti që janë të gatshme të sfidojnë një status quo të mjerë, mjafton të gjendet fajtori tek Opozita, apo Kryeopozitari. Me këtë stil e metodë ata erdhën në pushtet, (në Shqipëri me „Fajin e ka Saliu“) me një stil të ngjashëm të maskuar ata po mundohen tashmë të manipulojnë edhe votat e Diasporës. Për këtë është vënë në heshtje edhe BE që kërkon të vendos me forcë censurën.
Qëllimi i perandorisë së re të censurës së BE-së
Rumania, një vend anëtar i BE-së, kohët e fundit anuloi zgjedhjet, sepse fitoi kandidati "i gabuar". Larg nga dënimi i këtij sulmi ndaj demokracisë, liderët e Evropës heshtën. Një burrë i madh i BE-së madje vlerësoi shembullin e Rumanisë. Fakti shpjegon se ky autoritarizëm antidemokratik nuk ka ardhur nga hiçi. Elitat evropiane kanë kërkuar prej kohësh të izolohen nga gjykimi i votuesve. Kundërshtarët demonizohen, censurohen dhe mbyllen nga pushteti. Brukseli thuhet madje do të rrëzojë qeveritë e zgjedhura nëse ato nuk arrijnë të ndjekin vijën e BE-së. Ndërsa struktura e euros dobësohet, përballet me sfiduesit populistë dhe kalbet nga brenda, sistemi i tillë po përdor mjete gjithnjë e më shumë forma autoritare për të ruajtur kontrollin e tij mbi pushtetin. Për këtë është vënë në funksionim edhe vetë qëllimi i perandorisë së re të censurës së BE-së.
Qëllimi i perandorisë së re të censurës së BE-së është të kufizojë shtrirjen dhe fushatën e partive të ashtuquajtura populiste kryengritëse të Evropës. Brukseli i akuzon këto grupe për përhapjen e "dezinformimit" dhe "urrejtjes", dhe këmbëngul se duhet të censurohen. Natyrisht, elitat e BE-së nuk e pranojnë se janë të përfshirë në një sulm autoritar ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë. Si mund të kuptohet heshtja e mjaft mediave shqiptare ndaj fjalës publike të ish-Kryeministrit Arben Ahmetaj, që ndodhet në ekzil?! A është thjesht heshtje? Krejt e kundërta. Është frika nga kontrolli i parasë që u jepen mediave. Dhe kështu ata që e bëjnë këtë pretendojnë se censura është e nevojshme për të mbrojtur demokracinë dhe lirinë nga ata që ata i kanë hedhur si kërcënimin autoritar "real" partitë populiste. Ky është një fjalim i pastër i BE-së që i shkon vetëm parasë në masë.
Rrëmbim i pacipë i Demokracisë
Çuditërisht, ky rrëmbim i pacipë shkaktoi një ngritje supesh nga Bashkimi Evropian, por dhe nga udhëheqësit e Evropës. Ata që zakonisht ishin aq të prirur të paraqiten si mbrojtës të demokracisë dhe roje të rendit liberal, kanë heshtur. Në fakt, guxoj të them se euro-elitat e panë jo aq me tmerr kthesën e Rumanisë kundër demokracisë, por thjesht me miratimin e kokës. Në fund të fundit, ndërsa asnjë vend tjetër i BE-së nuk ka shkuar aq larg sa Rumania në anulimin e zgjedhjeve që sjellin rezultatin 'të gabuar', burokratët në Bruksel dhe partitë e krijuara në të gjithë Evropën kanë gjetur shumë mënyra të tjera për të minuar demokracinë gjatë vitit të kaluar ose parapërgatisin mjaft insinuata dhe për zgjedhjet që po afrojnë. Të tronditur nga autoriteti i tyre i kalbur nga brenda, liderët e supozuar 'të ndjeshëm', të vetë-përshkruar 'gjithologë' të Evropës kanë përdorur mjete gjithnjë e më autoritare për të mbajtur kontrollin e tyre në pushtet. A nuk e bën Kryeministri shqiptar me formën e tij politike të transformuar nën emrin Rilindja“.
E pse të mendojmë ndryshe, ku dhe në Gjermani, ministrat e lartë në qeverinë SPD menduan hapur vitin e kaluar për ndalimin e mundshëm të partisë së djathtë-populiste „Alternativa për Gjermaninë“ (AfD), e cila aktualisht po mund të tre partitë qeverisëse në sondazhet përpara zgjedhjeve të parakohshme federale të shkurtit. AfD po vëzhgohet edhe nga shërbimi sekret gjerman. Në rast se AfD fiton zgjedhjet, siç bëri vitin e kaluar në shtetin lindor të Turingisë, partitë kryesore do ta mbajnë atë jashtë pushtetit duke refuzuar t'i bashkohen asaj në koalicion. Kjo strategji siguron që dëshirat e votuesve të AfD-së do të anulohen në mënyrë efektive, pavarësisht se sa mirë performon partia e tyre.
Në të gjithë Evropën, duket se kushdo që fiton zgjedhjet, teknokratët e establishmentit përfundojnë gjithmonë në pushtet. A do të ndodh kjo dhe në Shqipëri, kur dihet tashmë se situata sado e dërmuar e PD-së, me përçarjet dhe sulmin ndaj Liderit të saj Sali Berisha, ka pësuar një ngritje të padiskutueshme? Le të presim 11 majin, por jo vetëm për votime, por dhe për të mirëkuptuar luftën kundër demokracisë dhe vetë forcave demokratike, dhe se si po godasin strukturat e padukshme të "Demokracisë" kundër Demokracisë.
Comments