![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_f248dd9e73944b4181363d4f715c42d5~mv2.png/v1/fill/w_980,h_1225,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_f248dd9e73944b4181363d4f715c42d5~mv2.png)
Një emër i ri i shtohet emrave të krijuesve shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe angazhohen përditësisht në Mbretëri të Bashkuar. Është Sokrat Hodo, i lindur në Tërbaç të Vlorës historike në Shqipëri, që si një njeri i lirë nuk identifikohet me shkollimin a profesionin e tij, por me eksperiencën jetësore, zellin dhe pasionet e tij vjen si një autor i ri në fushat e etimologjisë, misticizmit dhe semiotikës me librin „Gjuha e Nënës“. Si një nxënës i përjetshëm i pëlqen të eksplorojë dhe mësojë misteret që fsheh kozmosi, natyra, toka, njeriu, fjala. Ai sikurse e cituam më lart, që në hyrje banon në Londër dhe punon si një punonjës i vetëpunësuar.
Comments