Fatmir Terziu: SIKUR
SIKUR
Nga Fatmir Terziu
Sikur të zgjohej Bota.
Sikur … të ngrihej Penelopa …
…. sikur?!
Të endnim pëlhurën e saj me gjarpërinjtë
në teh të dashurive Fjala
do të endte papushim edhe gratë,
edhe vajzat,
edhe bukuritë,
edhe të larat e të palarat,
dhe ne bashkë do të ngjyenim larushitë,
ditë për ditë,
që të mbajmë meadalion pandashëm
gjarpërinjtë.
A thua "Fjala" eshte krijuar per te "ushqyer" gjarperinjte?!