
Etimologjia e termit "opozitë" të çon në latinisht "oppositio" - kundërshtim. Zbatimi në gjuhën politike i termit "opozitë" lidhet me Anglinë dhe shprehjen e famshme respektuese "kundërshtimi i Madhërisë së Tij Mbretit", megjithëse për një kohë të gjatë termi kishte një konotacion jashtëzakonisht negativ. Si e tillë nga mesi i shekullit të 18-të u fut në përdorim shkencor. Në Shqipëri ka mbetur me një kuptim të tjetërsuar, me disa nocione: Nuk ka Opozitë. Opozita e përçarë, Opozita e vdekur, apo… dhe dhjetra të tjera. Arsyeja e këtij fakti lidhet me një institucion „llafator“ dhe jo me një institucion të rëndësishëm si një tipar i opozitës politike, domethënë: nuk është një "kat" pushteti, nuk është një strukturë pushteti në kuptimin institucional. Po pse atëherë mbetet pyetja: „Fajin e ka edhe Opozita?“
Nuk dua të mbetem në emra, as dhe në forcat politike që përfaqësojnë Opozitën, por në një fakt: Fakti që Opozita e vetme është Sali Berisha. A ka njeri që e kundërshton dot këtë? A ka ndonjë tjetër që bën dhe mund të bëj opozitë si Berisha? Edhe brenda forcës më të madhe politike këtë e vërtetojnë shumë fakte dhe shumë faktorë. Edhe në mesin e të Tjerëve ka shumë arsye që e lënë këtë faktor kryesor të faktorëve. Atëherë ku qëndron thelbi?
Le ta marrim me kujdes nga kryesorja. Në Shqipëri nuk ka pasur dhe nuk ka analiza të mirëfillta. Duke mos pasur të tilla „Fajin e ka edhe Opozita?“ përdoret si çarçaf për të mbuluar korrupsionin. Por në të njëtën kohë dhe për uzurpuar mediat dhe mashtruar opinionin. Dhe kështu e gjitha mbetet problem edhe pos ndryshimeve socio-politike. Ndryshimet socio-politike dhe ekonomike në Shqipëri, ashtu sikurse në vendet e Evropës Lindore që nga fundi i viteve 1990 kanë çuar në intensifikimin e interesit për temën e opozitës politike. Kanë shtuar gjithashtu dhe nevojën për analiza aktuale që përmbledhin praktikën politike, thuajse njësoj si në Evropën Lindore.
Deri më sot problemet e opozitës politike konsiderohen kryesisht në literaturën shkencore anglo-amerikane në lidhje me teorinë e zgjedhjeve dhe teorinë e sistemit politik. Kjo në fakt, siç mund të përmblidhet kushtimisht se analizat janë në tre kontekste problematike:
1) gjatë pjesëmarrjes së saj në zgjedhjet parlamentare;
2) gjatë aktiviteteve të saj në parlament (gjatë seancave parlamentare) dhe
3) gjatë paraqitjeve të saj në media.
Pra më qartë duhen qasje për të analizuar opozitën politike në mënyrë që të realizohet kuptimi i saktë: Si duhet kuptuar Opozita: Pse duhet kuptuar „“Duhet të fitoj Opozita“?
Ekzaminimi i qasjeve për të analizuar kundërshtimin është i nevojshëm, sepse mënyrat në të cilat kryhet analiza përcaktojnë fushat përcaktuese të çdo dukurie, duke përfshirë edhe kundërshtimin. Ka një larmi qasjesh ndaj fenomenit të opozitës politike, dhe kjo është një pasqyrim i kompleksitetit, shumëanshmërisë dhe shkathtësisë së vetë fenomenit. A ka shkathtësi më të madhe se daljet dhe denoncimet publike të Sali Berishës? A e vë dikush në diskutim këtë aftësi të jashtëzakonshme? Kjo e bën vetvetiu një qasje institucionale mjaft efikase. Po si?
Sipas disa studiuesve, në përgjithësi mund të identifikohen dy qasje kryesore ndaj opozitës politike: 1) një qasje institucionale, e cila opozitën politike e konsideron si një element të strukturës politike të shoqërisë dhe institutit të saj politik, d.m.th. Opozita studiohet nga vetë shpejtësia e denoncimit dhe vetë faktori denoncues, kështu me radhë institucionalizimi i tij dhe shkalla e strukturës së tij organizative. Sipas kësaj, theksi vihet në mjetet me të cilat opozita ndikon në pushtetin politik dhe në shkallën e ndikimit të saj në strukturat e pushtetit. Qasja e sipërpërmendur i përkufizon format e opozitës si sistematike dhe josistematike. Por kur edhe opozita përkufizohet si parlamentare/jashtëparlamentare, ose si ligjore/ilegale efekti i syrit publik mbetet tek një shpejtësi e tillë, tek një Lider guximtar që e ka vërtetuar deri në pikën më të lartë, sikurse mbete Berisha. Këtu saktësojmë se kjo është një qasje bihevioriste që e sheh kundërshtimin si një predispozitë të sjelljes të një personi, grupi ose organizate për të demonstruar mosmarrëveshje me regjimin ekzistues politik, ose me politikën zyrtare të shtetit.
Kjo qasje e vë theksin në bazën sociale të opozitës, në vlerat e përbashkëta të grupeve opozitare, në veprimet e sjelljes dhe në kushtet për shndërrimin e formave latente të opozitës në ato aktive. Kur ndodh kjo në realitetin shqiptar, dhe sidomos tani që zgjedhjet po afrohen dhe kanë një datë të saktë që përkon më 11 maj, duket se termi „Opozita ka faj“ e përcakton më së miri përfundimin se tashmë ka ardhur dita: „Duhet të fitoj Opozita“?
Comments