top of page

Fatmir Terziu: SHKRUAJ PËR NJË HYJNI


SHKRUAJ PËR NJË HYJNI

Nga Fatmir Terziu


 

Shkruaj për Hyjni Cekën,

jo për një Hyjni që ha e pi,

por si një penë e ngjyer në qiellin blu,

një Hyjni të thjeshtë me libra nën sqetull

(e si mund ta mendoj një shkrimtar duarbosh).

 

E zbres iniciativën e mendjes mbi tastierë

e ndjej të hapet një kënd

dhe e ndjej se më sheh,

dhe e ndjej se nuk ma fsheh

ka etje,

i dridhet dora që shkruan,

i gumëzhin koka,

dua të mbaroj atë që kam lënë pambaruar,

më pëshpërit, dua të shkruaj,

jam akoma i freskët nga mendtë,

shoh të më sillen përqark re dhe yje si statuja,

e më japin më shumë ndjenjë.

 

Ata s'bëjnë lajme dhe rrëmuja,

dehen dhe i gjuaj në shenjë,

të dehesh me madhështi s'janë shfaqje të huaja,

-       u them,

e kështu i prita deri sa filloi të bjerr shi,

pastaj nisa të luaja:

ishte një hapësirë tjetër e shkelshme,

(më thanë mirë se të gjetëm!)

poetët, shkrimtarët, krijuesit kishin përpara nga një pije,

atje pastaj të gjithë u dehëm pranë e pranë,

fjetëm…

           … siç mund ta ndihje…,

… por zgjohemi dhe korrim nga librat tanë,

sa herë që atje poshtë u duhen dije.


@copiright #fatmirterziu

27 views1 comment

1 Comment


Respekte profesor Fatmiri që me këto vargje më kujtove mikun tim të vjetër dhe shumë të dashur Hyjni Cekën. Vite të largëta kur me Hyjninë dhe Stefan Xhavën bënim shetitje mbas pune, nga qendra e qytezës së vogël të Rrogozhinës deri tek dy çesmat. Bisedonim, ecnim, mendonim dhe flisnim më shumë për letërsinë. Hyjniu dhe Stefani diskutonin për shkrimet që përgadisnin për botim. Unë isha më i vogël nga ata, sa kisha mbaruar shkollën e mesme (vitet 1953-57) , isha pa përvojë dhe nuk kisha hapësira për të shkruar. Megjithatë ata më mbanin afër dhe më jepnin kurajo për të njohur jetën dhe njerëzit. I kujtoj me shumë mall dhe me shumë respekt ato vite dhe ata dy shokë, Hyjniu…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page