top of page

Fatmir Terziu: Rrënjët e patriotizmit tek Kënga labe me titull "Për Ymerajt e Smokthinës"



 

 

Ja pse imazhi qendror në veprën e Prof Dr Eshref Ymerit është atdheu, ndjenja kryesore - patriotizmi, mbizotëruesja estetike - atdhedashuria. Dashuria për atdheun përcakton pozicionin qytetar të autorit (empatia me fatin kombëtar; lartësimi i pozitivit dhe denoncimi i negativit në karakterin kombëtar; ruajtja morale e idealeve të mirëfillta) dhe koncepti i tij për qëllimin e artit dhe gjuhës së bukur shqipe (të jetë një dokument i epokës - të japë njohuri kombëtare për të formuar një vetëdije patriotike), dhe zgjedhja e temave (në veprat e tij kryesore është motivi patriotik), dhe pamja ideologjike e personazheve të tij (janë imazhe që dokumentojnë vlera nga historia kombëtare). Prandaj, elementi patriotik është një unifikues ideologjik dhe artistik i veprës së tij. Patriotizmi ka manifestime të ndryshme emocionale pothuajse në të gjitha shkrimet e tij. Ato përcaktohen nga objekti (e shkuara, apo e tashmja) drejt të cilit drejtohet ndjenja patriotike. Kjo është arsyeja pse Shqipëria është një imazh dydimensional në veprat e Prof Dr Eshref Ymerit - një imazh sa i shenjtë dhe artistiko-shkencor.


Ky dydimensionalitet flet qartë për rrënjët e tij të hershme të ushqyera në patriotizëm, dashuri mëmëdhetare dhe vlerë kombëtare. Ja dhe një fakt sublim që flet mjaft qartë për këtë. Kënga labe me titull "Për Ymerajt e Smokthinës" është e Ansamblit të Smokthinës "Çipini", me drejtues mjeshtrin e shquar të këngës labe Tomorr Lelo. Mërgata shqiptare e Filadelfias e pati ftuar këtë Asambël për një turne në Amerikë në muajin tetor, ku dhanë disa shfaqje me shumë sukses nëpër disa qytete dhe u pritën me mjaft entuziazëm. Tomorri është nga fshati i Prof Dr Eshref Ymerit, Mesapliku i Smokthinës, dhe është nipi i Heroit të Popullit Zigur Lelo, i cili pati rënë dëshmor në Luftën e Vlorës të vitit 1920.

Lulo dhe Mukë Bajrami, që përmenden në këngë, janë dy vëllezër binjakë, bashkëluftëtarë të Bilbilenjve të Progonatit të Kurveleshit në kryengritjet antiosmane të mesit të shek. XIX, kundër reformave të Tanzimatit. Janë varur në Rrapin e Janinës, me urdhër të Valiut. Lulo Bajrami është stërgjyshi i Babait të Prof Dr Eshref Ymerit, Hasan Ymeri. Gjyshja e Babait të prof Dr Eshref Ymerit, Kale Hodo, ka qenë e bija e Hodo Ali Nivicës së Kurveleshit, bashkëluftëtarit të Tafil Buzit dhe Zenel Gjolekës.

20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page