Respekte i veçantë për Profesionistin dhe Njeriun, për Dr Muharrem Hysen Kadriun
Prof Dr Fatmir Terziu
Lodhja grumbullohet mbi supet e tij të shtrënguara fort në staturë si një shportë që mban jo vetëm përkushtimet e zanatit, por edhe hallet dhe dertet, problemet dhe shqetësimet e klientëve të tij të shumtë, në fund të ditës. Pak arratisje nga njerëzit, dëgjoja nga babai im i ndjerë, ndërsa flisja në telefon, sa herë që kishte nevojë t'u shërbente dhëmbëve të tij. Dhe dëgjoja babain tim të dashur, Dail Terziu, që të thoshte „Jam i sigurtë në duart e djalit të Hysenit, Muharremit…“. Unë heshtja, dhe ndihesha mjaft i qetë kur shikoja që im Atë kishte krijuar respektin me këtë profesionist në dy lidhje të hershme e të ndjeshme, tashmë në Klinikën e tij në Elbasan. Dhe kështu ia lija radhën telefonatës tjetër…
Im Atë, që më në fund kishte rregulluar tërë hapësirën boshe të gojës ndihej i qetë, dhe i buzëqeshur… Dhe unë e përfytyroja ndryshe talentin dhe magjinë profesionale të dentistit, që mblidhej i pa fjalë në bluzën e bardhë. Një rrugë drejt vetes, e mbyllur në mënyrë të panjohur në trupin e ndjeshëm, proporcional i një telajoje fine mbi bluzën e bardhë, me fytyrën e një durimtari dhe gishtat e një profesionisti të hershëm në këtë fushë. Dhe ndërsa dëgjon për këtë figurë të respektuar e shumë të kërkuar, ndjen se ai, Muharrem Hysen Kadriu, ndan dhe bashkon kohërat në një, në Klinikën e tij Dentare në Elbasan. Dhe kur shkruan nga larg nis e çkurdis kujtimet, memorjet, fjalët dhe shënimet me një risi të nbërthyer në ato që ke lexuar, lexon, dhe në ato që ke dëgjuar dhe dëgjon në përditësi.
Është hera e parë që kërkon të çkyçet e kaluara në memorjen time. Ndërsa lija pas Klonin që ndante dy shtetet me telin me gjëmba, ndjeja dhimbjen e dhëmbit që kishte filluar orën e parë të mësimit në Shkollën e Mesme të Bashkuar „Elez Koçi“ në Ostren të Madh ku jepja Gjuhën Shqipe dhe Leximin Letrar. Atë dinte mungonte dentisti nga Klenja, Drago Floqi, që punonte në Ostren të Madh dhe kështu mora rrugën i detyruar nga dhimbja e madhe të shkoja në një drejtim tjetër, në Trebisht Muçinë ku kishte Klinikën Muharrem Hysen Kadriu. E kush nuk e njihte dentistin që kishte bërë emër deri në rreth të Dibrës atëherë. Për mua ishte një nga figurat intelektuale që kishte zënë jo vetëm këndin e respektit, por dhe këndin e frymëzimit dhe shtysës së talentit, që nga koha kur ai shkëlqente në bangat e shkollës emërmadhe „10 Dëshmorët“ e Trebishtit, e më pas në kualifikimet e tij e studimet e mesme e të larta në Stomatologji.
Kështu rruga më kishte ngarkuar me djersë, por tre orët që bashkonin në këmbë këtë udhëtim midis dy fshatrave nuk e kishin harruar dhimbjen e madhe të dhëmbadhës. Përkundrazi kishin bërë që normativa e faqes sime të majtë ti a kalonte dukshëm asaj të së djathtës. Sakaq u gjenda në klinikën që ndodhej në Trebisht-Bala, në Qendrën Shëndetësore të asaj kohe. E, pëshëndetja dhe respekti, kaluan në atë që bashkonte në këtë rast togfjalëshin tipologjist, klient dhe profesionist.
-E, e shoh, ulu - më tha Doktor Muharremi. Dhe vazhdoi të më vëzhgonte me kujdes. „E paske lënë dhimbjen të bëj punën e saj lirshëm. E ke respektuar më shumë se sa duhet. Kur e lë kështu, dhimbja, të bëhet armiku më i madh. Dhe kur e ke armikun kaq afër, kaq ngushtë me trutë të luan mendësh… Herës tjetër më shumë kujdes për veten, mos e neglizho shumë atë që të bën të ndjesh jo vetëm dhimbje, por dhe torturë deri në përpëlitje…“
Doktori fliste dhe duart e tij kërkonin të bënin më të mirën, më të lehtën, më të padhimbshmen, më të dëshirueshmen…, shkurt më të duhurën. Unë vetëm dëgjoja dhe me aq hapësirë sa kisha mundohesha të shtrëngoja durimin tim dhe ti jepja më shumë dritë hapësirës nga dritarja e mbuluar disi me perde të bardha.
-Mbaruam! – më tha doktori.
Unë ende i kisha sytë nga dritarja, kur si i hutuar u ngrita nga karrigja e Dentistit dhe kërkoja disi në heshtjen time të gjeja një përgjigje tjetër.
-Kaq! – Tani nuk do të kesh më dhimbje.
Dhe mbushja e atij dhëmbi, e asaj dhëmballe më saktë jetoi deri sa erdha në Londër, në vitin 2001. Kishte qëndruar në dhëmbadhën time gati rreth dyzetë vite. Dentistja britanike në South Yorkshire, Viktoria, u habit kur i fola për këtë mbushje, për dentistin, për kushtet e asaj kohe në të cilat punonte ai, dhe për atë profesionist, pra për Muharrem Hysen Kadriun, sikur ta njihte dhe ajo. Por ajo shtoi, disi edhe me mosbesim: „E pamundur, por ama shkëlqyeshëm. Këtë duhet ta bëjmë ne të gjithë! Askush nuk duhet të mbetet tek ajo që ne e quajmë injektor, ose më saktë paragjykuesi.“
Dhe kështu, ndërsa kohët kishin udhëtuar në memorjen time, kishin bashkuar e ndarë mendime dhe hapësira gjeografike, ndjeja se me atë përkushtimi profesional të Dr Muharrem Hysen Kadriut, kisha kuptuar se koha dhe njeriu janë ndryshe nga injektori. Injektori është një shkatërrues i padukshëm i marrëdhënieve njerëzore, i kudondodhur, pa emër dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm. Për më tepër, ai flet gjuhët e panumërta të këtij planeti dhe hyn me hundën e tij kudo. Kur dikush përpiqet të mbetet vetvetja, mes lidhjes së njerëzillëkut, përkushtimit, talentit dhe profesionit, mes fatit të përcaktuar nga Zoti kuptojmë se ka hasur në një enjiktoplakator të tillë që i duhet vetëm një rregulli dhe një disipline përkushtimi për të flakur kohërat që të nxijnë kohën në një kënd të jetës. Ndryshe ndodh me kohën që të lë pas e të përbuz, kur me atë që ka shkuar e ka ndodhur nënkupton se më vonë as meditimi dhe as psikoanalisti nuk do t'ju ndihmojnë të shkosh në atë që kot ke humbur me kohën e kotë e të humbur.
E kështu ndërsa udhëtoja në kohë, memorja më çkyçi takimin e fundit, ndoshta para pandemisë Covid-19-të, kur e takova Dr Muharremin në kohën e tij të lirë në shoqërinë e tre miqve të tjerë, të njohur të përbashkët. E në atë takim „malli“ normalisht kuptova më shumë njerëzoren që udhëheq këtë Njeri, mbi të gjitha e këtë profesionist të shumëkërkuar në profesionin e tij në Elbasan, por dhe atë që tashmë mirëkuptohet tek të gjithë në togfjalëshin „Dhëmbët dhe emigranti“. Kjo në një perifrazim ndryshe, jo vetëm në kërkesën që i vinte në mesazh, por dhe në atë që më pas bluaja në vetevete, pra më pas…
Hej, emigrantë nga të gjitha vendet, a ju kujtohet si funksionon të shkosh tek dentisti në Atdhe? Ende mbërriti - nuk mbërriti në vapën e verës në shtëpi dhe xhematet tona po shkatërrohen nga zilja dhe mesazhet, që i shpjegojnë dhe kusure të tjera nga shërbime të pakujdesshme gjetkë:
„Miku im, më ruaj një takim tek ty…!“
“Gjyshja, doktor … u lodh nga vetëdjegja gjatë një mbushjeje. A pranon djali i saj tani?”
“Ej, më kupto, po më binin protezat. Sallatën e thith si kashtë. Më gjeti një stomatolog që t'i fuste prapë se i kaloja dhimbjet vetëm me raki”.
„A është ende tek ai dentist …?“ Regjistrohu! Ai mund të mos shohë, por është i ngarkuar shumë. Vendi?!”
“Ej, …miku im! Unë kam probleme me dhëmbët! Bëj diçka!”
Ky grupi i fundit i mesazheve, por dhe ndoshta kusuri i fundit mund të mos jetë në temë, por citimet e tjera tregojnë qartë se sa thelbësore janë shërbimet dentare për popullatën migrante. Ai që di të përtypë, gëlltit. Dhe kushdo që gëlltit mund të gëlltisë gjithçka - një biftek... Ose ndryshe...
Dhe ai mund ta gëlltisë gramatikën e tij derisa të shkojë në karrigen e lakmuar, ku beteja e përgjakshme midis dentistit dhe pacientit shkruhet qind për qind në llogarinë e tij, pasi të jetë plotësisht e qartë se kush do të dalë fitimtar. Diçka e ngjashme më ndodhi kur kalova pragun e stomatologjisë në një karrige dentisti verën e kaluar! Nuk isha i përgatitur, e pranoj. Unë, kam një lamtumirë tragjike të vazhdueshme me të kaluarën, nuk dyshoja fare se do të përplasesha pikërisht në bisedën e shokut të shkollës dhe të gjitha tmerret e fëmijërisë sime socialiste do të më përcillnin dhimbjet e tjera me një fërshëllimë një pyetje të vetme:
- Ku?!
Dhe mora se u ndjeva shtatë vjeç. As që e kuptova që flisja shqip, as nuk mbaja mend anglishten. Unë shkela si dele para një pengese dhe lëshova pasthirrma si ohhhh dhe sssssm për një minutë të tërë.
Kjo është arsyeja pse unë jam larguar? Dhe pikërisht në Angli?! Nuk kam kujtime këtu dhe kënga e mjellmës së pacientit para vendimit dentar kryhet përmes telefonit, pa miqtë e rrjeteve sociale dhe me mungesën e plotë të dashurisë telefonike nga ana tjetër: "Nëse doni të rezervoni një takim, shtypni butonin numër një." "Nëse jeni duke kërkuar për një profesionist të veçantë dentar, ata janë aktualisht me pushime." “Nëse ju kanë rënë të gjithë dhëmbët, merrni lëngje për dyzetë ditë. Të reja nuk do të mbijnë tek ju, por sigurisht që do të përshtateni përtej njohjes”. "Nëse jeni duke vdekur nga një dhimbje dhëmbi, prisni derisa të shihni se si është të goditesh me thikë në kryq." Sido që të jetë, je i vdekur, ndaj faleminderit shumë për thirrjen."
"Biiiiiiiiiiip."
E megjithatë, ja ku jam, ulur në një kolltuk të qëndisur me pallua në dhomën e pritjes klaustrofobike të një zyreje të vogël dentare private, duke shtrënguar pacientët e saj si limonët e dënuar të cëcëritin. Pranë meje, një zonjë me pamje dylli rreth 70-vjeçare, me një pamje “vdekje të balsamosur”, përdredh unazën e saj të martesës në kockën e ngritur midis kyçeve reumatizmale. Në vend të kësaj, një vajzë me fondue a la "Tasted Toasted Pitcher" i raporton një dentisti arsyet pse jemi këtu dhe jo diku tjetër, dhe ajo na shikon me dyshim. Kam frikë, dua të iki, të shkoj në një takim me …, sepse ai është më...
- Zoti …, ju lutem - një asistent i çeliktë me pamjen e një oktapodi të ngrirë ma preu filmin në tru. Dhe ndihem budalla. Dhe nuk ka rëndësi. Dhe unë shikoj si një galfon kundër dritës blu përpara meje. Dhe i egëri më lëviz dhëmbët si në lojë shahu, më troket aty-këtu në mishrat e dhëmbëve, Don Kishoti i Mançes, është duke hipur mbi kalë në një sezon tjetër të sagës tashmë saksone, në të cilën ai fotografohet për para të mira, dhe Evropa po laget, selfie - reflektime mbi dallgët e trazuara në Kanalin anglez... Rrëmbej në recepsion me kartën e kreditit në dorë dhe zonja shtatëdhjetë vjeçare e dyllosur pranë meje buzëqesh në një mënyrë të frikshme, apokaliptike:
"Fangs," thotë ajo në anglisht të thyer mbretëror.
Qyqe atë! Dhëmbët, jo, një vrimë e zezë e vërtetë në hapësirë! Dhe paratë, iluzionet, distancat, rrugët, anijet, makinat dhe dashuritë thithen përmes saj! Jeni gati të kapni kapelën për të shkuar te një psikolog! Por është më e butë, sepse paguani edhe atje. Le të përqendrohemi në të tashmen. Dhe është:
Dhëmbët...
Dhëmbët...
Uhhhhhh. Ku i ke pasur mendtë? Pse nuk je kujdesur për dhëmbët?! Dhe unë e struk fëmijërinë dhe kohën e fëmijërisë sime në propagandë. E struk diku tjetër larg. E më larg… Atë zonjë nga Mbretëria e Bashkuar e shikoj tek dhëmbët e bardhë dhe më kujtohet vetja se jam në ndonjë përrallë…, ku nis e ritregohet heshtazi në mendjen time… Dhe… ajo jetoi e lumtur përgjithmonë. Deri në zgavrën tjetër. Deri në ëndrrën tjetër të përtypur…
Shkundem dhe rikujtoj se jam në Elbasan. Jam duke u ndarë me Dr Muharrem Hysen Kadriun, aty pikërisht ku dikur hidhte ujin përpjetë një shatërvan… Aty ku një hapësirë e blertë, e përtharë pa dashje ka ndarë udhën drejt Stadiumit për ta ngjeshur këmbësh në bulevard. Dhe aty pikërisht aty, ndihem pa fjalë, për Njeriun, profesionistin, për atë që e tregon respektin në të gjallë vërtet ndjej mall…
Comentários