top of page

Fatmir Terziu: Që mësimi ... të mos kthehet në „parkingje“ fundjave për fëmijët


Që mësimi në Shkollat e Arsimit Plotësues të mos kthehet në „parkingje“ fundjave për fëmijët

Prof. Dr. Fatmir Terziu

 

Me shumë pasion përditë e më shumë ka një inisiativë, apo dëshirë të thuhet se po hapen shkolla të reja të arsimit plotësues të Gjuhës Shqipe. Është një ide që duhet përgëzuar, është një dashuri që duhet ndarë, është një vullnet për të cilin duhet të gjithë të jenë njësoj, ose të paktën të jenë sikurse është ekipi plotë vrull i shoqatës „Ardhmëria“, apo sikurse është dhe mbetet, drejtuesi i kësaj shoqate, Lutfi Vata, „Ambasador i Kombit“. Në fakt, përtej të gjithë respektit, falenderimit publik, për hapjen e shkollave të reja në zona të shumta të Londrës, e më gjerë dhe jashtë Londrës, natyrshëm thuhet me plotë gojën u lumtë, i lumtë Lutfi Vatës, që më së shumti për këtë e falenderojnë mjaft fëmijë që tashmë janë më shumë se njëzetë vjeç në BM, e që falë shkollave që hapi ai flasin shqip. Kjo është thënë dhe do të thuhet se atë që ka bërë Lutfi Vata dhe „Ardhmëria“ zor se e bën dhe mund ta bëjë ndokush tjetër.

Por përveç kësaj qëllimi i artikullit është të tregojë sesi mësimi i gjuhës shqipe në shkollat e Arsimit Plotësues është i suksesshëm, dhe se si mund të arrihet në shkollat e tilla, si dhe të përvijojë problemet kryesore që e pengojnë këtë të ndodhë sot. Ka disa arsye kryesore pse shkollat e tilla kanë vështirësi serioze në ofrimin e një trajnimi cilësor gjuhësor. Ato janë si më poshtë:

1. Mësuesit e kualifikuar – janë faktori kryesor dhe më i rëndësishëm për arritjen e suksesit. Kualifikimi përkufizohet si arsimim i përshtatshëm, përvojë përkatëse dhe aftësi mësimore. Në Shkollat e Arsimit Plotësues, duhet që mësuesit të kenë përfunduar shkollën përkatëse dhe të kenë të paktën disa vite përvojë mësimore, dhe madje dhe kualifikimet e duhura për këtë pikë. Në thelb shumica e mësuesve përzgjidhen, janë me përvojë dhe kanë një aftësi mjaft inteligjente në këtë drejtim, kur bëhet fjalë për shoqatën „Ardhmëria“, por kur mësojmë se në disa shoqata të tjera, janë punësuar mësues me dyshime të thella, madje dhe që kanë pasur probleme me dëgjimin, pasi kanë qenë me kurim të pjesshëm për dëgjimin personal, mendojmë se problemi është dhe mbetet më i thellë. Më duket, se duhet theksuar, se e gjitha kjo duhet të kontrollohet në një provim të veçantë plus kryerjen e një klase të vërtetë provë me nxënësit.

Megjithatë, gjatë një bisede të fundit me drejtorin e një shkolle të një komuniteti tjetër në Britani të Madhe, ishte një surprizë e madhe për mua kur mësova se në përzgjedhjen e mësuesve, atje nuk kontrollohen fare kualifikimet, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, drejtori deklaroi me tekst të thjeshtë, se kjo nuk është gjëja më e rëndësishme për një mësues.

Si përfundim, ai tha se nëse kandidatët për mësues kanë diplomë, atëherë nuk ka të drejtë të testojë njohuritë e tyre!

Dhe a mund të bëhet e gjithë kjo në mënyrën e duhur? - Sigurisht që mundesh. Dhe nuk është aspak e vështirë. Thjesht është e nevojshme të zhvillohen kritere për mësuesit kandidatë të shkollës së Arsimit Plotësues të Gjuhës Shqipe, të cilat përfshijnë të paktën 3 komponentë - arsimin (kualifikimin), aftësinë për të mësuar gjuhën shqipe (kompetencën profesionale) dhe aftësinë për të punuar me fëmijë/nxënës. Dhe të gjitha këto të kontrollohen nga një komision, që i vendos në provë

2. Niveli i barabartë i hyrjes së nxënësve...

Ky është në fakt një nga komponentët më të rëndësishëm, sepse nëse keni 3 ose 4 nivele të ndryshme nxënësish në një grup, apo klasë, kë do të mësoni saktësisht? Ose për më të dobëtin, por pastaj të tjerët do ta kenë të mërzitshme dhe të padobishme, ose për ata në nivelin e mesëm, sepse atëherë niveli më i ulët nuk do të kuptojë asgjë, dhe një nivel më i lartë do të jetë akoma i mërzitshëm dhe i padobishëm për të, ose ju do fokusimi në nivelin e lartë, duke neglizhuar dhe sakrifikuar të gjitha nivelet e tjera. Nuk ka asnjë mënyrë për t'i përfunduar gjërat nëse të gjithë nxënësit nuk janë të të njëjtit nivel fillestar. Dhe ky nivel i hyrjes përcaktohet nga testet. Teste si ato që mund të huazohen nga sistemet e ngjashme të komuniteteve të tjera, dhe që të përshtaten në nivelin, mundësinë dhe faktin e realitetit të sotëm të gjuhës shqipe në Shkollat e Arsimit Plotësues në Britani të Madhe. Ose si të tjerët. Dhe më pas nxënësit duhet të ndahen në grupe dhe të studiojnë sipas nivelit që korrespondon me njohuritë e tyre, së bashku me të tjerë si ata.

Ju mund të bëni një test të shpejtë për të përcaktuar nivelin tuaj kështu: A mund të futen testet e vendosjes në shkollat e tilla? Nuk ka problem! Një test i gjuhës i parapërgatitur, i paramenduar dhe i sprovuar nga kurrikula profesionale, ndoshta me një përllogaritje, le ta themi se zgjat rreth 30 minuta. Në këtë kohë, me këtë mundësi, ndoshta një ekip i vogël i Ministrive të Arsimit, në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, apo dhe në Ministritë përkatëse të Malit të Zi, e Republikës së Maqedonisë së Veriut (këta të fundit brenda mundësive dhe marrëveshjeve ndërshtetërore të lejuara nga bashkëpunimet në kuadër të BE-së) mund të jenë efikas dhe mund të konsiderohet si një trup i kualifikuar i gatshëm t'u japë shkollave të tilla që dëshirojnë qasje në testet e lartcituara. Vetëm atëherë ata do të duhet të ndryshojnë në mënyrë funksionale mësimin e vetë rëndësinë në nivelin e domosdoshëm të gjuhës, në mënyrë që fëmijët e të njëjtit nivel të shkojnë në të njëjtin grup. Kaq shumë!!!

3. Sistemi i mirë arsimor

Një sistem i mirë arsimor mund të duket i vetëkuptueshëm, por në fakt realiteti është shumë më i shtrembëruar se situata ideale, që diku përjashtohet dhe diku propagandohet në seminare. Qoftë për arsye përjashtimi, qoftë për shkak të kualifikimeve të pamjaftueshme, apo ... për shkak të ndërhyrjes së dikujt me interesa propagande, sistemi arsimor nuk duhet të shihet si i shkëputur, por dhe kur ai ndodh të jetë jashtë trungut gjeografik, duhet konsideruar si një respekt për pjesëmarrësit që janë nga ai trung. Kjo në fakt ka qenë dhe një shenjë mjaft pozitive e angazhimit të vetë Deputetit të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, z Lavdrim Krashi, që hera-herës ia hedh sytë rëndësisë në fjalë, duke qenë dhe Kryetar i Bordit të Shoqatës „Ardhmëria“ prej disa vitesh dhe në krah të shkollave shqipe dhe të vetë mbarëvajtjes së kësaj shoqate, që ka stafin edukativ, mësuesit dhe mësueset më të kualifikuara në tërë aspektin në fjalë.

Kjo e fundit çon në zgjedhjen e një sistemi arsimor cilësor, të papërshtatshëm për grupmoshën, me materiale të rregullta dhe të logjikshme dhe shpesh me një çmim të konsiderueshëm për tu parë si model, si arritje dhe si një shembull efikas në këtë drejtim. Para disa muajve vetë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, që është në këtë detyrë që nga shtatori 2023, kur vizitoi Shkollat e Arsimit Plotësues të Shoqatës „Ardhmëria“ që drejtohet nga z Lutfi Vata, në Londër, e pa nga afër këtë efikasitet dhe këtë model efikas të sistemit të mirë arsimor në këtë pikë.

Diku kur shihet se si propagandohet, rezultati mund të jetë tragjik... Dhe për fat të keq, kjo është shpesh situata në shkollat ​​në aspektin jashtë funksionit të duhur. Nuk është vetëm fjala për kaq, as dhe për atë që shkon tek tekstet. Të gjithë e dinë se cilët janë problemet me tekstet. Dhe të gjithë e dinë se cilat janë sistemet e tyre më të mira të të mësuarit ... por të tjerët janë zgjedhur. Shumë shpesh për fat të keq në disa shoqata.

Për t'u siguruar që ofrohet mësimi dhe sistemi arsimor me më të mirën, nuk duhet të ketë vetëm një Seminar Kualifikues, ose më saktë si ky i sivjetshmi që u quajt përjashtues dhe u kritikua me një Letër të Hapur, por me fakte reale dhe më shumë.

A mund të përmirësohet edhe kjo? Epo, ndoshta. Është shumë e lehtë të jepen mendime, është shumë e lehtë të shkruhen studime, të bëhen analiza e të përcaktohen pika ndihmëse, por jashtë këtyre sistemi arsimor në kushte të tilla, në një hapësirë të tillë, në kushtet e emigacionit mbetet një tryezë e hapur gjithnjë. Gjithë tryezat dhe seminaret shkojnë më pas natyrshëm tek më e mira!

4. Horarium i mjaftueshëm

Ky element është gjithashtu shumë i rëndësishëm dhe gjithashtu tingëllon vetë-shpjegues. Po, por jo! Në shkollat ​​a Arsimit Plotësues në Diasporë, ndoshta ndryshe në Suedi, me Ligjin ndryshe të përfshirjes brenda kurrikulës së sistemit shtetëror, gjithandej, vendosen të gjitha llojet e horariumeve për mësimin – 2 orë, edhe 3 orë mësimi në javë. Hej miq, Profesorë, Drejtues, Shkencëtarë, Studiues, e më tej, me 3 orë studimi, jo vetëm nuk mësoni një gjuhë, por as nuk bëni asgjë. Dikur, në shkollat ​​e mesme gjuhësore, një gjuhë mësohej vetëm një vit dhe nga fillestarë absolut. Po, por me një orar prej 22 orësh studimi në javë. Plus një seminar gjuhësor, plus tre mësues të gjuhëve të huaja. Ju lutem konsiderojeni këtë, se brezi që lind jashtë, fëmijët që janë nën ndikimin disa-gjuhësor natyrshëm që duan vëmendje, nëse nuk duam ta „vdesim“ gjuhën e bukur shqipe.

Pra, çdo gjë nën 6 orë në javë është e pamjaftueshme, dhe nën 4 orë në javë është jashtëzakonisht e pamjaftueshme.

Në një sistem të tillë, me një mundësi më të avancuar e më të studiuar, dikush mund ta konsideroj se studimi në kushte të tilla është një aspekt privat. Ndoshta, por kjo është një arsye tjetër dhe e  gjerë.

Tani le të mendojmë, me 1- 3 orë në javë, sa kohë do t'u duhet fëmijëve për të marrë një nivel në Gjuhën Shqipe?!

Dhe si ta përmirësojmë këtë në shkollat e Arsimit Plotësues në Diasporë? Si fillim, dhe para së gjithash, me disa llogaritje - për shembull, nëse keni 10 mësime në tekst dhe për secilën prej tyre ju nevojiten 10 orë për të dhënë mësim, bëhet gjithsej 100 orë mësimi. Nëse është për një grup të madh - për shembull 15 fëmijë, atëherë vini bast 15 orë, dhe nëse fëmijët janë mbi 20 - 25, atëherë 18 - 20 orë. Pastaj numri i orëve që rezulton pjesëtohet me javët e shkollës - le të themi 30. Ose 180 : 30 = 6, d.m.th. ne kemi nevojë për 6 mësime të Gjuhës Shqipe në javë nëse duam të mësojmë të gjithë nivelin.

Kështu garantojmë arritjen e një qëllimi të qartë dhe të matshëm. Nga të gjithë. Dhe nëse nevojiten korrigjime, ato mund të bëhen shtesë.

5. Grupe të vogla

Grupet e vogla duhet ende të nënkuptohen. Megjithatë, në shkolla të tilla që janë gjografikisht të shpërndara në rastet e lidhura me komunitetin shqiptar në Londër, mendoj se duhet menduar veçanërisht për futjen e të ashtuquajturit buxhet të deleguar, që të shikohet si një mundësi e shteteve amtare, me qëllim që të shtohet cilësia, sasia, mundësia ligjore e marrëveshjeve protokollare ndërshtetërore dhe të rriten klasat me më shumë fëmijë të përfshirë e të interesuar. Po, por dhe orët në këtë rast duhen shtuar. Dhe më pas, vëmendja e mësuesit në 4 ose 6 orët e caktuara të mësimit, në vend që të përqendrohet në një numër më të vogël nxënësish, do të ndahet midis 28-30. Prandaj, orët ndahen në kaq shumë. Kjo është arsyeja pse në një studim më të thellë se sa kjo që ne përcjellim, mund të kriijoj një rrugëtim më të mirë, më efikas, më të pëlqyer se në fakt kur z. Vata me një ekip të komunitetit, takuan kohë më parë ish-kandidatin për Kryeministër të Laburistëve, Ed Miliband, që sot është deputet i Parlamentit Britanik, dhe Ministër Kabineti u ndanë dhe u shënuan mjaft mendime pozitive që bashkoheshin në pika ku pse sot ne themi se ne preferojmë të punohet në grupe të vogla - deri në 8-9 nxënës, në se do të shihet mundësia e një realiteti më pozitiv.

A mund të arrihet kjo në shkollat e sotme të Arsimit Plotësues? Po, ndoshta, ata thjesht kanë nevojë për më shumë financime, atë që ne e quajmë buxhet të deleguar, sipas konventave reciproke komunitare, e më pas ndoshta do të duhet të ketë më shumë mësues.

6. Dëshira

Dëshira në fakt mund të shikohet nga disa anë - dëshira  nga prindërit e rrinj, që bëhen prindër në kushtet e emigrimit, dëshira e fëmijëve të tyre, që fillojnë në çerdhe e në kopshte me tingëllima të tjera gjuhësore, ndryshe nga ato në shtëpi (ndoshta), dëshira të vetë nxënësve për të mësuar, e cila arrihet me orë interesante, me përparim të dukshëm, me mësimdhënie cilësore, me mësues motivues dhe dëshirë të ekipit të përkushtuar, drejtuesit, dhe vetë mësuesit . Kjo e fundit arrihet edhe me lloje të ndryshme motivimi, por duhet të vijë edhe nga brenda. Dhe për ta udhëhequr këtë me entuziazëm, me entuziazëm ngjitës. Një që detyron mësuesin dhe rrethana-nxitësit të arrijnë.

Ka një dëshirë që diçka më e mirë të ndodhë në shkollat e tilla në kushtet që gjithkush mund të thotë, nuk është e lehtë, ose më saktë, provojeni dhe do ta shikoni sa e vështirë që është, si te nxënësit ashtu edhe te prindërit ndoshta edhe te mësuesit. Dhe duhet të inkurajohet në çdo mënyrë. Përndryshe, shkollat e Arsimit Plotësues të Gjuhës Shqipe do të bëhen ​​thjesht „parkingje për fëmijë“ ... sado e ashpër që të tingëllojë.

Dhe ata që nuk kanë dëshirë për të arritur më shumë ... nuk janë të qartë për të. Të paktën nuk do të doja që një person i tillë të mësonte nipërit dhe mbesat e mi! Dhe ju? Mendoj se mund të thuhet shumë më tepër për bazën materiale dhe përzgjedhjen e nxënësve dhe kualifikimin e mësuesve dhe motivimin dhe tekstet e çfarë jo, por të gjitha arsyet e mësipërme janë baza e gjithçkaje, i gjithë modeli i nisur nga „Ardhmëria“ e Lutfi Vatës, e stafit të tij efikas e të përkushtuar, duhet ndihmuar, duhet përcjellur dhe kur nuk gjendet ndonjë dëshirë e tillë, të paktën nuk duhet përbuzur a anashkaluar nga vlerat në rritje.

Nëse i zgjidhni saktë mësuesit, sikurse bën „Ardhmëria“ nëse u jepni një sistem të përshtatshëm mësimor, orë të mjaftueshme, nxënës të dedikuar sipas nivelit dhe krijoni një dëshirë tek ata, atëherë gjërat do të ecin. Gjuha e bukur shqipe mësohet dhe ne të gjithë kemi nevojë për to, të rinj dhe të vjetër, madje edhe studentë, edhe ju punëtorë të nderuar e të respektuar.

 

Shënim: Autori i këtij shkrimi studim është ish mësues i Gjuhës Shqipe, Drejtues i disa shkollave në Atdhe, i kualifikuar me HND, BA, MA, Phd dhe Post Phd në Mbretëri të Bashkuar. Ndërkohë krahas punës së tij të përditshme është autor i disa shkrimeve, botimeve, teksteve me karakter të tillë dhe prej vitesh ndjekës i rregullt i mbarëvajtjes së shkollave të Arsimit Plotësues në Britani të Madhe, për arsye se boton dhe drejton median e tij komunitare www.fjalaelire.com dhe revistën „Albanian Post“ në print.

87 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page