Thonë se në emigrim njihen më së shumti njerëzit. Dhe vetë emigrimi është një risi më vete në këtë pikë. Emigrimi ka kontribuar në pasurimin e diversitetit të kulturave, etnive dhe racave në vendet e zhvilluara, por dhe ka dhënë shembuj të ndryshëm personal dhe vyrtyti. Individët që migrojnë përjetojnë strese të shumta që mund të ndikojnë në mirëqenien e tyre mendore, duke përfshirë humbjen e normave kulturore, zakoneve fetare dhe sistemeve të mbështetjes sociale, përshtatjen me një kulturë të re dhe ndryshime në identitetin dhe konceptin e vetvetes. Ndërveprimi kompleks i procesit të migrimit, humbjes kulturore, identitetit kulturor dhe kongruitetit kulturor, së bashku me faktorët biologjikë, psikologjikë dhe socialë, hipotezohet se luajnë një rol të madh. Dhe kështu modelet janë të shumta. I sotmi është shqiptari Aqif Neli, intelektuali dhe biznesmeni i suksesshëm shqiptar në BM, që feston 58 vjetorin e ditëlindjes. Ai vërtet plotëson atë që është thënë, thuhet dhe do të mbetet se më së shumti njerëzit e mirë, intelektualët, patriotët, humanistët dhe familjarët njohen në emigrim. Ai është mik dhe fisnik i mjaft njerëzve dhe dhe anëtarëve të komuniteteve të ndryshme. Përtej urimit meritor për ditëlindjen e tij po ripërcjellim për lexuesit tanë vlerat në rritje të tij…
Intelektuali dhe biznesmeni i suksesshëm shqiptar Aqif Neli është prej kohësh një nga modelet e referimit të suksesit dhe integrimit për shqiptarët në MB. Ai dallohet për kontributin e shquar dhënë në fushën e humanizmit ndaj komuniteti shqiptar dhe njerëzve në përgjithësi, sponsorizimin e aktiviteteve dhe ndihmën për Shkollat shqip në Mbretëri të Bashkuar dhe për ngritjen e vazhdueshme të figurës shqiptare në mjedisin britanik. Ai është dalluar dhe nderuar gjthnjë nga institucionet britanike përkatëse për punën dhe rezultatet e larta me kompaninë e tij “AN Construction Solution Limited”. Ai gjithnjë është gjithnjë në mesin e të punësuarve të shumtë të tij shqiptarë e të huaj, në mesin e fronteve të reja të punës. Biznemsnein e dalluar shqiptar Aqif Neli e gjen gjithnjë në krye të një paneli, ku ai ka pikënisjen parësore të punës me tre elementët kryesorë e të domosdoshhëm të një suksesi: Shëndeti dhe siguria, Produkti dhe Cilësia. Gjithashtu Aqif Neli dallohet dhe për kontributin e tij të vazhdueshëm në ndihmë të integrimit të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, duke qenë Kryetar i Bordit të shoqatës shqiptare “Mother Tereza – Albanian Union”.
Aqif Neli, intelektuali dhe biznesmeni i kualifikuar i fushës së ndërtimit, në jo pak raste ka merituar fjalët dhe respektin më të lartë komunitar dhe britanik në fushën ku ai tashmë operon me kompaninë e tij prej vitesh. Në një ambient pune ku diskursi i gjërave rrek estetiken e të gjithë panoramës dhe me një modesti të shtjellët respekti kupton se njeriu i suksesshëm mësohet nga udhëtimi i tij, jo nga destinacioni. Mësojmë se si arriti atje, pikërisht në majën e suksesit, duke kuptuar se sa vështirësi i është dashur të kalojë e kapërcejë me durim e përkushtim për të arritur ku është sot me një stendë që flet vetëm për certifikata, vlerësime, dedikime dhe mbi të gjitha për rezultate e cilësi. Në këtë kontekst gjithkush ndjehet krenar dhe mëson mëson mes arritjeve dhe vlerësimeve se çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm si intelektuali i plotësuar Aqif Neli.
Për Aqif Nelin është jeta që nis larg në Atdhe me bukuritë e memorjet mes shtatë fëmijëve vëllezër e motra të një familjeje me gene patriotike dhe disiplinore atdhedashëse, ku u rrit vetë protagonisti, që babai i tij Nel dhe nëna i rritën të mbeten modele për të gjithë. Aty, atij i kujtohen mjaft gjëra që ushqyen vizionin e tij që në fëmijëri, kur babai i thoshte të shihte më së miri udhën e vet. I kujtohen të gjitha dhe në disa raste edhe përlotet. E ndjen se ende ka për të shkuar më tej mes këshillave të vlefshme familjare. E ndjen se ai tashmë duhet të shkojë në atë që ka mbajtur në zemër e në mendje.
Rezultatet nisin qëkur dhjetat e shoqëronin përditë në shkollën e vendlindjes dhe më pas e ngritën deri në nivele të larta specializimesh. Studenti i shkëlqyer, kandidati për pedagog në një nga universitetet më prestigjioze të kohës, i mirëspecializuari në një vend mik të NATO’s ndoshta dhe deri tek niveli më i lartë i kualifikimit Degre në fushën e konstruksionit në Britani të Madhe etj. Duke shkuar më tej të gjitha që janë në dosjet e vlerësimeve të kompanisë, janë faktor dhe rezultat i gjatë dhe i ndjeshëm.
Pasionant, nuk është vetëm një pjesë që e shtyn tek suksesi biznesmenin Aqif Neli. Janë shumë arsye që nisin nga elementi më i thjeshtë, njeriu intelektual i specializuar në personel, rezultatet e larta, puna si manaxher, kontraktor, disa nga pasionet që e kanë shtyrë në jetë jo vetëm që të jetë i suksesshëm, por dhe një model komunitar. Kur flasin për punën ose jetën e tij, fytyra e tij ndizet dhe na tregon se ai vetë nuk mund të flasë për veten, por për pasionet e tij. Ai është si të gjithë ata që e duan atë që bëjnë. Ata kanë një sens të fortë të përkatësisë në punën e tyre, familjeve të tyre në çdo sferë të jetës. Ndaj dhe kanë edhe familje model. Në rastin konkret një dashuri e largët bashkëshortore dhe një familje me dy fëmijë të talentuar dhe model në jetën e tyre. Bashkëshortja e tij, doktoreshë Vali, natyrisht është një pjesë e suksesit që bashkohet përtej pasionit të kësaj familjeje të nderuar komunitare.
Ai e nisi me punën, përkushtimin, gjuhën angleze dhe më tej me marrjen e një qëndrimi pozitiv për suksesin e sotëm të “AN Construction Solution Limited”, si një kompani model dhe mjaft e vlerësuar. Më parë ishin pedagogët e tij në Atdhe dhe këtu në BM që shihnin tek ai pozitivitetin mbi të cilin edhe e vlerësonin dhe e propozonin më lart. Integriteti, ëshë themeli ku “AN Construction Solution Limited” ka një nga atributet më të vlerësuara të një personi të suksesshëm.
E fundit në këtë shkrim në disa pika të tjera është terminologjia “Mirënjohje”. Njerëzit e suksesshëm, sikurse është tashmë z Aqif Neli prej disa vitesh, janë gjithmonë falënderues për marrëdhëniet, jetën e tyre, mirëqenien e tyre, familjen, punën e tyre dhe lumturinë e tyre. Ata kthehen pasi janë falënderues për atë që kanë marrë, duke qenë humanë e duke kontribuar pa u dukur, pa u marë vesh në ndërtimin e disa banesave për njerëz të varfër dhe për mjaft bashkëvendas të tij në Atdhe, sikurse ishte rindërtimi i shtëpisë së shkatëruar nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, të qytetarit nga Laçi, Vlash Prenga. Për këtë Bashkia e këtij qyteti i ka akrduar një Mirrënjohje, që në fakt ajo është në numrin e mjaft të tjerave që ai ka marë pas konsideratës së tij humane për mjaft njerëz në nevojë. “Kur është hera e fundit që falënderove dikë?”, vjen pyetja e fundit për Aqif Nelin ishte kur ai u vlerësua Ambasador i Paqes në Londër, nga Federata e Paqes Universale (FPU), në një ceremoni solemne e festive, ku ai midis disa të tjerëve u vlerësua për arritje e merita të tij përkushtimore e përmbushëse në kriteret e përcaktuara nga kjo OJF Ndërkombëtare me Status Special Konsultativ pranë Këshillit Social-Ekonomik në OKB.
Ka shumë gjëra të tjera, që mbahen në kasafortën e modestisë së z Aqif Neli, gjëra që i përkasin vlerave, arritjeve, kualifikimeve, por që ne do ti bëjmë gjithnjë e më shumë të njohura në ditët në vijim. Një propozim zyrtar qëndron ende në pritje në ambientet zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, që sot do ta bënte më të lumtur këtë ditë të shënuar.
Commentaires