
Puthjet e tilla vijnë nga malli
Nga Fatmir Terziu
Puthjet janë si agimet,
pasaportë e shkruar me buzë, me tru e me zemër,
lejekalime të përkohshme për zgjimet,
nga përhumbja e natyrshme në sfidën për të mbjell,
mallin, dashurinë, dhimbjet,
ndonjëherë në shi,
ndonjëherë në lagié të mistershme,
puthjet janë stuhi,
shpërthime të një bote të brendshme
puthjet janë e sotmja, e nesërmja është kotësi,
shenja që i struk si vemje.
Edhe puthjet kanë ngjyra
peneli është një shëtitje e lazdruar me buzë,
nëse do të më puthje Ti do të bardhënusërohej natyra,
nëse do të ndodhte ndryshe Bota bëhej tërkuzë,
puthjet janë kanavaci ku fytyra,
ngjyros dhe pikturon një stinë shpuzë,
herë çel si pranvera, herë digjet nëpër dimra,
me ngjyrë të bruztë.
Puthjet e tilla vijnë nga malli,
Ti më sheh dhe unë të ëndërroj si që moti,
më puth në ëndërr dhe ti s'je as djalli,
po më ripikturon me trup dhe ti s'je as Zoti!
Hiqmet Mehmetaj
Mrekullisht e mrekullueshme ! Urime, Prof. Fatmiri !
Selvi Pupuleku Canga
Ah, sa e bukur..
Delo Isufi
Sa bukur,
"Edhe puthjet kanë ngyra"
Vargjet e Tua jane jo vetëm kuptimplote por teper melodioze.
Unë si lexues, në këtë poezi që u kushtohet puthjeve, do të shosha qe ato kane ngjyren e ylberit,
Urimet e mia të perzemerta
Hajredin Gjeta
Je Fenomenal prof. Fatmir Terziu .
Nina Flute
Perle