
"Unë dua ta nis kandidimin tim në Berat, atje ku e kam filluar jetën dhe përkushtimin tim si politikane dhe ku votuesit e mi janë banorë demokratë të Beratit që më njohin mua dhe familjen time" -shprehet publikisht Dr. Fatmira Kola. dhe pastaj shton "Kjo është e veçanta që më bëri përshtypje të shkruaj për këtë zonjë të nderuar që ka shfaqur besimin e saj tek Primaret". Kjo zonjë quhet, pra, Fatmira Kola.
Në sa ka shkruar publikisht nënkuptohet se ajo kandidon dhe nuk polarizon, dhe as që synon t'i vendos beratasit e PD-së kundër banorëve të Beratit, sepse ajo respekton besimet e të gjithëve. Ne po flasim për qytetin tonë dhe nëse banorët e Beratit duan që gjërat të ndryshojnë, atëherë këta janë votuesit e mi, - shpjegon ajo
Do të flas absolutisht për të gjitha problemet
Haptazi para popullit të Beratit - do të flas absolutisht për të gjitha problemet. Do të filloj nga e thjeshta, e domosdoshmja, nga halli më i vogël dhe deri tek ai që më karakterizon. Sipas saj, ka shumë probleme të neglizhuara - ajri, sporti, kultura, aktivitetet sociale, siguria, por mbi të gjitha gruaja e ekonomia për të cilën jam specializuar. Prandaj, ne duhet të fillojmë duke u treguar njerëzve të Beratit se jeta e tyre ka rëndësi. Kur ky kuptim të bëhet fakt për personin që zgjidhet, atëherë gjërat do të bien në vendin e duhur.
Fatmira Kola është Doktore e Shkencave në “Financë dhe Bankë” nga Universiteti i Romës “Tor Vergata", vlerësuar me rezultate të larta shkencore. Ka përfunduar Masterin Shkencor në drejtimin shkencor të “Ndërmjetësit Financiar, Financë Ndërkombëtare dhe Menaxhim Risku” në Universitetin e Romës “La Sapienza” me vlerësimin maksimal 110/110. Në të njëjtin Universitet ka përfunduar edhe studimet Bachelor për “Bankat, Sigurimet dhe Tregjet Financiare”.
Karriera akademike

E ka filluar karrierën profesionale në fushën akademike si Pedagoge në lëndët financiare dhe bankare prej 2011 për të mos u shkëputur asnjëherë prej leksioneve, ku vazhdon të jetë aktualisht si Drejtuese e Departamentit te Shkencave Ekonomike.
Ndër vite ka punuar në fushën e menaxhimit të riskut në sektorin bankar, konsulente dhe trajnuese ne Shkollën Shqiptare të Administrates Publike (ASPA), ku dhe është vlerësuar me titullin “Mjeshtër trajnimi ne Investimet Publike”.
Ka marrë pjesë në konferenca dhe trajnime në Shqipëri, Itali, Kosovë, Maqedonine e Veriut, Slloveni, Francë, Luxembourg, Qipro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autore dhe bashkëpunëtore
Fatmira Kola është autore dhe bashkëautore e shumë publikimeve në revista shkencore. Disa nga studimet e saj janë prezantuar në Bankën e Shqipërisë, Bankën Qendrore të Maqedonisë, Bankën Qendrore Europiane, Bankës Europiane të Investimeve, London School of Economics and Political Science dhe Universitete te tjera vendase dhe te huaja.
Eksperienca e gjuhëve të huaja dhe eksperienca profesionale
Fatmira Kola flet Anglisht, Italisht dhe Frengjisht. Ka kualifikime dhe eksperiencë pune në AL, KS, North M, Itali, Francë, Slloveni, Luksemburg dhe SHBA. Ka studiuar në Sapienza Università di Roma. Ka studiuar në Economia e Commercio "La Sapienza" – Roma. Ka studiuar Intermediari, Finanza Internazionale e Risk Management në Universitetin Sapienza të Romës. Ka studiuar Ph.D. in Banking & Finance në Università di Roma Tor Vergata.
Përtej ekperiencës profesionale dhe ëndrrat e saj
Përtej ekperiencës profesionale, janë disa parime dhe virtyte shumë të rëndësishme si besueshmëria, transparenca, empatia, korrektësia, etj. Për këtë ajo shkruan: „Parime me te cilat jam rritur dhe vazhdoj ti ruaj me fanatizëm dhe që dëshiroj ti vendos në dispozicion me të gjitha njohuritë e fituara dhe vlerat personale në përfaqësim të denjë për të mbrojtur interesat e bashkëvendasve të mi.“
Me sa shkruam më lart dhe me sa shprehet nga faktet, ajo kërkon të zgjidhet deputete, sepse ka një ëndërr për Shqipërinë, e cila është e bindur se është edhe e juaja. Në Parlamnetin e ardhshëm të Shqipërisë ajo kërkon të punoj për ta bërë realitet. Ëndrra e Fatmira Kolës është që Shqipëria të jetë një vend ku pushteti qëndron tek ligji, jo tek ndryshimi i njerëzve në krye të piramidës së pushtetit. Tani nuk është kështu dhe të gjithë e dimë. Sot, vendi ynë është nën kontrollin e mafies dhe prej saj mund ta çlirojë vetëm shteti ligjor, jo tekat e politikanëve. Që kjo të ketë sukses, ne që duam të luftojmë korrupsionin dhe pushtetin e mafies, duhet të bëhemi sa më shumë në Parlamentin e Shqipërisë.
Një ëndërr tjetër e saj është që Shqipëria të jetë një vend i begatë. Fatmira Kola kërkon të punoj për Shqipërinë si pjesë e një Evrope edhe më të bashkuar. Ajo ka jetuar jashtë vendit për një kohë të gjatë dhe nga përvoja e saj është e qartë se prosperiteti i Evropës Perëndimore është kryesisht për shkak të ekzistencës së Bashkimit Evropian. Por tani procesi i integrimit të mëtejshëm është nën kërcënim në vendin tonë dhe unë dua të bëj atë që mundem në parlament që Shqipëria të ketë një të ardhme në një Evropë gjithnjë e më të bashkuar.
Duke përfunduar
Një vend i begatë nuk është i mundur pa rini të arsimuar. Për këtë ajo thkeson: „Unë jam edhe ekonomiste dhe pedagoge dhe shoh që arsimi ynë është zhytur në një burokraci të ngjeshur, të tmerrshme dhe një mungesë pothuajse të plotë të lirisë dhe hapësirës për zhvillimin e studentëve. Dua shumë të punoj për një reformë rrënjësore si në ekonomi ashtu dhe në arsim në Parlamentin e Ardhshëm. Siç e dini, e ardhmja e vendit dhe e fëmijëve tanë varet nëse do të ekzistojë. Ndër të tjera, unë jetoj në rrethin nga i cili kandidoj dhe do të jetë një detyrë thelbësore për mua të bëj gjithçka në Parlament për të përmirësuar jetën në qytetin tonë. Po ju drejtohem për mbështetje sepse besoj se ndajmë të njëjtat parime, vlera dhe synime. Unë besoj në ju. Unë dua që edhe ju të besoni në mua.“

Kush është Dr Fatmira Kola
Primaret Berat : Fatmira Kola – Nga Akademia dhe Banka, Drejt Udhëheqjes për Beratin
Me një karrierë të shquar në financë, akademi dhe menaxhim risku, Fatmira Kola sjell ekspertizë dhe vizion për të ardhmen e Beratit. Përkushtimi i saj ndaj zhvillimit ekonomik dhe arsimit e bën një zgjedhje të besueshme dhe me ndikim.
Znj. Fatmira Kola ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e financave dhe bankave, duke kombinuar ekspertizën akademike me përvojën praktike. Ajo është angazhuar pranë ASPA si hartuese kurrikule që nga viti 2018 dhe gëzon titullin Doktore e Shkencave në “Financë dhe Bankë” nga Universiteti i Romës “Tor Vergata”. Tema e saj e doktoraturës është vlerësuar me rëndësi të lartë shkencore.
Studimet e saj akademike përfshijnë:
Master Shkencor në “Ndërmjetësit Financiarë, Financë Ndërkombëtare dhe Menaxhim Risku” në Universitetin “La Sapienza” të Romës, ku ka diplomuar me vlerësimin maksimal 110/110.
Bachelornë “Bankat, Sigurimet dhe Tregjet Financiare” në të njëjtin universitet.
Eksperienca dhe Kontributet Kryesore
- Pedagoge dhe Eksperte në Bankë dhe Financë që nga viti 2011.
- Specialiste në Menaxhimin e Riskut Bankar prej vitit 2016.
- Anëtare e Komitetit Shkencor dhe Reviewing Committee në konferenca ndërkombëtare të zhvillimit ekonomik dhe social.
- Anëtare dhe Kryetare e Grupit të Vlerësimit të Cilësisë** pranë “Albania University”.
Kontributi Shkencor dhe Botimet
Znj. Kola ka një aktivitet të pasur akademik, duke qenë autore dhe bashkëautore e shumë publikimeve shkencoreme faktor impakti. Disa nga studimet e saj janë prezantuar në institucione prestigjioze si:
- Banka e Shqipërisë
- Banka Qendrore e Maqedonisë së Veriut
- Banka Qendrore Europiane
- Banka Europiane e Investimeve
- London School of Economics and Political Scienc
Ajo ka marrë pjesë në konferenca dhe trajnime në Shqipëri, Itali, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Slloveni, Francë, Luksemburg, Qipro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Njohuri dhe Çertifikime
- Çertifikuar si trajnuese e Softwareve Alpha
- Eksperte në përdorimin e Stata Software
- Flet rrjedhshëm Anglisht, Italisht dhe Frëngjisht
Znj. Fatmira Kola është një figurë e shquar në fushën e financave dhe arsimit akademik, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë dhe edukimit në Shqipëri dhe më gjerë.
Comments