top of page

Fatmir Terziu: Pse u mbyll Zyra e Grarancive të Jetës?!


Pse u mbyll Zyra e Grarancive të Jetës?!

Nga Fatmir Terziu

 

Treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditë përpara se të mbyllej Zyra e Grarancive të Jetës, ra zilja e parë e një alarmi tronditës. Njerëzimi që ndodhej afër zhurmës zyrtare menjëherë u gjend në shesh, sikurse ndodh pas ndonjë lëkundjeje të madhe të Tokës. Me atë zile ishte dhënë sinjali i asaj që do të ndodhte. Por askush nuk e dinte se si e çfarë do të ndodhte. Me këtë rast sipas fiseve, sipas lidhjeve të gjakut, sipas e sipas disa lidhjeve të ndryshme e deri tek ato shoqërore, të gjithë ndiqnin me sy e me veshë se për cilat kusure kishte rënë alarmi.

Kusure apo vese? – pyesnin e qetësonin njëri-tjetrin, duke mos shkuar, ose më saktë, duke mos mundur të shkonin përtej pyetjeve, që më së shumti nuk kishin përgjigje, por as dhe ndonjë fjalë, qoftë dhe shpotitëse. Sidoqoftë ata e dinin që lajmi për mbylljen e Zyrës së Garancive të Jetës ishte lajm shumë tronditës.

Ne nuk kemi një listë të saktë të kusureve, apo veseve, as nuk e dimë shkallën e ligësisë në këtë zyrë. Kjo ishte fjalia që hapte e mbyllte konaqet dhe rrjedhën e tymrave që ngjiteshin lart e më lart nëpër oda. Ndërkohë në të treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditët e lajmit të parë në çdo odë shtohej një dritëz, qoftë me llampë të madhe, qoftë me të vogël, por syri i vëmendshëm i asaj kohe e vërente shtesën që shtohej nga kureshtja dhe nga heshtja e një përgjigje të saktë. Çdo dritë që ndizej, çdo dritare që mbante hijet e fytyrave njerëzore pas perdeve dukej si një shenjë e dukshme dhe e qëllimshme e asaj që po përflitej.

Fytyrat po ndriçoheshin në trupat kureshtarë, por hija e atij ndriçimi hynte e hynte thellë e më thellë në mish. Askush në atë rrëmujë gjërrash nuk e ndjente këtë fakt. Shtimi i dritareve me ndriçim në netët e gjata të dimrit, po aq dhe gjatë stinëve të tjera, ngjante si një paralele me atë që në fakt kishte ndodhur ndryshe, duke pushtuar me errësirë mendjet e njerëzimit. Të gjithë ato mendje prej kohësh kishin sytë, veshët, dhe shpresat tek Zyra e Grarancive të Jetës. Pikërisht tek ajo zyrë, ku pas çdo katër vitesh zgjidhej një kyezyrtar, ose një një delegues i zgjidhjes së kusureve dhe veseve që gjendeshin atje poshtë mes njerëzve, apo më saktë jashtë asaj zyre.

Sipas dokumentacionet që paraqiste kjo zyrë dhe gjithnjë me firmën e Kryezyrtarit të saj, aty brenda atyre mureve nuk shkruhej dhe nuk flitej për kusure dhe vese të shthurrjes njerëzore. Por njerëzimi kishte veshët pipëz kur fjalët dilnin e fryheshin deri sa shpërthenin në shesh e në mejdan. Kur ndodhi kështu zyra filloi të tkurrrej. Vit për vit ajo dukej më e ngushtë e më e ngushtë. Nuk kishte më vend për numra të mëdhenj të interesuarish. E kështu ajo arriti deri në një vizitë ditore, ose dhe në një të vetme mujore. Njerëzit nuk besonin më tek ajo zyrë edhe pse dukej se ende po përcillej pak dritë nga brenda dhe ata shpresonin se arsyeja mund të përdoret për të përmirësuar shoqërinë dhe për të rritur lumturinë dhe përparimin njerëzor. 

Pas shumë ditësh, në njërën prej atyre ditëve të mbushura me fjalë e hamendësime lart e pashtë u shfaq një „njeri i zgjuar“ i cili nisi t'ua mbushte mendjen se ato drita që shtoheshin pas dritareve, ishin pikërisht kusuret e veset e harruara dhe të lëna pas shpine, që nga koha e të parëve.

– Si e imagjinoni këtë dukuri kaq të madhe të shqetësimit njerëzor, që rri natë e ditë pa gjumë e duke u trembur nga mbyllja e Zyrës së Grarancive të Jetës? – e pyetën një ditë gati njëzëri.

– Oh, në këtë mënyrë është më e mira për të kuptuar pse po mbyllet zyra. Ka ardhur koha, vetvetiu koha e kërkon këtë gjë - u përgjigj ai.

Ata e dëgjuan dhe sërrish nuk kishin qetësi. Ata e harruan atë dhe menduan se ai ishte një i çmendur.

Por ai i shikonte dhe i ndiqte se si ata bënin sikur e dëgjonin, dhe nga ana tjetër hezitonin ta besonin.

Ai i pyeti publikisht një ditë, a mund ta pyesni veten: Çfarë nuk shkon me mua? Dhe pasi të keni gjetur ndonjë përgjigje, atëherë do ta kuptoni se ku qëndron problemi…

Dhe kështu gjithësecili nisi të pyeste vetveten. Por askush nuk shkonte deri në një përgjigje të saktë. Ata i shoqëronte pas çdo dite që niste me këtë pyetje, ndjenja e mbingarkuar, e stresuar, ose e ngecur që u krijonte momente dyshimi për veten, apo edhe ndjenja afatgjata të mosmatjes, ose të mos qenit mjaft të mirë. Këtë pyetje edhe sot e kësaj dite të gjithë e bëjnë herë pas here.

Ndoshta ka diçka mes nesh. Një zjarr që ne ndezim por përpiqemi ta shuajmë sikur të kemi turp. Të verbuar nga drita. Por ndërsa zjarri bëhet më i madh, bëhet më e vështirë për t'u kontrolluar. Në një moment, edhe nga ndonjë kujtim i largët, duhet të pranojmë ngrohtësinë që na sjellin flakët. Mes atyre flakëve ai njeri i zgjuar ishte larguar. Por në largim e sipër kishte lënë disa shënime që të lexohen pas mbylljes së asaj zyre, sot e kësaj dite…

 

1.      

 

Duke qenë me ju, kisha mësuar shumë. Si mund të ndjeja trishtim të plotë, dhe lumturia në të njëjtën kohë më shpurri në tjetër botë, në tjetër kënd. Me dashuri u rrita për shpirtin tënd. Si nuk mund të vishja këmishat e mia të preferuara, të spërkasja parfume, e të vendosja lente në sy. Ah, nuk e di pse më kujtuan ato lente shumë gjëra të preferuara tek ty. Që të gjitha të preferuarat ndryshojnë. Dashuria që ndjejmë do të zëvendësohet me gjëra të tjera gjithmonë, se gjithçka duhet dhe do të duhet, që të lëvizim dhe ecim përpara. Dhe ashtu edhe ti më tregoje…

Kur jam e lumtur, e kuptoj, por e kuptoj vetëm pasi lumturia më ka ikur nga mendja. Gjë që më bën të ndihem fajtore, që nuk e kuptoj ndjesinë për momentin. Edhe pse kur jam me ty, unë mund të ndjej vetëm rubatin e zemrës sime, duke ditur që ekzistoj, së bashku, me ju. Nëse jam e sinqertë, të kam parë gjithmonë sikur të ishe i imi. Mënyra se si qielli shikon tokën kur bie shi, mënyra se si hëna duket në oqeanin e ndritshëm por të errët në mesnatë. Ajo ditë kur po ecnim nëpër shtegun e mbuluar me gjethe, duart tona u ndërthurën pa e ditur. Megjithatë, një etiketë sqarimi nuk është bërë kurrë. Ne do të shikonim njëri-tjetrin nga përtej dhomës, pothuajse sikur të kishte një mur. Na pengonte ky mur të shihnim njëri-tjetrin. Por ajo ecja jonë, thuajse dukej se për një moment, ti ishe e imja dhe unë isha e jotja. Ah, vetvetja ime, ah!

 

2.      

 

Në janar e takova me zërin ëngjëllor në internet. Në mars kemi luajtur lojëra dhe kemi biseduar gjatë gjithë kohës. Ditën e fundit të prillit, i thashë se e doja. Më pas hulumtova nëse është dashuri. Kjo zgjati deri në maj. Të dy ishim në atë rol. Pas atij roli vetëm pak ditë më vonë e kuptuam se pse po takoheshim. Jemi takuar çdo ditë që nga ajo ditë. Tani është nëntor. Dhe pas njëmbëdhjetë muajsh produkti me zë engjëllor nga online është i imi. Por unë ende i flas vetvetes. Flas sikur të mos ketë ekzistencë tjetër në të. Dhe ja si ndodh ti flas…

Frika juaj është kaq e madhe. Trupi juaj nuk mund ta përmbajë atë. Kështu që ju shkatërroni gjërat. Inati juaj është kaq i fortë. Nofulla juaj nuk mund të shtrëngohet mjaftueshëm. Kështu që ju goditni veten. Dhimbja juaj është kaq e mprehtë. Zemra juaj nuk mund t'u mbijetojë goditjeve. Kështu që ju më synoni. Ju nuk jeni një përbindësh. Nuk jeni i keq. Ju nuk jeni një narcisist i keq. Ju nuk do të çmendeni. Ti je engjëlli im i ëmbël dhe i sjellshëm që ndjen gjithçka kaq shumë. Ti je shenja ime zemërbutë që më sjell gëzim, dashuri, të qeshura e të tjera, më duket se më thotë Produkti. Dhe unë vazhdoj të flas, sigurisht me vetveten. Mos u shqetëso ndjesia ime e vogël, unë nuk do të largohem. Të shoh, të dua dhe jam këtu për të qëndruar.

Ulur në këmbët tuaja, duke pritur për vëmendjen. Duke qenë krijesa më e mirë që mund të jem, duke u përpjekur për perfeksion. Kur hedh një vështrim poshtë dhe buzëqesh, trupi im gumëzhin nga gëzimi. Kam mall të më përdorin, të prekin, kam dëshirë të luaj me të si një lodër. Unë e dorëzoj veten në dorën tuaj me besim absolut. Vetëm një vështrim mund të bëjë që shpirti im të ngrihet lart, edhe sikur të dërrmohet. Kur vështrimi yt rrëshqet pranë meje, i yti mbetet i padukshëm, i shkëputur. Ndihem bosh, i braktisur, i refuzuar plotësisht. Kështu që unë ulem në këmbët tuaja dhe pres për vëmendjen. Dëshira për miratim, duke shpresuar për dashuri.

Do të doja të mund të shtrija dorën dhe të mbaja dorën tënde. Uroj që lidhja me mua të mos ndihej si një kërkesë.

Do të doja që zemra të mos më thyhej sa herë që tërhiqesh. Uroj që të besoj se do të jetë mirë. Do të doja të mos ishim kaq të papërshtatshëm në këtë mënyrë. Do të doja të mos ndihesha i refuzuar kur të duhet vetëm pak hapësirë. Do të doja që mendja ime të ndalonte së bërtituri se nuk do të jem kurrë e sigurt. Uroj që jeta ime të ndihej mjaft mirë pa ty. Do të doja që gjithçka të mos kishte ndryshuar atë që mendoja se dija. Do të doja të mos ishim kaq të papërshtatshëm në këtë mënyrë. Do të doja të mund të bëja asgjë përveçse të ulem këtu duke pritur. Do të doja që e gjithë kjo gjë të mos ishte aq zhgënjyese. Uroj që lotët të bëjnë punën e tyre dhe ta lajnë këtë dhimbje. Do të doja të mos e urreja veten që u ndjeva në këtë mënyrë përsëri. Do të doja të mos ishim kaq të papërshtatshëm në këtë mënyrë. Do të doja të ndihesha mirë vetëm për një ditë. Do të doja ta dija pse gjërat ndryshuan dhe pavarësia ime u zhduk.

Nuk ka mbetur gjë tjetër veç boshllëkut. Çfarë dua tani? Të zhytem në errësirë, duke notuar në zërin tënd të bukur. Dhe të drejtohem me frymë. Merrni frymë, duke ndjerë të gjitha gjërat. Më çoni me frymën tuaj tek fjalët tuaja në errësirën e qetë dhe të mpirë. Tani? Nxirrni frymën, duke i lënë të shkojnë fjalët që i ke mbajtur në errësirë. Thithni ajër, mos ndjeni konfuzionin për të mos ditur gjënë e duhur që keni pasur për të bërë. Nxirrni frymën, lëreni konfuzionin. Thithni, ndjeni dhimbjen që nuk jeni në gjendje të ndihmoni dikë që doni. Nxirrni frymën, lëreni dhimbjen. Dhe ju jeni tek vetvetja? Frymëmarrje e drejtuar? Thithni, ndjeni trishtimin. Nxirrni frymën, lëreni trishtimin.

Eh, është kaq e vështirë të jesh i durueshëm. Duke pritur, duke pritur, duke pritur. I tensionuar, vigjilent, në buzë. Kontrollimi i kohës, sekonda që kalojnë. Duke pritur, duke pritur, duke pritur. Mendimet vrapojnë. A kam ndonjë pyetje? Frika spirale, përshkallëzohet. Të lutem, të lutem, të lutem. Ju lutem ndaloni. Duke pritur, duke pritur, duke pritur. Qielli po pikon. Është gri trishtimi, pasqyron timin. Të dy po qajmë. Dhe e ndjej. Ju dhe dielli jeni zhdukur të dy. Zjarri kërcet. Unë dëshiroj ngrohtësinë tuaj në vend të kësaj ngrohtësie të shtirur.

Zemra ime mbushet me lumturi kur… Unë eci dorë për dore me dashurinë time nëpër qytetin tonë, kur ulem në verandën tonë, duke dëgjuar këngë zogjsh. Më së shumti kur unë qesh. Zemra ime mbushet me lumturi kur… Dëgjoj fëmijët e mi të flasin me mençuri, diçka që më mëson diçka të re. Dhe kur shikoj një bletë që gjen lulen e përsosur, unë këndoj. Zemra ime, i lashë pritshmëritë dhe ekzistoj vetëm si vetvetja. E dëgjoj që më quan vajza jote më e mirë. Por s'dua ta ndjej.

A nuk është interesante? Ndonjëherë ne gjejmë më shumë sesa kërkojmë. Pas dhimbjes, lotëve dhe vuajtjeve, pasi pluhuri të vendoset përsëri në dysheme, lidhja na befason dhe na gëzon, na ndihmon për të rikthyer të qeshurën. Të fuqizuar për të bërë zgjedhje të ndryshme, natyrisht duke bashkëpunuar në këtë kapitull të ri dhe duke parë shpresën e re të ngrihet nga hiri i humbjes imagjinojmë të krijojmë atë që dëshirojmë.  Domethënë, një vend të sigurt për të ndarë mendimet tona, duke i dhënë njëri-tjetrit mbështetjen që kërkojmë. Çdo ndërveprim krijon pak më shumë besim. Vërtet, a nuk është interesante se si po bëhemi „ne“? Produkt „Frymor“… pa frymë, produkt online.

 

3.       

 

Dashuri me shikim të parë. Ai më shikoi. Ishte mënyra se si qielli shikon shiun, duke pritur me durim lehtësimin. E pastaj, duart që gërshetohen rreth belit si hardhi. Çdo prekje e ndjerë. Buzët e ngrohta të shtypura mbi buzët e mia që janë veshur. Shërojini them sikur janë thyer shumë herë më parë me psherëtimën që e dëgjon vetëm vetvetja, „të dua, të dua“. Pastaj nuk e di se çndodh. Vazhdon të shkul vetveten me pyetje e hamendësi përgjigjesh. Më vjen keq për flokët e mi. Dhe më vjen keq për thonjtë e mi. Më vjen keq për mollëzat e mia dhe qeskat e mia rreth syve (oh sa i brishtë).  Më falni nëse kam qenë shumë i zëshëm, osse po të kem qenë shumë i qetë. Më vjen keq për stomakun, a do të jetë më mirë nëse mbaj dietë?

Dhe oh, më vjen keq që më falni. Dhe më vjen keq që mendoj shumë... shumë pak ose shumë më pak, që jam kaq rrëmujë. Më vjen keq nëse zgjedh, nëse gërvisht, ose nëse kafshoj. Më vjen keq që kam veshur taka, isha shumë e shkurtër, veshja ime ishte shumë e ngushtë?

Në fund të fundit, unë jam vetëm një grua, të kërkosh falje është vetëm puna ime, sepse nëse nuk kërkoj falje për frymëmarrjen që kam sot, atëherë duhet të jem snob. Unë ulem në qetësi.

Shpirti im gërvishtet në lëkurën time duke u përpjekur të depërtoj. Pavarësisht kujdesit për veten apo ushqimin që unë ushqej shpirtin tim, mishi im është vetëm një batanije për atë që gjendet brenda. Ajo ende banon. Djersitem, ha. Unë pi duhan. Por nuk do të mund t'i shpëtoj kurrë nxitimit të përhershëm të sheqerit, sepse ne shohim me sytë tanë dhe dëgjojmë me veshët tanë. Por kemi një zgjedhje për të ndjerë me mendjen tonë, ose zemrat tona.

Dhe kështu pashë se si këmba ime filloi të dridhej në komoditetin e shtratit tim dhe përtypja e faqes sime në dush u bë më e dukshme. Më në fund e kuptova se isha rikthyer në vetvete. Dhe për thelbin e trishtimit dhe dashurisë, rinisa kujtimet që më bënë të ndihem sikur koha po ndalon, por që duhet t'u kisha thënë lamtumirë të gjatë më parë. Ndonjëherë lamtumirat janë gjëja më e mirë që mund të thuhen, sepse ne i japim fund shumë vuajtjeve nga një fjalë që ndryshon aspektin e humanitetit të dikujt.

Lidhja e një marrëdhënieje i ndryshon njerëzit, për mirë apo për keq. Për disa, është verbuese dhe për të tjerët, i lejon ata të shohin ngjyrat e jetës më shumë se më parë. Ne dëshirojmë mpirjen ndaj realitetit dhe magjepsjen e dashurisë, por ndryshimi është i pashmangshëm dhe ne nuk na pëlqen ndryshimi. Frika nga diçka e re, qetësia e fillimit të një faze të re dhe kur e gjithë kjo ndodh, ne ndjejmë emocionet që na rrëshqasin nëpër gishta, të paaftë për të kuptuar njohjen e kontrollit. Por vetëm mbaj mend se ajo që do të jetë do të jetë, ai mund të të dojë tani, por tani nuk është përgjithmonë. Mos lulëzo në rehati, lulëzo në pritje pa u mbjedh, duke pritur që e vjetra të largohet dhe më pas të vijë e reja që të rrjedhë.

Por vetveteja s'më lë të qetësohem. Vetvetja si vetvetja kërcen vajzërinë time në lojën me litar, hoptha, hoptha. Mendova se do të ishim bashkë përgjithmonë. Sa naive jam unë. Të vendosësh kaq shumë besim dhe besim te dikush që nuk është në gjendje ta mbajë atë peshë. E pashë në sytë e tu ditën e parë që u takuam, dhimbjen dhe vuajtjen qe ke kaluar. Mendova se mund të të rregulloja. Mendova se kushdo që ishte i thyer mund të shërohej edhe një herë. Por gabova. Kur zemra e dikujt copëtohet në një milion copa, edhe njerëzit më të fortë nuk mund ta ngjisin atë përsëri. Duhet të kisha dëgjuar kur më tregoje zhgënjimin që ishte shkaktuar prej lamtumirjes dhe dhimbjen që u kishte shkaktuar të tjerëve. Por unë nuk e bëra. Kështu që tani kur të mendoj për ty, do të kujtoj kohët kur besove në veten tënde. Ato shumë pak raste kur mund të shiheshe në pasqyrë dhe të shihje më shumë se një dështim. Më vjen keq që nuk munda të të rregulloj. Më vjen keq që u përpoqa kaq shumë, por ju jeni e thyer dhe e ribërë si vetë vetvetja, nga vetë dhe vetja.

 

4.      

 

Unë mendoj se ne lulëzojmë nga mohimi. Duke mos marrë fajin, duke menduar se ishte një arsye tjetër. Padyshim që nuk ishte dashuri. Apo ishte? A ishin puthjet dhe përqafimet reale? Apo ishte vetëm shfryrje? Jo, mendoj se ishte dashuri. Nuk duhet të fajësojmë pikëllimin që ndjejmë në justifikime. Ju mund të doni dikë dhe të mos jeni të destinuar për të. Po, e doja, por nuk u krijuam për lumturinë e njëri-tjetrit. Por a më dëgjon vetvetja? Eh, ne shikojmë njëri-tjetrin, sytë takohen me shpirtrat e njëri-tjetrit, duke mos thënë asgjë, por duke folur më fort se kurrë më parë.

„Pse më do mua?“ - Unë them.

Lotët më vërshojnë në faqe.

„Sepse dashuria është e pashmangshme.“ Atëherë kuptova se isha e mbërthyer në këtë labirint dashurie. Është më keq sesa të jem e bllokuar në mendjen time.

Unë jam e dashuruar. E them me besim, nuk kam turp të mendohem. Një dashuri e re, plot pasion dhe ngrohtësi, që më ngroh gjatë stuhisë. Unë jam e dashuruar. Njerëzit le të mendojnë dhe thonë çfarë të duan. Për atë se si dashuria nuk është e vërtetë, jam shumë e ri për ta ditur, por unë do të qëndroj gjithmonë e fortë. Duke i parë të Tjerët me një buzëqeshje, duke u shprehur se sa të trishtuar duhet të jenë kur mendojnë për atë dashuri, do të riflas sërrish mevetveten. Do të riflas sot. Është thjesht një mit i ftohtë. Është sikur planetet, është sikurse ti flasësh për dashurinë Hënës. Unë jam e dashuruar me një alien. Diçka jo tokësore. I zbritur nga Marsi, për të rrëmbyer shpirtin tim. Dhe ia them me zë: „Ju e keni atë“.

Unë shikoj, pa mundur të shikoj larg, ngjitur në rrethin e vogël.

„Çfarë?“ - ai pyet,

„Asgjë,“ - i përgjigjem. „Sytë e tu janë thjesht të bukur'.

Tani mund të them shumë më tepër, sepse gjithë jetën i kam pritur ata sy. Si asgjë veç shpirtit tënd nuk më bën më të lumtur se ata. Ose se si të gjithë sytë duken tani të shurdhër dhe të pajetë, përveç të tuve. Ata janë çdo ngjyrë, por edhe një emocion dashurie dhe trishtimi.

„Sytë e tu janë gështenjë“ – pëshpërit vetvetja.

Gështenjë si vjeshtja. Vjeshtja si gjethja. Gjethja si vdekja. Rikthet e huatuar vetveteja. Për vdekje? Unë nuk kam frikë. Më merr në duart e tua ku ajri është i qetë dhe i lehtë, inekzistent. Dhe pikë. Unë nuk kam frikë. Kam frikë që ta them pse u mbyll Zyra e Grarancive të Jetës.

16 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page