
Pali është një mesazh në këtë arsye dhe për njerëzit.
Njerëzit dhe komunitetet e përdorin historinë e tyre jetike për të kuptuar botën dhe vendin tonë në të cilin ne qasim dhë mëshojmë përditësinë. Këto tregime janë të ngulitura me fuqi dhe kanë fuqinë për të shpjeguar dhe justifikuar statuskuonë, si dhe fuqinë për të bërë ndryshime të imagjinueshme dhe urgjente. Një analizë që sillet mes tregimit e pushtetit të tij na nxit të pyesim: Cili tregim i sjell ka të përcaktuara normat kulturore? Kur ka ardhur mesazhi nga këto tregime? Pse tregimet e tilla janë injoruar ose fshirë për të krijuar këto norma? Dhe, në mënyrë më urgjente, ajo histori e re mund të themi për të ndihmuar në krijimin e botës a ka vërtet një dëshirë? Kjo është arsyeja që Pali transferon dhe transmeton mesazhe në kohë, hapësirë e vend, si qasje didaktike për brezat dhe kohëhapësirat.
“Dasmëmorti” është një arsye më shumë
15 tregime dhe 2 novela përbëjnë librin e ri të shkrimtarit shqiptar Petraq J. Pali. Dhe të gjitha këto e rrisin numrin e botimeve të këtij shkrimtari, duke shtuar larmisë së tij botuese në poezi, prozë e publicistikë edhe këtë libër.
“Dasmëmorti” është një arsye më shumë në jetën dhe penën e këtij shkrimtari, që nuk resht së pasqyruari frutet e mira e të krimbura të jetës në sofrabezin e tij të letrështruar të vegjetimit nga kohërat në të cilat ai u betua se do të ecte në gjurmët e të Atit. Titulli domethënës “Dasmëmorti” nuk është refleks, apo intrigë.
Ai me 15 tregime dhe 2 novela të pasura me mjedise dhe ngjarje të jetuara prej autorit siç janë ato që evokojnë tradita të njohura të bregdetit të jugut ku përzihet vdekja dhe dasma, ato të që kanë të bëjnë me emigrimin masiv, me situatat dhe kushtete e jetesës në mjediset e ishujve grekë, në Amerikë e gjetkë, dashuritë, peripecitë dhe përshtatja në këto mjedise, na përcjell në të 220 faqet e tij djerrinave prozaike të huazuara nga memorja apo të këputura gjëtkë për të formëzuar fatet jetike në ecurinë e njeriut.
Ky libër, që gërsheton njëherazi tradicionalisht ekstremet dasmë dhe vdekje, i njezeti në radhë, përmban tregimin “Dasmëmorti” dhe 14 tregime, njeri më interesant se tjetri, si dhe dy novela të bukura.
“E pafajshmja”, proza me taban
Tek tregimi i tij “E pafajshmja”, pjesë e këtij libri ai citon njohjen, jetën, rrethnajën, kushtet, natyrën, cilësitë si “Ishte modeste, gjithmonë buzagaze dhe e qeshur. Intelektuale e kompletuar dhe njeri i mirë, fisnike, bujare dhe e mënçur.” Dhe më tej e menaxhon situatën e një femre me emrin Sonja me “Faqet i kishte natyrshëm të kuqe, sytë me bisht dhe ngjyrë blu. Një gjoks i bëshëm ndillte lakmi në sytë e meshkujve. Përsosmërisht një trup të derdhur sportisteje, me një mes unazë, këmbët si të derdhura në mermer dhe askush nuk besonte se ishte nënë. Edhe sot ngjan si gjimnaziste, plot nur dhe hijeshi.”
Por Sonja në tregimin e Palit “Punonte shumë, sa në një punë në punën tjetër dhe kudo e respektonin për seriozitetin, ndershmërinë dhe korrektesën. Kishte fëmijë për të rritur e shkolluar. Fëmijët i mbante pastër, i vishte thjeshtë, por bukur.” Ajo është “komshi në atë ishull të bukur dhe të rrallë” ku theksohet se “Shkonim shumë mirë me ta dhe gjëndeshim pranë për çdo hall, si në të mirë dhe në të keqe.
Kur im Atë ndrroi jetë, ata m’u gjendën pranë si të ishin pjesëtar të familjes time, duke më lehtësuar dhembjen.” Më tej detajet shkojnë tek “Burri i saj kishte qenë intelektual, njeri i mirë i qeshur, por nuk e “hante” shumë punën fizike, gjë që e kompesonte Sonja me sakrificat e panumurta të saj. Ishin vite të vështira, vite të një lufte të tmershme për të mbijetuar. Puna duhet të mbahej me dhëmbë, mbasi krahu i punës, nga dyndja e madhe e emigrantëve ishte i lirë dhe pa vlerë.”
Deri këtu fillimi i tregimit është me një gjuhë të thjeshtë, me një hyrje të qetë, sqaruese, tërheqëse, tipike për rrëfimet popullore, me gjuhën e bisedave të lira, me lirinë e çartjes mes trillit fhe faktit. Më tej narrativi merr formën e një diskursi, ku Sonjën e “ç’frytëzonin “peshkaqenët”, pasanikët e pamëshirshëm që donin të mernin nëpër këmbë këtë fluks të madh “të vobektëve” që të sforcuar dhe në mënyrë të vuajtur u larguan nga atdheu nga një jetë tejet e vështirë.” Dhe nëse do të kishte pak krehje gjuhësore, ndoshta dhe më të kujdeshme ajo ide me të cilën na silet mesazhi na shpie tek romanet që kërkojnë moralin e detyruar në kohë tjetër, dhe ku Sonja luan rolin e një femre të ‘shfrytëzuar’.
Sipas autorit “Sonja, ishte një nga këto nëna që sakrifikoi rininë e saj për fëmijët, për një ëndërr që nuk e realizoi dot në atdheun e saj! Dhe fëmijët iu bënë të mirë dhe të mbarë. Ata i shikonin lotët e dhembjes së nënës së tyre dhe qanin heshtur fshehtas saj duke u betuar se një ditë do bëheshin të aftë e të denjë për të mbjell në sytë e nënës një diell shpirti të merituar.” Në arysen e autorit Sonja është vetëm një gjysëm. Gjysma tjetër është e munguara, ajo gjysëm që quhet dhe duhej të quhej burrë. “Në këtë luftë për jetën Sonja pa se i mungonte gjysma e vetes, i mungonte krahu ku duhet të mbështetej në jetë si grua, si nënë. I mungonte përkushtimi dhe kontributi i të shoqit. Ai humbi në pellgun e veseve duke ngrohur një shtrat tjetër. Atje i kërkohej vetëm një gjë: të kryente detyrën si mashkull, ndërsa në familjen e tij kishte detyra të mëdha për të rritur e edukuar fëmijët.”
Ky mashkull i humbur në një shtrat tjetër femëror, tashmë është vetëm një hije, një gjysëm e munguar. Dhe “Sonja nuk kishte kohë të humbiste kohën që i duhej për të mbushur sofrën e familjes ku e prisnin të vegjëlit e pafajshëm. Gjithë dashurinë e jetës e hodhi tek fëmijët dhe ashtu siç kishte harruar shumë gjëra donte të harronte edhe veprimin e të shoqit. Nuk donte më plagë, kishte aq shumë.
Personaliteti i saj rritej çdo ditë. Të gjithë e shikonin me admirim dhe sado që vështirësitë iu shtuan më shumë ajo diti t’i përballoj me dinjitet”.
Pas kësaj artikulese narrativi kreh të qëmtohet dhe të qëmtojë kohën, atë kohë që përket me vitin 2006, që në vetën e parë të autorit është koha “kur e takuam në Metropolin e shtetit fqinj. Sa kishim ardhur me pushime nga Amerika, ku banonim prej disa vitesh.” Dhe jeta e Sonjës nis të marrë një dritë tjetër. Ajo ndriçohet kështu nga autori: “Ajo, mbas shkatërrimit të familjes kishte ndëruar vënd banim së bashku me fëmijët. Ishte një takim i përmallshëm dhe kishim shumë për të pyetur e mësuar për njeri-tjetrin. Na u lut të shkonim në shtëpi, por ne i treguam se kishim zenë hotel.
-Kam shtëpi të mjaftueshme, mund të rini sa të doni. Do gëzohen dhe fëmijët! Unë jam thuajse e ikur, shkoj në punë edhe natën. Sa mirë që u takuam, kemi kaq vjet pa u parë. Kemi qenë si një shtëpi! Sa më kishte marë malli! Ne e qetësuam dhe i thamë se do vinim për një vizitë dhe i uruam gjithë të mirat.”
Arsyet didaktike
Ajo që hapet ngadalë mes këtij narrativi e bën më tërheqëse, diskursi përqaset dhe normativi na jep më shumë informacion për kohën e shkuar. Autori në vetën e parë e sjell këtë narrativ si arsye didaktike dhe na paraqet arsyen. “Në fillim nuk e njoha, ishte dobësuar dhe e zverdhur aq shumë. Ku ishin ata sy të bukur? Po ato faqe të kuqe si mollë? Edhe në frymën e saj lexohej trishtim, dhembje, brengë, sedër, por edhe një ndjenjë krenarie dhe dinjiteti për shtigjet e egra të jetës që kishte kapërxyer deri tani.
Nuk e jepte veten për ç’ka i kishte ndodhur.” Në sytë e Sonjës lexohen fate të pashkruara, falje të tendosura, art më vete. Ajo di të falë e të gjykojë ndryshe. “-Nuk i vë faj tim shoqi, ndoshta ai kërkonte më shumë kohë e vemendje për vete, por unë isha e përkushtuar me punën dhe me hallet e familjes. Ai nuk e vlerësoi këtë. Ç’ti bësh, ashtu erdhi jeta, disa gëzojnë, disa vuajnë.”
Tipikja kalon në një anë tjetër dhe ana tjëtër ndërlidhet me këtë grua. Autori i vetës së parë e sjell në një kënd meditues: “Më dukej vetja si në ëndërr. Më dukej sikur për herë të parë dëgjoja dhembje të tillë. Nuk e besoj as sot për sa ka ndodhur. Për atë njeri kisha një simpati të fshehur, por kurrë nuk e kisha kapërxyer pragun e arsyes kur e shikoja mes atyre dhembjeve e sakrificave të panumurt që bënte në luftë me jetën. Por sot nuk di pse më kapi një dëshirë e çmendur, doja ta përqafoja atë grua, t’i mbështesja kokën e saj në gjoksin tim sepse më dukej sikur edhe unë isha fajtor për fatin e saj. Doja të qaja bashkë me të. Doja të shikoja gaz në sytë e saj, si dikur që e përpija me sy.”
Por jeta dhe fati kalojnë në dy rrugë të ndryshme: “Ne vazhduam të qëndronim në kafe, kur Sonja u ngrit dhe shkoi në kabinën telefonike për karshi për të lajmëruar vajzën e plakës për të cilën kujdesesh se atë natë nuk do shkonte në punë, por do na shoqëronte ne. Ish i shoqi i Sonjës na përshëndeti dhe iku pa na dhënë dorën. Shoqja që kishte në krah na përshëndeti, duke thënë në shqip “natën e mirë, o shqiptarë!” Sonjës, nuk ju durua dhe e pyeti ish burrin: “Po kjo, or qyq, nga është”? Ajo ishte Moldave, por kurrë asnjëherë më e bukur se e pafajshmja Sonja. Ai, kokëulur u përgjigj se është motra e Irenes, ish e dashura e tij.”
Arsyeja nuk kërkon labirinthe, por aspektualitete që lidhen me formëzime biblike “-I mjeri ti si je katandisur!- tha Sonja. Fale o zot!”
Vuajtja si absurd
Vuajtja si absurd i anës sociale e përcjell fatin e njeriut tek tregimet e Palit dhe po aq edhe tek dy novelat e tjera, tek përdhunimet, tradhëtitë, sakrificat, vetë absurditeti i jetës. Ai di si të menaxojë e të sjellë prozë në mesin e lexuesit.
Narrativi i Palit është tejet i thjeshtë, por komunikues. Ai tashmë di të bëjë një aritmetikë të larmishme mes prurjeve të tij të gjithëllojshme. Por ajo që duhet veçuar se ai është vetvetja, arsyeja dhe logjika e çdo narrativi. Tek krijimtaria e Petraq Palit nuk ka ujëra të ardhura nga burime të tjera. Ato burojnë mes pasurisë së tij jetike dhe shpirtërore.
Comments