Prof. Dr. Fatmir Terziu: Poezia e Prof. Hasan M. Shahinaj një lloj himni për ndjenjën e ngrohtë të dashurisë
Poeti Hasan M. Shahinaj i lejon lexuesit të kuptojë lehtësisht kuptimin dhe konceptet e përcaktuara qartë, ndaj e bëjnë poezinë një lloj himni për ndjenjën e ngrohtë të dashurisë, ndoshta emocionin më të fortë që i bashkëngjitet njeriut. (Prof. Dr. Fatmir Terziu)
Hasan Mustafa Shahinaj u shfaq në letrat shqipe mjaft herët, që në kohën e tij student i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Si një poet i ndjeshëm ai u shfaq më së shumti në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, në një periudhë historike të rëndësishme për letërsinë shqiptare, pra në dekadat e fundit të socializmit dhe vitet e para të demokracisë. Veprat e tij dallohen nga aftësia për të shprehur ide komplekse, dhe tema e dashurisë dhe manifestimet e saj të ndryshme zë një vend qendror në veprën pa qëllim. Ai ka shkruar dhe botuar librin me poezi „Virgjëri e pafaj“ (Silver, 1998) e që ia dedikon më së shumti vendlindjes së tij Trebishtit të Gollobordës. Ky libër me 94 faqe është redaktuar nga shkrimtari Aleko Likaj dhe ka për recensentë Prof. Dr. Agim Vinca, dhe të ndjerin poetin e publicistin Lirim Deda. Në vitin 1999, Profesor Hasan Shahinaj botoi vëllimin e dytë me lirika „Struga magjike“, si një shenjë respekti dhe pavdekësie për kujtimet e tij, e sidomos ato të mbarsura nga nëna e tij e dashur që ishte nga fshati Llabunisht në pamjen anësore të Strugës dhe babai i tij Normalist Mustafa Zeqir Shahinaj që gjithë jetës ndikoi tek ai për dashurinë e pastër ndaj trojeve shqiptare.
Në vëllimin e tij poetik „Vizioni shkollor…“ (Silver, 2000) ai ka një përkushtim të thellë dhe një dedikimi që shkon më shumë se një mesazh për figurën erudite dhe humane të mësuesit, që sipas tij „me maturi të rrallë ka përballuar regjime e tranzicione dhe sipas Aleksandrit të Madh: Nëse babai më zbriti nga qielli në tokë, mësuesi më ngre nga toka në qiell…“ (shënim dedikues në hyrje të librit).
Në këtë vëllim poetik autori përfshin ciklet poetike me nëntitujt „nostalgji, mall, evokime“, „mesazhi shkollor“, „poetët, vjershëtorët, mësuesit brilantë të metrikës e metaforës…“, „Vizione e aktualitete“. Vëllimi shoqërohet me një pasthënie dhe në secilin cikël bien në sy poezitë e ndara dhe të përkushtuara për pikëtakime të ndjeshme të poetit sikurse janë poezitë „Reliket e mia të dijes“, „Abetare“, „Pionierët e shqipes“, „ABC-ja dashurore“, „Vetë-analizë“, „Gazetarja“, apo dhe „Vegim studentor“ që i përkasin ciklit të parë, e që pasohen nga „Fest-deti studentor“, apo „Gërsheti i Shote Galicës“, „Ana Karenina“ e „Buzëliqenas“ etj., që u përkasin tre cilkleve të tjera. Hasan Mustafa Shahinaj ka botuar mijëra artikuj dhe publicistikë të shëndoshë në disa tematika, dhe ka dorëshkrime të tjera për fëmijë e të rritur në poezi e prozë. Ai gjithnjë ka pasur parasysh vetveten, jetën, dashurinë për njeriun dhe natyrisht dhe dhimbjen për humbjen. Eparakohshme të bashkëshortes së tij Flutura Bajrami, një edukatore model, dhe fëmijëve të tij të shtrenjtë, si dhe familjes së re që krijoi në Durrës. Mbi të gjitha ka qenë thelbi i dashurisë tek Brikena, së cilës i ka kushtuar dhe shpirtin e vargut.
Poezia e tij në këtë kuptim është pikërisht „Pigmenti“, një poezi që prezanton dashurinë në formën e saj më të pastër, gjë që shprehet mjaft bukur në vargjet: „Në sytë e Brikenës/shoh detin që shkumbëzon,/qiellin që kaltëron./Brikena,/Brikena…./qielli,/toka,/deti dhe hëna;/blero mal e prill e maj/që kemi sytë e saj!“. Poezi të tjera formojnë thelbin e tij poetik, që sikurse e cituam më lart dallohet nga koha, hapësira, vendi dhe përkushtimi ddakt që ai ushqeu ndaj vargut e më së shumti ndaj Gjuhës Shqipe që e modeloi në të gjitha rastet. Ai kështu ka krijuar jo vetëm një numër krijimesh, por në thelb një vepër të arsyeshme e të domosdoshme, të munguar e të pasuruar, të pastër e të qashtër në tërsinë e kumtit dhe diskursit që trajtohet në të.
Në një vepër të tillë, e sidomos tek poezitë „Dielli“; „Keqdashësve“ apo dhe “No koment“ fuqia transformuese e dashurisë konsiderohet si shtytësi kryesor në rrugën e hijshme drejt të dashurit të folësit lirik, Njeriut mbi të gjitha, që ai kërkoi qëkur ishte mësues dhe edukator, qëkur punoi si gazetar në organe qendrore dhe lokale, që ta sillte në rrugë të mbarë, një rrugë që shfaqet për të dhe një rrugë drejt vetënjohjes dhe realizimit të botës shpirtërore të heroit me të cilin Hasan M. Shahinaj ndërtoi vijimësinë për brezat që ai edukoi dhe i mësoi me forcë, përkushtim e talent, por që i mësoi dhe të mos i durojnë shkopinjtë nën këmbë. Në frymën e kësaj deklarate, mbetet poezia „Keqdashësve“ ku ai shtron bukur: „Plaçin, plaçin/keqadashësit e mi,/të vjetër e të rinj/Ngado që të vinë/toka, deti, ajri…/Pse qesëndisë ti miku/im Bahri?/Le të provojnë, pra,/të Makbethit gjumë tani…“
Hasan Mustafa Shahinaj shkruan bukur. Kjo bukuri e bën mesazhin më të larmishëm. E tillë është poezia „Dielli“.
Poezia nis me një kumt shpresëdhënës dhe hap tre vargje që paraqesin një kuadër kompozicional. E dallueshme për këtë pjesë është përdorimi i theksuar i foljes „lindi, lindi“. Kjo i sugjeron lexuesit idenë e shpresës dhe dashurisë si një ndjenjë engjëllore dhe krijon një pritje të lartësimit emocional me daljen universale të Diellit. Përkushtimi i rrjedhës së futur në epigraf kohe, sikurse mbetet dalja e diellit „te Vilë e ish-mbretit“ i bën mesazhet autentike për shkak të ndjenjës së krijuar që autori rrjedh nga përvoja personale dhe ndjenjat e veta në procesin krijues.
Katër rreshtat e ardhshëm të poezisë prezantojnë imazhin e bukurisë, të paraqitur përmes një sërë metonimish, veçanërisht sinekdokës që qaset nga e papërsëritshmja. Këto trope paraqiten në përbërjen e tërë veprës nëpërmjet fjalive me sintaksë të ngjashme, të cilat ndërkohë krijojnë edhe një përsëritje anaforike të lidhëzës dhe. Numërimi i bashkuar i pjesëve diskursive, në shumë raste përfaqësojnë veten, pasi autori flet për një bukuri të pashtershme.
Lexuesi i librave të Hasan M. Shahinaj vëren qartë se ai ka zgjedhur të flasë për bukurinë fizike, natyrore dhe mençurinë njerëzore. Nga këndvështrimi ynë, ky dedikim i poezisë së Profesor Hasan M. Shahinajt mbetet një model më vete, i pashtjelluar gjetkë, i veçantë dhe një simbolikë e tillë e bënë këtë poet të ndjeshëm e të cilësuar që hershëm si talent i vetvetes. Tek poezia e tij doinon në fakt e veçanta. Rrymat humaniste të shekullit të 21-të janë të lidhura pazgjidhshmërisht me idenë e një tërësie që kapërcen pjesët e veçanta të individit, pikërisht përmes shpirtit dhe emocionalit. Për këtë arsye, dikush mund të konkludojë se autori e ngre lart të dashurin Njeri dhe e nxjerr atë nga modestia në dritë, pra nga prezenca në një guaskë të thjeshtë dhe të zbrazët, në një piedestal të lartë jo thjesht për shkak të përmbajtjes, por gjithsesi të vlerës dhe realizimit, sikurse ndodh me poezi të tilla si „Vorbujt e Drinit të Zi“, „Dëbora e parë“, „Beqaria“, „“Patricid“, „Nxënësit e mi“, „Kombi“ etj. Një interpretim i tillë, shpresoj se mund të pajtohemi, është mjaft efikas. Autori paraqet vlerat dhe i karakterizon ato me epitete, jo për të pretenduar se bukuria është shuma e butësisë dhe bukurisë së përbërësve dhe pjesëve, por për të krijuar qoftë edhe një ide të qartë të bukurisë përndryshe të panjohur.
Si dëshmi e kësaj, në vargje të shumta autori tërhiqet nga sublimja dhe tërësia e reflektives dhe kalon në fushën e shpirtërores me përsëritjen e mesazhit diskursiv të dashurisë njerëzore.
Kjo mund të na shtyjë të mendojmë se Hasan M. Shahinaj ka zgjedhur të prezantojë një dashuri të patrajtuar, të pashpërblyer dhe të veçantë në penën e tij, që u shkojnë përshtajeve unike, e më së shumti ndalen tek uni lirik. Lutjet e unit lirik përforcohen me togfjalëshin urdhërues në jo pak raste tek ky poet. Në këtë kuptim, ndërlidhja diskursive nuk është fizike, por emocionale që ndonjëherë shuhet nga mungesa e besimit.
Imperativi „Edhe nëse je i keq, të paktën më duaj“ sugjeron tërheqjen e Vetes nga nevojat e veta në emër të realizimit të një malli. Kjo flet për një pafuqi keqdashëse të Njeriut, që ka harruar njerëzillëkun, dhe ku egoja i përkushtohet më shumë urrejtjes dhe cmirës, sesa vetes, dhe ai të cilin. Endëshkon vargu i poetit megjithatë nuk tregon besim, por është i tërhequr në guaskën e tij. Kjo krijon përshtypjen e një bote vërtet të pasur emocionale të veprës, jo më e thjeshtë se realiteti i vetë lexuesit. Pengesat në rrugën drejt dashurisë i bëjnë lexuesit të dallojnë në vepër thelbin didakt të ushqyer që në gen, e që mbetet thelbi i tërë udhës së projektuar nga gjyshi i tij Zeqir Shaninaj, babai i tij Mustafa Shahinaj dhe po aq dhe nga xhaxhai i tij, Agim Shahinaj, edhe ai mësues apo dhe rrjedha tjetër e dominuar nga xhaxhai i tij human Tofik Shahinaj. Në këtë mënyrë, duke u nisur nga empirizmi i pastër, Hasan M. Shahinaj arrin të përcjellë universalitetin e mesazheve në veprën e tij, një detyrë përgjithësisht jo e lehtë, që e ngre atë në piedestalin e kësaj vlere të trashëguar në breza.
Poezitë e tij të publikuara në vëllimet e tij poetike, të lartcituara, përmes topos i japin në mënyrë grafike kontekst dashurisë mes personazheve lirikë. Autori përdor imazhin e rrugës dhe shkallëve për t'i dhënë emocionit një karakter të përditshëm për shkak të vazhdimësisë së tij. Një aluzion i vogël, por shumë i rëndësishëm drejt qëllimit vijon me fjalët diskursive të mesazhit jetik. Këtu përvijohet edhe kumti i vetë realitetit dhe njohurisë pasi në këtë mori poezish vëmë re sërish një rikthim në bukurinë e vendlindjes së tij të dashur. Në këtë drejtim, mendimi i Autorit vazhdon duke e vendosur diksursin e vendosur si promotor jete në qendër të kompozimit lirik. Nëpërmjet metaforës uni lirik ndërton imazhin e emocionit dërrmues dhe tërheqjes dërrmuese si tek „Në sytë e Brikenës/shoh detin që shkumbëzon,/qiellin që kaltëron.“ Ajo që tradicionalisht shihet si një shkëndijë dashurie në letërsi, kthehet në një hark voltaik për Brikenën këtu. vargu në vazhdim i orienton këto ide në botën emocionale të personazhit lirik. Folja e konjuguar në vetën e parë njëjës na çon edhe një herë në mendimin e reciprocitetit në ndjenjat e Vetes. Do të shkëlqejë në errësirë, por nëse kjo vlen edhe për të padukshmin nuk është e qartë, por mbetet diskursive.
Ecuria e punës krijuese të këtij poeti na sjell shpeshherë në formën urdhërore, e cila tashmë i referohet dyshimit të bukurisë së vizituar tek rrugëjeta e tij e dashur. Bukuria e përhershme në të cilën beson vetja lirike i kundërvihet një kapjeje paradoksale në botën emocionale të vetë sakrificës jetike, të dhimbjes që ka mbetur në memorje, të dashurisë që ka mbuluar disa kapituj më vete e të familjes si një arsye direkte.
Krijimtaria poetike e Hasan M. Shahinaj, paraqet një tipologji më vete, të ndarë në kontekste e nënkontekste, në diskursin e saj tipologjik, ajo prezantohet si një histori autentike dashurie nga këndvështrimi i një njeriu të ndjeshëm. Pasi ka zgjedhur Njeriun e dashur para vetes dhe duke kuptuar ndjenjat e tij, ai është gati të ecë në rrugën drejt qëllimit jetik të paracaktuar në udhën e tij personale deri në fund. Karakteri realist dhe ekzistencial i veprës poetike të poeti Hasan M. Shahinaj i lejon lexuesit të kuptojë lehtësisht kuptimin dhe konceptet e përcaktuara qartë e bëjnë poezinë një lloj himni për ndjenjën e ngrohtë të dashurisë, ndoshta emocionin më të fortë që i bashkëngjitet njeriut.
__________________________________________________________________
Rreth poetit: Prof. Hasan M. Shahinaj ka mbaruar UT-në me diplomën "Dalluar" më 1970-ën, degën e gjuhë-letërsisë shqiptare, si dhe kursin e gazetarisë me dëshminë përkatëse. Zotëron gjuhët frënge, ruse e maqedonase. Ka punuar redaktor në gazetën "Mësuesi", më pas mësues në rrethin e Dibrës e të Bulqizës; prej vitit 1989 shërben arsimtar në rrethin e Durrësit, në qytezën Sallmonaj të Shijakut, shkolla "Bajram Curri" në Plazh të Durrësit, ku atje del në pension pleqërie në vitin 2014. Ai ka vite që drejton gazetën lokale "Golloborda", ku është edhe kryeredaktor i saj. Krahas veprimtarisë publicistike të pandërprerë, ka botuar vëllimin poetik me titull "Virgjëri e pa faj", maj 1998. Në vitin 1999 boton vëllimin e dytë me lirika "Struga magjike", vëllimin „Virgjëri e pafaj“ (Silver, 1998), librin studimor dhe memorial „Shkolla emërmadhe e Trebishtit“ etj si dhe ka dorëshkrime të tjera për fëmijë e të rritur në poezi e prozë. Hasan M. Shahinaj është anëtar i Klubit të Shkrimtarëve e Artistëve të qytetit Durrës.
Comments