top of page

Fatmir Terziu: Pesëmbëdhjetë vite pas në Parmoor House


Pesëmbëdhjetë vite pas vendosjes së pllakës përkujtimore në Parmoor House


Nga Fatmir Terziu

 

Rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë një grup prej rreth 130 vetësh shkuan në Parmoor House, Frieth pranë High Wycombe në Buckinghamshire për të shënuar 70-vjetorin e mërgimit të Mbretit Zog të Shqipërisë në Britani në qershor 1940. Ishte ditë e enjte, atëherë, dhe po në një ditë të tillë një grup tjetër pas gati pesëmbëdhjetë vitesh shkuan përsëri për të bërë të mundur që vizitat tek një banesë e tillë të shërbejnë si një lidhje dhe një ndriçim të realiteteve për brezat që rriten në Mbretëri të Bashkuar.

Më pas e diela e 6 Korrikut të vitit 2014-të nga ora 12-18:00, ripërsëriti këtë traditë me pjesëmarrje vetëm të anglezëve që kishin lidhje të hershme me Mbretin Zog, duke shkuar në Shtëpinë e Shën Katerinës/Parmoor ku jetuan Mbreti Zog, Mbretëresha Geraldinë, Princi Leka dhe anëtarë të tjerë të familjes nga viti 1941-1946. Kjo ishte një ditë e këndshme në të cilën të ftuarit u udhëzuan të sjellin me vete familjen dhe miqtë. Në orën 14:00 kishte një bisedë dhe një turne me guidë në shtëpi nga historiani Neil Rees, autor i një libri për Mbretin Zog. U realizua më pas piknik në hapësirat e mëdha e të gjelbra, dhe secili kishte ushqimet me vete, duke u ulur në tavolina të përshtashme në këtë hapësirë.

Mbreti Zog para Parmoor House, ditën e parë

Duke ditur se Mbreti Zog ishte martuar me konteshën e bukur hungareze Geraldinë në vitin 1938 dhe patën një djalë Princ Leka në prill 1939, dy ditë më vonë Italia e Musolinit pushtoi dhe uzurpoi Shqipërinë dhe familja mbretërore iku në mërgim. Ata udhëtuan nëpër Evropë dhe erdhën në Angli në qershor 1940. Në fillim ata jetuan në The Ritz në Londër, dhe më pas në verën e vitit 1941 në Ascot dhe më pas në shtator 1941 ata u transferuan në Parmoor House, Frieth, Bucks.

Dita e parë familjare dhe zyrtare

Si pasojë e kësaj shumë shqiptarë kanë jetuar në fshatrat Chiltern të Frieth dhe Lane End gjatë luftës. Mbreti Zog u largua nga Anglia në janar 1946 për të jetuar në Egjipt, por shumë shqiptarë mbetën në Angli.

Atë kohë të enjten, e vizitës së para pesëmbëdhjetë viteve, vendasit nga Frieth dhe Lane End me lidhje shqiptare dhe anëtarë të shquar të komunitetit shqiptar shkuan në Parmoor House për Ditën e Trashëgimisë Shqiptare. Nipi i Mbretit Zog HRH Princi Leka II erdhi nga Shqipëria për të zbuluar një pllakë blu në shtëpi. Në atë kohë ai ishte fejuar me Miss Elia Zaharia dhe ky ishte takimi i tyre i parë zyrtar si çift i fejuar. Sikurse e cituam rreth 130 persona morën pjesë në këtë ditë nga zona lokale dhe nga komuniteti shqiptar.

Fjalimet u mbajtën nga HRH Princi Leka II, Zëvendës Lord-Toger i Buckinghamshire, Lady Parmoor, Kryetarja e Shoqatës Anglo-Shqiptare dhe të tjerë. Po atë ditë u bë një vizitë në të gjithë vilën dhe në dhomat ku kishte zyrën e punës Mbreti Zog, po ashtu dhe në bibliotekën e tij dhe natyrisht dhe në të gjithë hapësirën përkatëse. Atë kohë u shtrua një drekë në një nga restorantet e vilës dhe më pas u bë prezantimi i një libri të ri të historisë vendase të quajtur "Një mërgim mbretëror - Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë", i cili tregon historinë e familjes mbretërore shqiptare dhe mërgimin e tyre gjatë luftës në Luginën e Thames dhe më gjerë. Ky libër është gati si një rrëfim i mërgimit gjatë kohës së luftës të Mbretit në fuqi dhe të Mbretëreshës së Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke qëndruar në Angli nga viti 1939 në 1946 dhe më pas në Egjipt, Francë, Spanjë, Rodezi dhe Afrikën e Jugut deri në kthimin e tyre në Shqipëri në 2002. Libri është i ilustruar plotësisht me fotografi.

Më pas me një iniciativë të shoqatës „Mother Tereza“ Albanian Union, që drejtohet nga Dr. Zamira Përfundi Ruspi, këtë vilë e vizituan një grup shqiptarësh nën shoqërinë e përkrahjen e biznesmenit të shquar dhe intelektualit Aqif Neli, i cili shtroi dhe një qëndresë me pije në afërsi të zonës.

Këtë rast me ndihmën e inxhinierit të satelitëve, Gëzim Ethemi, i cili ka dhe një lidhje gjaku me Mbretëtin e Shqiptarëve, një grup i vogël në përbërje të të cilit ishte Bashkim Molla dhe agronomi Përparim Muça, udhëtuan për të rikrijuar lidhjet e mundshme dhe për ta bërë tashmë „St Katherine's Retreat House Parmoor“ që është tashmë nën patronazhin e The Sue Ryder Prayer Fellowship një ambient pelegrinazhi për komunitetin shqiptar, me qëllim njohje, shkëmbimi traditash, kulturash, riprezantim me shqiptarët dhe dashamirësit e zonës dhe më gjerë sipas një programi të detajuar.

Duke ditur se në hyrje është recepsioni, është salla e kafesë dhe çajit, dhoma e ndenjes, libraria e ambiente të tjera, grupi mendon që të ketë një organizim të lirë dhe një kohë të përshtashme që të vizitojnë me leje këtë ambient domethënës për historinë e shqiptarëve. Kështu ne jemi në kontakt me kompaninë që e administron këtë vilë për të gjetur dakordësinë ligjore të vizitës dhe pelegrinazhit të mundshëm.

39 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page