top of page

Fatmir Terziu: Nën-sharjet kërkojnë vëmendje institucionale gjuhësore


Nën-sharjet kërkojnë vëmendje institucionale gjuhësore

Fatmir Terziu

 

Ka kohë që nuk lexoj në media, apo të dëgjoj në televizon ejakulime të përbuzjes së lodhshme dhe të përditshme si “kokëderr”; “kokëmushkë”; “trap”; “lafarak” e të tjera të ngjashme. Fjalë të tilla duket se po pushojnë së qeni trajtesë e zakonshme mes të rinjve dhe, dikush dyshohet, përfundimisht i ka shkulur edhe online. Si pasojë kjo valë e re ka hedhur poshtë jo vetëm modën, paragjykimet dhe nocionet e vjetra, por edhe disa nga artefaktet e tyre gjuhësore më të dashura, domethënë, leksikun e tyre të fyerjeve me një ndërlidhje si nën sharje. Sot duket se të rrinjtë e gjeneratës së re kanë në sfondin e tyre nënsharje të tjera, të huazuara ose të rikrijuara sipas nocionit kohë, hapësirë dhe vend.

Shkarkime të tilla të pëshpëritura tani janë po aq të kulluara sa kanaçet e vjetra të bakrit që i duhet një pensionisti për të shkundur duhanin. Në vend të tyre, neologjizmat dhe nënfjalët që i kupton vetëm mosha rinore po zënë vend, në forma të tjera, në forma edhe më agresive. Fjalë të tilla janë një formë e qartë e një arsye tjetër që kërkon rishikime në fjalorë, rishtresime në marrëdhëniet komunikuese, natyrisht kërkon borde, fonde dhe mjaft arsye të tjera përcaktuese, pa shkuar larg kur Gjuha e bukur shqipe, edhe me fjalët nën fyese ndoshta do të duket mjaft më e varfër.

Kjo nuk duhet të jetë vërtet një surprizë. Gjuha ka ndryshuar gjithmonë me çdo brez të ri. Ashtu sikurse mjaft fjalë që shumë kohë më parë për seksin dhe përcaktimin gjinor ndoshta kanë tingëlluar ashpër, ama kur tingëlluan ata komunikuan bukur veshëve të njerëzimit, edhe pse konotacioni mund të dojë kohë për tu pranuar.

Prapëseprapë, si gjithmonë, ekziston ajo ndjesi e dobët, melankolike se e rehatshme dhe e njohur, sado e vrazhdë dhe vulgare, e cila po zëvendësohet nga ajo e pangopura dhe e prodhuara në masë. Ndjenja e mjeteve të formuara prej kohësh nga dora e njeriut dhe për formën e këmbyer për sende më pak të dukshme po ndihet ende. Zëvendësimi i vrazhdësisë së dikurshme, të formës alegorike të Çajupit “kandar” me diçka më uniforme dhe më pak të debatueshme po ndihet sikurse duhet në një gjuhë për vlerat komunikuese të kohës.

Ky është natyrisht një proces, një përshtatje, një pasurim në kohën e duhur. Është njësoj si zëvendësimi i tualeteve me gropa septike, pastaj alla turka dhe deri te ato të formave më moderne. Është një proces që në përgjithësi fshin çdo gjurmë të kontekstit historik dhe lidhjes ndër breza, ndaj kërkon shumë punë instutucionale, serioze, gjuhësore. Mund të ndihet deri në ekstrem, të marrësh armët kundër valës së ndryshimit të gjuhës, veçanërisht vulgaritetit, por Gjuha është organike, dhe zhargon veçanërisht është një kulturë bazë nga poshtë-lart, që nuk duhet astroturfuar. Por disa nga këto terma të njohura rishtazi dhe që përdoren nga të rrinjtë e sotëm nuk më duken si bazë, si të dala organikisht nga kultura shqiptare. Shumica e tyre kanë dalë nga pasqyra e zezë e kudondodhur e smartfonit.

14 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page