Në Word's Day Poetry (Dita Botërore e Poezisë) ju përshëndes:
________________________________________________
Poezia dhe kënga janë prushi në një mangall
Nga Fatmir Terziu
Më the që ke fshehur natën Hënën
me urtinë që të ka zbritur nga qielli gjyshja,
më the që ke dëgjuar me kujdes nënën
por ke mbetur tek mëdyshja
sa herë prek poezinë dhe këngën…
Poezia dhe kënga janë prushi në një mangall
i zë qymyri nga e njëjta Fjalë
vetë bota,
tërë Universi
para tyre janë në hall
njësoj si seksi.
Nëse nuk ua jep veten plotësisht
digjen! … këputen nga mesi.
Le të bëhem më i qartë
nëse nuk e dini prushin në mangall,
patjetër që u falet,
poezia dhe kënga janë si gratë
zemra duhet t'u flasë në të dyja rastet.
Ndaj mundohuni t'i njihni me lehtësi
mos ua mangallosni faktet
sado ti kërkoni pas kësaj, nuk ka rëndësi
poezia dhe kënga janë si bastet.
Aq më shumë kur i hyni asaj faze
nuk ka rrugë të kërkoni fatet,
me të dyja është një moment ekstaze
një moment kur gjen, ose e humb çelësin për detajet.
Më the që ke fshehur natën Hënën
me urtinë që të ka zbritur nga qielli gjyshja,
më the që ke dëgjuar me kujdes nënën
prandaj mos qëndro më tek mëdyshja,
gëzohu! Sa herë prek poezinë dhe këngën…
Comments