
Në Ditën Botërore të Poezisë (Word's Day Poetry) miq të nderuar e dashamirës, ju përshëndes:
________________________________________________
POEZIA DHE KËNGA JANË PRUSHI NË NJË MANGALL
Nga Fatmir Terziu
Më the që ke fshehur natën Hënën
me magjinë që të ka zbritur nga qielli gjyshja,
më the që ke dëgjuar me kujdes nënën
por ke mbetur tek mëdyshja:
sa herë prek poezinë dhe këngën…?!
Poezia dhe kënga janë prushi në një mangall
i zë qymyri nga e njëjta Fjalë
vetë bota,
tërë Universi
para tyre janë në hall
(njësoj si seksi).
Nëse nuk ua jep veten plotësisht
digjen! … këputen nga stresi.
Le të bëhem më i qartë
nëse nuk e dini prushin në mangall,
patjetër që u falet,
poezia dhe kënga janë si gratë
zemra duhet t'u flasë, në të dyja rastet.
Ndaj mundohuni t'i njihni me lehtësi
mos ua mangallosni faktet
sado ti kërkoni pas kësaj, nuk ka rëndësi
poezia dhe kënga janë si bastet.
Aq më shumë kur i hyni asaj faze
nuk ka rrugë tjetër veç të blatoni faktet,
me të dyja është një moment ekstaze
një moment kur gjen, ose e humb çelësin për detajet.
Më the që ke fshehur natën Hënën
me urtinë që të ka zbritur nga qielli gjyshja,
më the që ke dëgjuar me kujdes nënën
prandaj mos qëndro më tek mëdyshja,
gëzohu! Sa herë prek poezinë dhe këngën!
EJA PRANVERË
Eja pranverë, bardhësitë me legjendën e syve
veshin e zhveshin pemët e mollës
ujiten nga një lumë që rrjedh brenda tyre
ku lahen lulet gonxhëza të vashave
dhe rrushi i lulëzuar mburret
në pikëtakimet me hijet.
Për fat të mirë Safo
është një melhem që zgjon dimërimet
Erosi nuk pushon kurrë
si një stuhi trake që ndrit,
flakërimin e brendshëm si rrufeja.
Me këtë perceptim
ripikturohet një Afërditë,
rezultati është i magjishëm mbi çdo mollë
i lehtë,
i troshamtë,
befasues,
intim,
duke u shkundur dhunshëm nga brenda
për shpirtin tim.
Eja pranverë, bardhësitë me legjendën e syve
na veshin e zhveshin të dyve.
I lindur nga altruizmi dhe egoizmi,
motivuar nga fitimi personal
ose humbja e frikshme e një kombi.
Është tradhëtia e miqve,
vendi, shkaku dhe besimi.
Kasiusi,
Juda,
Benedikti Arnold,
Tradhtari ka shumë emra personash.
Dhe ja:
Tradhtarët urrehen nga ata që preferojnë. (Tacitus)
I fal ata që ata dhunojnë dhe vjedhin,
por një tradhtar, kurrë. (Zapata)
Një komb nuk mund t’i mbijetojë tradhtisë brenda ...
ai shkatërron shpirtin e një kombi ...
asnjë njeri i mençur kurrë nuk mendonte se një tradhtar duhet të besohej. (Cicero)
Butësia ndaj tradhtarëve do të na shkatërrojë të gjithë. (Robespierre)
Një armik i hapur, sado penal, nuk është tradhtar. (Spooner)
Të kesh një tradhtar si aleat është të kesh një armik në pritje. (Carey)
Është dekreti i drejtë i qiellit që një tradhtar nuk e sheh kurrë
rrezikun e tij derisa shkatërrimi i tij është qasur ryshfet në dorë. (Metastasia)
Ka vetëm dy parti tani ... tradhtarë dhe patriotë. (Grant i SHBA)
Po të kisha një plumb dhe unë isha përballë armikut dhe tradhtarit…
do ta lija tradhtarin ta ketë? (Codreanue)
Ka një vend të veçantë në pushin e rezervuar për tradhtarët. (J. Trudeau)
Et tu, DEPUTET? (F. Lynch)
Shënim: Et tu, Brute është një frazë latine fjalë për fjalë që do të thotë “dhe ti, Brut?”

Comments