top of page

Fatmir Terziu: Një vepër e kompozitorit Spartak Tili „Mjeshtër i Madh“ që kërkon vëmendje të madhe institucionale





Fatmir Terziu: Një vepër e kompozitorit Spartak Tili „Mjeshtër i Madh“ që kërkon vëmendje të madhe institucionale

 

Me emrin e kompozitorit Spartak Tili „Mjeshtër i Madh“ është një udhë e gjatë e krijimtarisë Kombëtare në këtë fushë. Por ajo që lidhet me emrin e Nënë Terezës, në punën e tij krijuese dhe kompozuese është periudha 2009-2013 kur ai punoi për katër vite në Orkestrën  e Forcave të Armatosura gjer në daljen në pension  në shtator 2013. Pra, e kësaj periudhe është vepra Poem vokal- simfonik “Gjuha Shqipe”, Oratorio “Mirësi“ kushtuar të së ndriturës Gonxhe Bojaxhi - Nënë Tereza. Kjo vepër edhe pse ka një vlerë sa Kombëtare, aq dhe më tej, pasi ka një hapësirë të madhe vlerash ashtu sikurse fiksohet ky komponent në vitet 2000, ka hasur në një pavëmendje sa institucionale, aq dhe në fushën përkatëse të specialistëve të saj. Në vitet 2000, kompozimi konsiderohet të përbëhet nga manipulimi i çdo aspekti të muzikës (harmonia, melodia, forma, ritmi dhe timbri), sipas Jean-Benjamin de Laborde (1780, 2:12): „Përbërja përbëhet vetëm nga dy gjëra. E para është renditja dhe asgjësimi i disa tingujve...në mënyrë të tillë që vazhdimësia e tyre të kënaqë veshin. Kjo është ajo që të lashtët e quanin melodi. E dyta është përkthimi i dëgjueshëm i dy ose më shumë tingujve të njëkohshëm në atë mënyrë që kombinimi i tyre të jetë i këndshëm. Kjo është ajo që ne e quajmë harmoni dhe vetëm ajo meriton emrin e kompozimit.“ (Përkthim nga Allen Forte, Tonal Harmony in Concept and Practice, botimi i tretë (New York: Holt, Rinehart dhe Winston, 1979), f.1.)

Duke e parë këtë përkufizim, vepra Poem vokal- simfonik “Gjuha Shqipe”, Oratorio “Mirësi“ kushtuar të së ndriturës Gonxhe Bojaxhi - Nënë Tereza, është një plotës adekuat me vlerën e duhur kompozuese, nfaj dhe përballë një emri të tillë të rëndësishëm sikurse është kompozitori Spartak Tili, natyrshëm që duhet të ishte një vlerësim tjetër, i rallë, dhe jo jo i lënë në harresë, ose me një (mos)trajtesë në harresë. Vepra është me prolog dhe 10 pjesë. Muzika është nga Spartak Tili, dhe ka vargje dhe ese nga Gonxhe Bojaxhi dhe poeti Mujë Buçpapaj. Është realizuar në itinerarin Tiranë-Athinë në 2010-2016 (Dixhit). Natyrisht është për solistë, Kor, orkestër dhe orkestër harqesh, si dhe partitura. Dhe natyrshëm në këtë rast për të gjithë ata, që e njohin, dhe për ata që duan të njohin më mirë dhe më qartë autorin, po u japim në udhë të gjatë e të qartë.

 

Kush është Spartak Tili

 

Kompozitori Spartak Tili, biri i Kostaqit dhe i Jorgjisë, lindi në qytetin e Korçës më 10 janar në një familje artdashëse. Nëna e tij Jorgjia, në një moshë shumë të re, ishte ndër tre aktoret e para  korçare që luajtën në teatër në vitin 1936 nën drejtimin e regjizorit Pandi Stillu dhe për të cilën shkruajti dhe shtypi i kohës.

Spartaku vitet e fëmijërisë i kaloi në vendlindje. Në moshën shtatë vjeçare nisi mësimet  për piano në  shkollën e muzikës” Mësonjëtorja e parë shqipe”në qytetin e Korçës që ishte e para shkollë muzikore në rrethe mbas” Liceut Artistik”.. Pas përfundimit të saj,fitoi konkursin në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku vazhdoi mësimet për piano dhe teori muzike (1962-1966), duke marrë diplomë në të dyja këto degë. Në vitin  1966 u emërua mësues muzike në Skrapar, ku punoi dy vjet. Viti 1968 e gjen ushtar,  në Ansamblin e Ushtrisë, pjanist dhe korist, për tre vjet rrjesht. Atje ishin dhe fillimet e tij të para si krijues. Më 1971 fiton konkursin për kompozicion në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë (sot Universiteti i Arteve), ku vijoi studimet deri në vitin 1976 që mbrojti diplomën.

Fitoi titullin ‘‘Kompozitor”duke shkruar dhe egzekutuar veprat: Variacione për zë e orkestër “Lule në maj” - Kuartet për harqe në tre kohë dhe Poemin vokal simfonik “Devoll, Devoll” mbi poemën e Dritëro Agollit, nën drejtimin e pedagogut, kompozitorit Feim Ibrahimi.

Në vitin 1975 fillon punën si redaktor në Radion shtetërore të Tiranës dhe më pas, për  tetë vjet, Shef i redaksisë së krijimtarisë në RTSH  dhe Drejtor artistik).

 Në 1976 martohet me Anthula Tilin nga Gjirokastra (Kritike muzikore dhe Këngëtare), prej kësaj martese lindën dy djem Kostandini dhe Emili. Në vitin 1992  vendoset në Greqi, në Athinë deri ne vitin 2009. Këtu, tok me bashkëshorten Anthula Tili (Malo)-këngëtare dhe kritike muzikore, organizon veprimtari artistike, shkruan muzikë , jep mësime piano dhe solfezh dhe punon në punë të ndryshme. Gjatë këtyre viteve formoi disa grupe kryesisht me këngë shqiptare për jetën kulturore të emigrantëve shqiptarë në Greqi.

 

Udha e gjatë e kompozitorit Spartak Tili

 

  Vepra e tij muzikore është e shumanshme. Ajo përfshin vepra simfonike,dy opereta për fëmijë njera e realizuar në Korçe dhe tjetra në Pogradec, Koncerte për vegla fryme,muzikë vokale, muzikë dhome, instrumentale, muzikë filmash, miniatura, variacione, përpunime,valle, këngë për fëmijë e të rritur. etj.

 

  Veprat më të spikatura të Spartakut në periudhën 1972- 1992 janë:

 

 1.Kuartet për harqe egzekutuar më 1979 nga kuarteti i Institutit të Lartë të Arteve.

  2.Uverturë simfonike- 1980, egzekutuar nga orkestrstra e Radiotelevizionit Shqiptar nën drejtimin e dirigjentit  Ferdinand Deda. 

3. Poem simfonik  “Qëndesa” – 1981 , egzekutuar nga orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit Ferdinand Deda.

 4. Poema simfonike “Rilindasit”- 1982 -  egzekutuar nga orkestra  e R.T.SH nën drejtimin e  dirigjentit Eno Koco. Kjo vepër është vlerësuar me çmim të dytë në Koncertet e Majit dhe çmim të parë në konkursin e 70 Vjetorit të pavarësisë.

 5. Skerco për klarinetë dhe orkestër- 1984, egzekutuar nga orkestra e R.T.SH , nën drejtimin e dirigjentit Ferdinand Deda. Solist: Fatos Qerimi.

6. Katër skica për flaut dhe orkestër – 1985 egzekutuar nga orkestra e R.T.SH, nën drejtimin e dirigjentit Eno Koço.Solist:Raimond Malolli. 

 7. Fantazi për orkestër- 1986- egzekutuar nga orkestra e R.T.SH, nën drejtimin e dirigjentit Eno Koço.

 8. Koncert për klarinetë dhe orkestër- 1987-  egzekutuar nga orkestra e R.T.SH , nën drejtimin e dirigjentit Eno Koço. Solist: Fatos  Qerimi.  

Vepra është  nderuar me  çmim të parë në Koncertet e majit.     

 9. Poemë – Koncert për korno dhe orkester-1988 – egzekutuar nga orkestra e R.T.SH nën drejtimin  e dirigjentit Ferdinand Deda. Solist Bardhyl Gjevori.

10. Suitë simfonike .( koha e dytë) – egzekutuar nga orkestra simfonike e  R.T.SH nën drejtimin e dirigjentit Ferdinand Deda.

11. Variacione per oboe dhe piano – egzekutuar nga Ilir Gjoka (oboe) dhe Johan Botka(piano).

12. Variacione për zë dhe orkestër “Lule në maj”.Soliste Suzana Rrapaj, Dirigjent Alqi Lepuri.

13.Sonatë për klarinetë dhe piano  Luan Fatos Qerimi shoqëron në piano Johan Botka. 14.Skerco per klarinetë dhe piano. Luan Ramazan Kaponja në piano Johan Botka.

 Spartak Tili ishte udhëheqës artistik i mbi 10 Festivaleve të këngës  në R.T.SH, Koncerteve të Majit,Festivalit të Interpretuesve dhe aktivitete të tjera kombëtare.

 Është krijues i mjaft këngëve për të rritur dhe fëmijë.

Ka marrë pjesë si kompozitor në 20 festivale të këngës në R.T.SH ,  në rrethe dhe në festivale fëmijësh në Tiranë dhe në rrethe.

 

     Pas periudhës 1992 Spartak Tili ka këtë veprimtari artistike dhe  krijimtari muzikore:

 

 Në vitin 1994 hapet klubi i parë muzikor me  këngë shqiptare në Athinë në bashkëpunim me një dashamirës grek ku  u aktivizuan këngetaret Lindita Theodhori,Anthulla Tili,Jolanda Dhamo,Vitore Rusha, Spiro Roko dhe këngëtarë të tjerë të rinj.

 Në vitin 1997 hap në Athinë  qendër  kulturore për takime, argëtime dhe të tjera evenimente të komunitetit shqiptar duke aktivizuar këngëtarë dhe orkestrantë  emigrantë shqiptarë.

 Është anëtar i Shoqërisë artistike “LITER-ART” dhe njëkohësisht anëtar i kryesisë së saj  që nga krijimi i saj  ku bashkë me  Anthula Tilin , kryenin veprimtari të ndryshme artistike në evenimente të ndryshme të kësaj shoqërie.

Në Vitin 2006 organizon  dhe drejton  koncert të suksesshëm  me “Këngë shkodrane” në interpretimin e Anthulla Tilit shoqëruar në piano nga profesori i Konservatorit Sander Cefa, që meriton të kujtohet me nderim  dhe në vjolonçel nga Sokrat Kana.

Gjatë këtyre viteve nxorri 7 albume të ndryshme në  Cd me muzikë simfonike dhe këngë.

Të kësaj periudhe  janë një sërë krijimesh të vogla instrumentale,vokale, kryesisht muzikë dhome, romanca, duete, trio si dhe Kuartet klarinetash “Don Kishoti, ”Emigranti” për zë dhe orkestër,Nokturn për piano dhe orkestër etj.

 

 Prej vitit 2009  punoi rreth  katër vjet në Orkestrën  e Forcave të Armatosura gjer në daljen në pension  në shtator 2013.

 

 Në këtë periudhë shkroi mjaft pjesë për orkestër frymore si ‘’Valle me gajde’’, ”Valle me cyrle”, Orkestralen ”Vajzat kolonjare”, “Oktet për instrumenta  fryme,”Marrsh simfonik,” “Elegji”- Marrsh funeber etj.

E kësaj periudhe është dhe vepra Poem vokal- simfonik “Gjuha Shqipe”, Oratorio “Mirësi “  kushtuar  të ndriturës Gonxhe Bojaxhi- Nënë Tereza.

Në vitin 2012 organizon ne Athinë,  në bashkëpunim me ‘Liter Art” koncertin me këngë të reja të kompozuara duke ja percjelle publikut te emigracionit me rastin e 100 vjetorit te Pavarësisë,  me poezi të zgjedhura nga poetët e “Litter-Art”.

E kësaj periudhe është Vepra për orkestër  e bazuar mbi tre këngë partizane të kompozuara nga Dhora Leka dhe  vepra për orkestër harqesh “Kolazh me serenata korçare”.

Me 2019 shkruan serenate pianistike “Lamtumire “(egzekutim i autorit).

 Krijimtaria e Spartak Tilit është mirëpritur nga publiku dhe është vlerësuar nga studjues dhe kritikë  të artit në Shqipëri dhe në Greqi nga publiku shqiptar.

E gjithë krijimtaria e plotë e kompozitorit është e digjitalizuar me partiturat, audiot me egzekutime live e kompjuterike si dhe partet përkatëse të dorëzuara  nën kujdesin e botuesit  Andon Dono në Bibliotekën Kombëtare Tiranë dhe në Bibliotekën e Universitetit të Arteve  në Tiranë.

 

Në vend të komkluzionit

 

Por ndërsa institucionet heshtin për veprën Poem vokal- simfonik “Gjuha Shqipe”, Oratorio “Mirësi“ kushtuar të së ndriturës Gonxhe Bojaxhi - Nënë Tereza, edhe atë e gjeni sikurse veprat dhe këngët e kompozitorit Spartak Tili të publikuara dhe në YouTube. Natyrisht kompozitori, që është një frymëzim i gjallë për brezat, është dekoruar nga Presidenca me vlerësime të ndryshme dhe mban edhe titullin” Mjeshtër i madh”, por vepra në fjalë duhej dhe duhet të konsiderohet si një kompozim gjenial, pasi është e tillë me pak fjalë. Ajo i shërben jo vetëm fushës përkatëse, por dhe mëgjerë, studentëve, kërkuesve, hulumtuesve të kësaj fushe dhe kompozitorëve të rrinj që të gjejnë aty jo thjesht frymëzim.  

 

 
 
 

1 Comment


Guest
Mar 03

Pershendetje Fatmir, Te falenderoj nga zemra per shkrimin. E prisja me interes por e verteta eshte se shkrimi me befasoi sepse mbrapa shkrimit ndjeva doren e nje njohesi te fushes plot dashamiresi ,professionalizem ,inteligjent dhe shqetesim qytetar. Ky ngacmimi jot,luan rol ne qenien time per interesimin dhe vleresimin tend si per veprimtarine time artistike dhe per problemin qe ngre per mosinteresimin dhe mos vleresimin e kultures kombetare ,ku bej pjese edhe une, si dhe nje sere veprash te krijuara mbas viteve 90 e gjer sot qe I mungonje muzikes shqiptare se jane te pa egzekutuara .Edhe nje here te falenderoj. Me respekt Spartak Tili

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page