
Nga Fatmir Terziu
Pashë dje nga ekrani se si 'lakoheshin' bollokumet. Pashë dhe ndoqa disa sy e veshë… Sy e veshë me t'lyn, e sy e veshë në t'lyn. Sy e veshë, nga cepat e ekranit dhe këndet e çdo dhome. Asnjë sy nuk shihte duart e një mome. Asnjë vesh nuk dëgjonte: 'të lumshin duart moj mome!' Por, çdo sy shihte gojë të hapura, të bekume, e orë fatlume. Sy që depërtonin deri në brendësi të së verdhës mbi bollokume.
E kështu sy, veshë e gojë në një festë të vërtetë kishin tjetër siklet. Nuk kishin vetëm njërën, atë që lidhet me këtë jetë. E pse e kishin harruar? Pse e kishin ngatërruar Ditën e Verës, për hir të asaj tjetrës, që aspak nuk i intereson aspekti i jetës?
Eh, Dita e Verës, eh!
I binte të merrte dhe riskun e fajit. Dhe pse? Për hir të 12 majit!!!! A ishte vërtetë? A kuptohej dje se çdo të thotë jetë?
Çdo jetë është jetë.
Çdo jetë është e çmuar.
Çdo jetë është e mirë.
E jotja, e imja, e tija, e juaja.
E verdhë, e zbehur, e errët, e kaftë, e bardhë.
Sy të pjerrët.
Sy të rrumbullakosur.
I gjatë, i shkurtër, i hollë, i mbushur. I shëndetshëm, i sëmurë, i paaftë.
Çdo jetë është jetë. Të jetosh, apo të vdesësh?
Të pasur, të varfër, kudo në këtë midisje. I arsimuar, analfabet, brilant, apo mendjemprehtë. Të gjithë kanë nevojë për ushqim, strehim, kujdes shëndetësor. Të gjithë kanë nevojë për ujë dhe ajër të pastër. Të gjithë kanë një zemër.
Dhe të gjithë kanë nevojë për dashurinë njerëzore, për hir të vlerës e të rënjës, kanë nevojë të respektojnë dashurinë e duarve të nënës.
Çdo jetë është jetë. Të gjithë kanë nevojë për dashuri! Prandaj ti, unë, të gjithë, fëmijët e mi, familjarët e mi, të njohurit e miqtë e mi, tregohuni fisnikërisht në jetë, dhe për hir të vlerës, kujtoni për jetën dhe në Ditën e Verës. Kujtoni për mirësinë e duarve të bekuara që magjinë e ditës tresin n'tlyn në kryefjalën e çdo dhome: „Të lumshin duart e tua, mome!“
****
Sqarim: Panopli kuptimi, këtu, një gamë e gjerë, ose koleksion gjërash të ndryshme.
Daman Sinani
Juve i dashur Fatmir Terziu , nuk te shpeton asnje doke,zakon apo term krahinor ne BUHARIN..
e CAMERISE e jo me pet ELBASANIN..we te lindi ...te rriti e te formoi VIGAN I TE GJITHA SFERAVE...Te petgezoje prof.dr.FATMIR TERZIU...
Ildije Xhemali
Sa bukur e keni trajtuar anën njerëzore të Ditës së Verës z.Fatmir Terziu!
Rebani Qendro
Pershendetje shume i bukur e me shume vende nenat kurr nuk pertojen te gatuajn per familjen me dashuri respekte
Petrit Dano
Me mendjet e penes krenohet pena per shkrimin e jetes ta lexoje jeta..se jeta e lindur bene rrugetimin prapa e ndjeke vdekja.dhe ashtu si jemi duhet te jetojme ne funde te fundit te gjithe borxhin do ta lajme,se ne k'te jete jemi udhetare s'ka mbetur NJERI pa ikur.Dhe pena na tregone,na mesone, se kjo bote sa e madhe eshte aq dhe e vogel duket. Sote erdhi dita e veres po ka dhe dite te dimrit.prape jeta jetohet sepse di te linde. NDER RESPEKT PA FUNDE PER JU POET PROFESSOR FILOZOF.
Zylfie Gervalla
E po, kjo është shumë e vërtetë, nënat duararta nuk përtojnë të gatuajnë ushqime tradicionale, në veçanti kur festojmë brez pas brezi, për t'i dhënë kuptim dhe ngjyrë çdo feste e sidomos ditës së verës, ditën e ringjalljes së çdo gjallese për ta ripërtrirë motin e luleve për një nisëm të mbarë...
Të lumtë mendja dhe pena mik i vlerave letrare,shëndet, mbarësi familjarisht !