top of page

Fatmir Terziu: Një pamje mahnitëse, profesionale, efikase dhe mjaft komode…



 

Një pamje mahnitëse, profesionale, efikase dhe mjaft komode shfaq në sytë e tu sot Biblioteka e Universitetit të Elbasanit „Aleksandër Xhuvani“. Dhe ndjehesh mjaft mirë. Ndjen atë që të jep në fakt kontakti i parë, personeli, realiteti, komunikimi, drejtuesit e saj. Ndjen tërësinë e gjërave "fine" dhe diskursive që rrethrotullohen tek rëndësia e saj, „ushqimi“ mes librit dhe cilësia e tij për studentët e akademikët, por dhe një aspekt tjetër që ndodh të të emocionoj. Është ajo që vjen nga forma tradicionale në këtë pikë, dhe në këtë pikë është një funksion i pranuar i një biblioteke universitare që të marrë dhurata, sidomos libra në funksion të drejtëpërdrejtë, ose dhe të tërthortë për tërësinë e rrjedhës funksionale dhe akademike. Në këtë pikë krijohet një diskurs. Një diskurs që kërkon një temë dhe zhvillim më vete.

Pra, sikurse dihet, tradicionalisht ka qenë një funksion i pranuar i një biblioteke universitare që të marrë dhurata materiale nga ish-studentët, stafi ose individë të tjerë të shquar të lidhur me institucionin dhe kjo tashmë realitet i prekshëm në këtë Universitet me emër, dhe që ka një udhëtim të bukur prej vitesh, të paktën dhe në këtë drejtim. Me këtë rast, ndërsa vendosa që të dhuroj një pjesë të konsiderueshme të librave të mi, në fusha të ndryshme, ndjeva se shërbimet e Informacionit të UE-së janë të lumtura të vazhdojnë të përmbushin këtë funksion, dhe e bëjnë për të zgjeruar format dhe vlerat e hapësirës për ta ruajtur atë traditë të bukur me librin. Me këtë rast ndjeva mirësinë e faktit se burimet e personelit gjithnjë e më shumë fuqizojnë profesionalizmin për ta përpunuar këtë prurje, që do të thotë që materiali i dhuruar mund të pranohet më pas pa rezerva.

Në këtë pikë nga biseda e shpejtë me drejtuesit e saj, edhe pse ata ishin në një kohë pushimi të ligjshëm mësova, se ata gjithmonë kanë shpërndarë dhe përgatitur udhëzime efikase, dhe jo thjesht të përgjithshme, ku ato nuk synohen të jenë gjithëpërfshirëse dhe ku secila ofertë vlerësohet në dritën e rrethanave që zbatohen në kohë, hapësirë dhe vend. Në këtë pikë nënkuptova se rëndësia e donatorit dhe marrëdhënia me Universitetin mbetet gjithashtu një konsideratë kryesore në vlerësimin e çdo oferte. Dhe e gjitha kjo, pikërisht me ligjësinë efikase të ndërtuar të bën të ndjehesh krenar, që më së fundi dhe institucioni i vlerës dhe cilësisë, ai i edukimit dhe kualifikimit të brezit të së ardhmes ka një udhë të qartë,të mbarë, Perëndimore dhe drejt arritjes cilësore.

Por, ndërsa ndodh kjo, gjetkë një pyetje mjaft delikate kumbon si një stuhi, kur mjaft libra autorësh shpërndahen pa pëlqimin dhe të drejtën sublime të tyre. Pyetja: „Nëse bibliotekat do të krijoheshin sot…, çfarë do të ndodhte? Dikush me të drejtë mund të thotë se nëse bibliotekat nuk do të kishin një traditë shekullore, por do të krijoheshin sot… do të ndiqeshin penalisht nga ligji. Për shkak të shkeljes së të drejtave të autorit. Shpërndarja e kopjeve të veprave pa pëlqimin e shprehur të autorëve dhe mbi të gjitha të botuesve, për shkak të leximit të të njëjtave tekste (duke i rikopjuar apo fotokopjuar më saktë) nga shumë njerëz pa paguar ata, krijon një problem që ka qindra pikëpyetje, por që kryesorja shkon tek abuzimi. Nëse bibliotekat do të krijoheshin sot dhe jo shumë vite më parë, ato do të ndiqeshin penalisht edhe ndoshta nga SPAK dhe nga antimafia si krim i organizuar, si një akt i cënimit të pronësisë intelektuale.

Argumenti i vetëm ligjërisht nuk duket në këtë rast, por ajo që ndihet është se bibliotekat, ndoshta dhe ato online nuk merren në mënyrë eksplicite seriozisht për krimin që bëjnë. Qasja në bibliotekat tradicionale është më e vështirë, duhet të marrësh një kartë, të rrish nëpër dhoma leximi, nëse rastësisht të japin libra për t'i marrë në shtëpi, duhet t'i lexosh brenda një periudhe të caktuar dhe t'i ruash që të mos grisen, keqpërdoren, bëhen pis, etj. Në ditët e sotme, veçanërisht në qytetet e mëdha, njerëzit preferojnë të përdorin kopjet e tyre të librave sesa të shkojnë në biblioteka. Për ta bërë të qartë. Pasi dhurova librat e mi në Bibliotekën Publike „Qemal Baholli“, dhe në atë të UE-së, kontaktova me një mik të vjetër. Ai më shtrëngoi duart dhe më tha menjëherë fjalët më të mira për librin tim studimor „Kritika Ndryshe: Një vëzhgim në Prozën dhe Poezinë Shqiptare“ Vëllimi I, të cilin e kam botuar në Shqipëri tek „Arbëria“ në Tiranë në vitin 2009. U ndjeva mirë dhe fillova të shtrëngohem nga lëvdatat. Deri këtu ndoshta ishte thjesht një siklet, por kur më tha se librin ma ka prurë vajza ime që është në një shtet perëndimor dhe e ka blerë atje, unë ngeca. Ndjeva një arsye tronditëse. U mundova të ripyes veten, por nuk gjeja një arsye të ngecur tek unë. Mendja më shkoi gjetkë. Nuk dua të ngrej ndonjë akuzë publike, por dua të theksoj se ndërsa gjithë Bota ka dhe mbron me ligj autorësinë, edhe ne duhet ta bëjmë dhe nuk duhet ta keqpërdorim atë. Shpeshherë ndodh strukja tek togfjalëshi „Biblioteka Online“.   

Por biblioteka online i shmang këto shqetësime (përderisa ju jeni të ngecur duke lexuar para një ekrani, unë shumë rrallë shqetësohem t'i nënshtrohem kësaj, por shumica e njerëzve kanë më shumë gjasa ta bëjnë dhe e bëjnë) dhe janë më tërheqëse për lexuesin e ri. Dhe meqenëse është e qartë se ende nuk është zgjidhur plotësisht ligjërisht, është një objektiv i përshtatshëm.

Fatkeqësisht, botuesit e librave e shohin leximin në internet si një zvarritje të shitjeve të tyre dhe jo anasjelltas. Në mjaft institucione, shpesh studiohet më shumë si reklamë falas për libra. Shumë pak njerëz janë të gatshëm të blejnë një libër pa e lexuar më parë. Çmimet janë të larta dhe nuk mund të jetë ndryshe, sepse në Shqipëri, sikurse dihet tirazhet nuk janë kozmike, dhe materialet harxhuese janë me çmime evropiane, ndaj çmimet më të ulëta e bëjnë të pamundur mbijetesën e shtëpive botuese. Nga ana tjetër, aksesi falas në libra shpesh çon në rritjen e besimit te autorët dhe titujt dhe blerjen e tyre. Shumë autorë kanë rritur tirazhet e tyre duke i para-botuar librat e tyre në internet - si Stephen King e mjaft të tjerë.

Nëse leximi kërkon blerje, atëherë edhe unë do të isha pirat, duke i dhënë hua një shoqeje një libër që kam lexuar që ta lexonte, një praktikë e zakonshme që kur librat kanë ekzistuar. Nëse po, nëse unë jam pirat, atëherë me siguri po shkojmë vërtet drejt këtij modeli të leximit dhe shpërndarjes së librave, dhe si bibliotekat e letrës bëhen armiq të pronës intelektuale, dhe Ligji i Depozitave mbetet i vjetëruar.

Nëse po, nëse rezulton se leximi, apo zotërimi i librit, atëherë Ligji për të Drejtën e Autorit duhet të ndryshohet, jo duke shtuar bibliotekat online, por duke përjashtuar plotësisht artikujt e lartpërmendur dhe duke hequr të gjitha llojet e bibliotekave, ku e njëjta gjë do të pasonte heqjen e pikës përkatëse nga Karta e të Drejtave të Njeriut. Është e qartë se ka ardhur koha për të vendosur nëse do të jetohet në një epokë tjetër, të re, një epokë pronësie dhe monopoli të informacionit dhe dijes, dhe jo të aksesit të lirë, siç është predikuar me shekuj e deri më sot.

Por njerëzit që po e çojnë botën në këtë drejtim, drejt këtij “qytetërimi”, të mos e vënë veten në të njëjtën këmbë si Botevi. Ndryshimet në statusin e librit, për të cilat ata përpiqen me vetëdije ose pa vetëdije, janë padyshim revolucionare, por në drejtim të kundërt të asaj që ndodh në institucione serioze të librit. Këto institucione janë nga epoka e mëparshme, epoka e iluministëve dhe rilindësve. Epoka në të cilën Gutenberg, i pështyrë nga skribët e librave, hyri në borxhe të mëdha për të krijuar shtypshkronjën e parë dhe shtypshkronjën e parë - të Biblës me 42 rreshta - për të dështuar, gati as për të shlyer borxhet e tij, por për të ndryshuar botën. Epoka në të cilën bibliotekat dhe qendrat komunitare, pavarësisht nga regjistrimi i tyre formal, duhet të mbesin gjithmonë të nderuara, ashtu sikurse u ndjeva mirë qoftë dhe me një telefonatë nga drejtuesi i Bibliotekës së Universitetit të Elbasanit „Aleksandër Xhuvani“, Elvis Dhono, që ndjehej mirë me dhurimin e librave dhe kërkonte përkujdesjen ligjore të formalizimit të këtij dhurimi. Pra kjo më gëzon shumë dhe e dini pse? Sepse thjesht nuk ka vend për krahasim mes të dyjave.

Si përfundim, kur bëhet fjalë për të drejtën e autorit për objektet e leximit, unë kam një qëndrim të pakontestueshëm. Unë jam për libra dhe lexim falas. Unë jam për eliminimin total të barrierave për lexuesin. Qofshin ato të tregut, gjuhësor apo psikologjik. Jam kundër monopolit ligjor të mbajtësve të “të drejtave” dhe artizanëve tregtarë. Unë jam kundër censurës së tregut të leximit. Është shumë skizofrenike të bllokosh aksesin në tekstet e leximit në një kohë kur lotët po derdhen për leximin që "zhduket". Gjëja më e rëndësishme është të lexosh. Ose duke luajtur me rojet e leximit, ose duke anashkaluar sistemin… Lexuesi është i panumërt! Lexuesi është Legjioni! Është lexuesi ai që i jep jetë librit. A nuk ka sy për ta lexuar, libri është një mjet. Absolutisht të gjitha njësitë në ciklin e prodhimit të librit ekzistojnë vetëm për shkak të lexuesit! Pa të, autorët, redaktorët, përkthyesit, botuesit, tregtarët dhe bibliotekarët janë zbrazëti. Nuk kam çfarë të them më shumë për këtë temë, por që mbetem tek ajo që më lidhi me librat dhe dhurimin e tyre institucionit ku edukohet e ardhmja, ku leximi duhet parë dhe ndjerë vërtet si lexim i domosdoshëm. Prandaj them se ka fate librash, ka libra, ka lexime të librave, ka përkujdesje të tyre dhe pas të gjithave njeriu nuk është më i njëjti. Dhe kur ata strehohen „mirë“ në shtëpinë e tyre të leximit një pamje mahnitëse, profesionale, efikase dhe mjaft komode të bën të ndjehesh krenar për atë që ke ndjerë dhe është bërë.

62 views1 comment

1 Comment


Guest
a day ago

E lexova me vemendje gjithe shkrimin. Nje shkrim denoncues plotesisht i qenesishem.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page