Fatmir Terziu: Një fotografi që risjell optimizëm dhe besim
Pothuajse të gjithë janë miq të mirë. Djem të sinqertë. Demokratë të vendosur. Demokratë të kolonës së parë. Demokratë të frontit dhe të sekondës së parë. Ata nuk janë turrarendës të udhës për karrige, për zyrë, për pushtet, për përfitime. Ata janë të thjeshtë. Janë të sinqertë, janë familjarë, janë elbasanas, janë shqiptarë, qytetarë të mbarë. Dhe ndoshta mund të rrjeshtohen dhe mijëra e mijëra fjalë, se kur ke një fotografi të tillë përballë, natyrisht shkrimi bëhet mal.
Më kënaqët shpirtin, - do të shprehej Fatmir Manushi.
Kjo po, kjo duhet të ndodh - do të thoshte i ndjeri Agim Hoxha.
Ah, sa dua të ngrihem nga varri e të ju përqafoj fort, më mbushët shpirtin me lotë - do të thoshte Uran Kostreci.
Ju dua fort djema të mbarë, me ju dua të bëj sportivitet demokratik dhe natyrisht dhe garë, - do të ndihej zëri i Ilir Balliut.
Eh, kështu ju pafsha, kështu qofshim përherë, - do të buzëqeshte fuqishëm Pavli Jorgaqi menjëherë…
Apo dhe Blendi Himçi..., Aurel Bylykbashi, Eugen Isaj....
E sa e sa emra të tjerë do të uronin që kjo fotografi të zgjerohej menjëherë. Të kishte dhe të tjerë, e të tjerë, nismëtarë, demokratë me spirt e me zemër, fisnikë si askush tjetër. Sa e sa. Kjo fotografi flet mjaft, bukur dhe qartë, se kur je i pastër, kur je i siqertë dhe me shpirt demokrat gjithnjë e ke ballin lart. Është fakt. Sa herë ia kanë ngritur ballin PD-së këta njerëz të aftë?
I njoh që të gjithë. I respektoj që të gjithë. Dhe më së shumti për faktin se ata ishin, vazhduan, janë dhe betohen se do të jenë skalionë i parë, edhe kur dikush u vendos gurë nën rrota, edhe kur dikush mendon se i ka ofenduar, nëpërkëmbur e sharë. Eh, këta janë padyshim njerëz të rallë!
Teksa e pashë këtë fotografi në rrjetin social, u ndala dhe mendova më gjatë. E para që më doli nga zemra ishte të falendoroja deputetin Qani Xhafa, por heshta, se e di që atij nuk i pëlqen lëvdata që vjen me fjalët e lehta. Atëherë le të shkojmë tek e vëteta.
Nëse kjo fotografi përsëritet e përsëritet në kënde e prezenca të tjera, duke filluar nga e para, natyrisht që zgjedhjet e 11 Majit 2025 për PD-në do të jenë të mbara. Nuk mendoj se ka dish që ti kontestoj. E në këtë fotografi, pra sikurse pashë nuk mbete vetëm fjala… është ajo që flet e flet për një dëshirë, për një realitet të paparë, që u digjet brenda vetvetes në zemra demokratëve mbarë si një zjarr. A do të shuhet ai?
Comments