
Një ditë e bukur vere...ndryshe në një libër të ri
Ne kemi shkruar më parë për emocionin e festimit të Ditës së Verës në Elbasan. E kemi shkruar dhe festuar si në proces të krijimit të librit. Festuesve anembanë u pëlqen ta shohin rrugëtimin festiv të Ditës së Verës si në foto dhe të dëgjojnë histori për të fshehtat dhe të patreguarat që kanë kaluar. Dhe të patreguarat për Ditën e Verës në një ditë të tillë pagane e të lashtë janë të panumërta.
Për të bërë librin një histori të mirë - për shembull, më duhej të trokisja shtëpi më shtëpi e të mblidhja jo thjesht histori, por traditë.
Përvesha mëngët dhe fillova të shkruaj. Dhe me të në dorë tashmë ju uroj të gjithëve Gëzuar. Gëzuar Dita e Verës 2025!
Dhe ju rikujtoj se Pjesa më e ëmbël mbetet – leximi i librit së bashku … ndoshta mijëra herë.
E megjithatë, mbajeni si memorje, sepse tani është i vlefshëm dhe me kalimin e kohës do të bëhet më i çmuar!

Comments