top of page

Fatmir Terziu: Një cikël tjetër nga Joni i ditëve të Triremës Poetike (Pjesa e tretë)


Fatmir Terziu: Një cikël tjetër nga Joni i ditëve të Triremës Poetike (Pjesa e tretë)

 

Edhe deti tekanjozet

 

Si një sy i lodhur nga dhimbjet,

fsheh në retinë lotët e tij,

përpara se dielli ta vë re

e bën këtë për modesti.

 

E dirigjuar

 

Ndërsa batica e ngre të zotin e hutuar

guralecët mësojnë të zgjohen nga gjumi

dhe nuk qenka kjo e dirigjuar?

 

Siç shihet nga Lëkurësi

 

Deti ngre dolli shkumë me të dashurën në breg:

Grija e blusë dhe grija e jeshiles

rendin ti vendosin kaish në mes

korijes,

dhe gjerdani i artë po i lidhet me shpejtësi

përhumbjes, prej pijes.

 

Fraksion kohe

 

Guaska del

me një të katërtën e shpejtësisë së dritës

e ngurta e fsheh,

në shkumën e bardhë të syrit.

Koha nuk pret pa të puthur sikurse e sheh:

Dashuritë lindin Jonit prore

pesë minutat e këngës së Agron Berishës

korigjohen me fraksion kohe.

 

 

Vendin e fronit

 

Në Sarandë, nën shi, ka gjithnjë diell,

pasi i soset durimi Jonit,

retë largohen, megjithatë, pa mbikëqyrje,

skicojnë në Qafë Gjashtë vendin e fronit.

Të nesërmen kthehen një grumbull yjesh deri në bel,

e iso e bardhë ikën dhe vjen në korr,

mbaruan ditët e pushimeve nuk i fsheh,

do të doja që të ishte një metaforë.

20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page