Fatmir Terziu: Një cikël nga Joni i ditëve të Triremës Poetike
1. Joni në Sarandë
Vala më vjen si një pajë
dhe shkumbardhësia një penelatë,
që pikturon dashurinë me shikim të parë.
Joni në Sarandë është një nimfë e bukur
hezitojmë për ta puthur.
2. Limanin e gjerb
E mbaj mend këtë përallë
diskursin e saj si një aspirancë,
gatuhet si një varg ngadalë,
derdhet mbi një pjatancë,
dhe anija aty pranë,
plush e plush si një fjalë,
për një yll që ka marë një plagë.
Poeti si poet,
mund të gjerb Limanin kaq thjeshtë,
dhe kur e sheh ka trisht
e fut në poezi mizorisht.
3. Bukovilja
Pikëtakim, sytë
sepse perceptimet tona figurative mjerisht
s'kanë dryn,
sepse vargjet u bënë tufë pulëbardhash
dhe u panë aromat në flatrat e tyre,
sepse sytë janë lodhur shekujve,
duke u hedhur zjarr dashurive.
Por pikëtakimi i syve vazhdon e vazhdon
për ta ndezur më thellë në vite
këtë zjarr mbi bukovile.
4. Trirema
Ti ende më prek mua
me fuqinë e muzikalitetit të largësisë
dhe pesha e udhëkryqeve
kërcënon me një mrekulli ti ngrej përmendore
vetëm poezisë.
5. Në kujtim të poetëve të ikur
Sarandë?
Nuk është një pyetje
për të cilën duhet të më përgjigjesh urgjentisht,
por edhe pse në pavdekësi:
cili nga vargu i tyre
është parë të mos bashkohet në kaltërsi,
dhe të mos shihet prej syve?
6. Pakujdesi të rërta
Dy plagë të pakuptueshme në të brendshme
askush nuk mund ti shohë ato,
dikush i afërt,
sapo ulen sytë mbi të,
memorja zbret serbes.
Dhe tjetra pa zë:
Ndërsa vesh çorapin në mëngjes,
dy kokriza rëre Joni janë bërë blozë,
të mbërthyera së bashku
në thembrën time rozë.
Comments