top of page

Fatmir Terziu: Mësuesit të Gjuhës Ruse, Fadil Xhafa


Flirt me ethet e dimrit

(Mësuesit të Gjuhës Ruse, Fadil Xhafa)

Nga Fatmir Terziu

 

Tek e fundit ai nuk e kishte lexuar në tym Bukovskin.

„Fumo“ zbriti vonë dashurinë e Italisë me cigaren

nga avioni ku udhëtonte Karl Ipsen.

Ndërsa shihte hapësirën sesi ishte zverdhur

kujtoi cigaren e parë që kishte ndezur.

Gishtat, kolla, shenjat rreth syve,

uniforma, taratori i spitalit,

rabdëshami si model pardesyje,

gazetat që dukej se mbanin tavanin,

dhe dritarja ku numëronte yjet,

në heshtje shpërndanin

lutjen që e kishin harruar kryqet.

Uniformat nuk është vështirë ti kuptosh

kur ndërrojnë turnet

nga pluhuri i cigareve që shkundin në kosh.

Atëherë sado dhimbjen ta shtrëngosh,

brinjët, buzët, hunda, trupi,

rrethsithen në një pikë bosh,

e heshtja, kthehet një numëratore e klasës së parë,

ku fillon padashje minutat ti numërosh.

Kujtoj kur i lamë komposton e qershisë,

buzëqeshi, por nga dritarja nuk i hoqi sytë,

i fliste nëpër buzë gjithësisë.

Si aktor episodik,

kryqëzoi duart mbi shënimet më të fundit,

sikur të ishte në skenën e pashkruar të filmit,

ja kështu është ikja në tym e burrit

dhe mbylli fletët e librit.

Dhe ndjeu grinë të shëtis lirshëm, duke flirtuar

me ethet e dimrit.

 

Shënim sqarues: Me një mësues model, me një fisnik nga njerëzillëku dhe respekti, si i ndjeri Fadil Xhafa, nga Elbasani, jeta të takon një herë në qindra vite. E njoha kur më emëruan Drejtor të Shkollës së Shtërmenit në Elbasan, ku ai kishte vite që jepte Gjuhën Ruse në atë shkollë. Ndaj vendosa që ti përkushtoj disa vargje, tek të cilat ai ndjeu në jetën e tij, çaste, nënshkroi fate, dhe la për ata që e kujtojnë një vlerë përtej çdo imagjinate. I ndjeri ia dha tymit të gjitha faturat e lodhjes, mërzitjes dhe trishtimit.

85 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page