Në Qarkun Hertfordshire të Britanisë së Madhe është shtuar prej disa kohësh një markë e re mjalti. Ky mjalt është prodhim i bletëve të shqiptarit Artur dhe ajo është e ndarë në dy grupe. I pari i përket mjaltit puro të prodhuar nga këto bletë dhe i dyti i përket mjaltit „ASSA“ të prodhuar organik, po nga bletët e tij.
Mjalti i i këtyre bletëve që zotëron Arturi, është i pastër, natyral dhe është një dëshmi e traditave dhe vlerave të bletarisë që ka marë, zotëruar dhe udhëhequr ai në disa kohë në biznesin e tij familjar. Arturi ka pasur një lidhje me mjaltin që në kohën e tij fëminore pasi ka qenë gjithnjë afër dhe ka mbajtur koshere bletësh që kur ishte fëmijë. Ai sapo erdhi dhe u vendos në zonën ku jetoj dhe punon menjëherë pa produktet e këtij lloji nën etiketën „English Honey“ dhe menjëherë u frymëzua dhe u shty më shumë që të krijonte kosheret e veta, me synimin për t'i ofruar komunitetit lokal e më gjerë mjaltë të pastër dhe cilësor.
Duke filluar me pak koshere, ai shumë shpejt e pa të arsyeshme me rritjen e kërkesësse, duhej të zgjeroheshin kosheret dhe e bëri mjaft shpejt! Që atëherë, ai ka ndërtuar një grup të fortë prej disa kosheresh, nëpër zonën e gjerë të Hertfordshires, të cilat më pas i përkujdes dhe i shfrytëzon për qëlimin e caktuar.
Ai me këtë rast ka mësuar thelbin e kësaj pune, pasi e di se kolonitë e bletëve të mjaltit tani gjenden shumë rrallë në natyrë, kështu që popullatat e shëndetshme të bletëve varen nga bletarët vendas. I gjithë mjalti i tij prodhohet nga koleksioni i koshereve, vendase në Hertfordshire. Këto bletore prodhojnë tufa të vogla mjalti, secila e veçantë dhe e dallueshme nga të tjerat.
Duke punuar sipas metodave tradicionale të bletarisë, ai tashmë mban bletë të shëndetshme dhe punon në partneritet me pronarët lokalë të tokave për të siguruar që produktet me cilësi më të mirë të arrijnë tek klientët dhe familjet e zonës. Seti i tij i mjaltit të pranverës Hertfordshire ka një shije të ëmbël, me lule për shkak të lulëzimit të hershëm dhe ushqimit natyral të disponueshëm për bletët kur prodhojnë mjaltë në këtë periudhë të vitit.
Për shkak të niveleve më të larta të glukozës në këto polene, mjalti i pranverës ka më shumë gjasa të mpikset në një periudhë më të shkurtër kohore. Ngjyra e mjaltit shihet me këtë rast të ndryshojë në bazë të nektarit që mbledhin bletët e tij. Për këtë arsye, mjalti natyral do të ndryshojë çdo vit. Mjalti, „ASSA pure organik“ është 100% i pastër dhe natyral, pa asgjë të shtuar, apo hequr.
Çdo kavanoz me mjaltë nxirret, dhe etiketohet nga vetë ai. Duke vepruar kështu, ai siguron që produktet me cilësi më të mirë të mbesin konkurrentë. Kavanozët standardë kanë një peshë neto të fiksuar dhe bashkëpunojnë në mënyrë të përsosur me gamën tonë të zhytësve të mjaltit për të arritur deri në fund të kavanozit! Misioni është të marrë pjesë në ngjarje lokale dhe të mbështesë komunitetin e gjerë në rritjen e ndërgjegjësimit rreth rëndësisë së bletarisë dhe trashëgimisë së saj, në mënyrë që ajo të vazhdojë të lulëzojë për shumë breza që do të vijnë.
Përfitimet shëndetësore të mjaltit të pranverës së Hertfordshire janë të mëdha. Mjalti i pastër është një ëmbëltues natyral, karbohidrat natyral, agjent anti-inflamator, antioksidant dhe antibakterial. Ndryshe nga shumë marka që gjenden në supermarkete, mjalti i Arturit ofron më shumë përfitime shëndetësore për shkak se nuk shtohet ose hiqet.
Ajo markë, pra mjalti i Arturit mbetet një markë e përkryer për përdorim të përditshëm. Seti i mjaltit të pranverës Hertfordshire mund të jetë një shtesë për tostin, qullën ose kosin tuaj si një majë e ëmbël. Është ideale edhe për pjekje. Mjalti është një zëvendësues ideal për sheqernat e rafinuar. Ky produkt është i përshtatshëm për vegjetarianët, por jo i përshtatshëm për foshnjat nën 12 muajsh.
Arturi sqaron: „Ruajeni në temperaturën e dhomës. Ju lutemi vini re se kristalizimi mund të ndodhë natyrshëm për shkak se është një produkt natyral. Nëse kjo ndodh, vendoseni kavanozin në ujë të ngrohtë dhe ngroheni butësisht në një strukturë që preferoni.“ Mjaltin e Artur mund ta siguroni duke e blerë edhe tek „Imperial“ në Kilburn High Road në Londër.
Comments