top of page

Fatmir Terziu: Minush M. Hoxha i ka bërë detyrat me „Ti, s'i ke bërë detyrat“


Minush M. Hoxha i ka bërë detyrat me „Ti, s'i ke bërë detyrat

Nga Fatmir Terziu

 

Parashtjellim

 

Para pak ditësh, vetëm pak ditë më parë, „Ti, s'i ke bërë detyrat“ (Pejë, 2024) hyri në bibliotekën personale të avokatit krijues, Minush M. Hoxha. Hyri bashkë me shkrime të tjera publicistike, eseistike dhe pjesëza ditari me një kopertinë gri, ku korniza në mes i përket një fotografie me shumë memorje në krah të saj. Fotografia në qendër nuk e vë në diskutim prezencën në zyrën e punës, natyrisht nuk e mendon ndryshe autorin e këtyre memorjeve dhe nuk e shpie diskursin në hapësirë ndryshe, sikurse titulli. As zhvendosjet përbërëse të memorjeve në muret që fikson fotografia nuk e shpërndajnë memorjen gjetkë. E gjitha është një. Është gjuhë. Është vlerë. Është kujtesë. Është shpërndarje kohore. Është udhëtim. Është jetë. Është një dhe vetëm një e vërtetë: „Ti, s'i ke bërë detyrat“. Pra, ku qëndron metafora në përbërje të gjithë kësaj estetike funksionale?

 

Shtjellim estetik

 

Në letërsi, funksioni estetik është përfshirja e elementeve, ose shprehjeve artistike në një tekst dhe në një konfigurim diskursiv, që krijon art. Mund të quhet edhe funksioni poetik i gjuhës, i cili fokusohet në mesazhin dhe mënyrën se si komunikohet më tërsinë funksionale, dhë po meatë të paraqitjes estetike. Në këtë kontekst ajo që vjen në brendësi është jo thjesht leximi dhe botimi i kahershëm, i njëpasnjëshëm tek „Fjala e Lirë“ dhe „Albanian Post“ në Londër, por dhe si një diskurs më vete për të treguar, se estetikja e autorit Minush M. Hoxha, është e lirë sikurse funksioni estetik që lejon dhe i bën autorët që të mund të përdorin koncepte estetike për të forcuar qëllimin e tyre të shkrimit, ose për të ndarë mendimet dhe opinionet e tyre mbi estetikën.

Por sikurse kemi lexuar, e kemi ndjekur tashmë në vite, që nga komunikimi i parë i largët me romanin tim „Blirët e Pejës“ dhe jo vetëm kaq, me shkrimet, komentet, krijimet, poetikën dhe narrativin e tij tërheqës, kemi parë se ai formon dhe thelbin e një aestetike në krijimtarinë e tij të thjeshtë, por shumë domethënëse letrare, pasi ai ka njohuri në disa gjuhë, ka efektivitet racional njohjeje të kulturave letrare dhe më tej juridike. Në këtë kontekst aestetika, në letërsinë dhe krijimtarinë e autorit nga Peja, është përfshirja e referencave ndaj elementeve, ose shprehjeve artistike brenda kësaj vepre tekstuale, sikurse është „Ti, s'i ke bërë detyrat“. Është një metodë e përdorur për të promovuar, ose edukuar lexuesit rreth shprehjes së rëndësishme artistike në shoqëri që krijon memorja funksionale e tërësisë diskursive dhe këtë autori në fjalë e bën shumë bukur në këtë përmbledhje, por dhe në qëmtimet e tij të mëparshme tek lexuesi që e ka përcjellur më kërshëri në vite.

 

Midis fomave letrare

 

Midis këtyre formateve të përparuara të shkrimit, krijimit dhe leximit, Minush M. Hoxha, që ka natyrshëm një pjekuri të lartë njohurish, e mirëqet formatin e njohur se aestetika është studimi filozofik i së bukurës, i asaj të bukure që qëndron në vetë formatin e të shkruarit të tij, që hera-herës kapërcen ndonjë risk, dhe hera-herës hyn në një aradhë me emra të njohur. E pra, pra…, rrëshqitja e ndonjë lapsusi, apo ndonjë nevojë korrektuese, tingëllon mirë apo keq, kjo nuk është ndoshta shumë e rëndësishme për të krijuar mesazhin aestetik, sepse në një formë e në një tjetër autori me vetë angazhimin. Etij juridik, artistik dhe funksional i bën dytësore të tjerat. A është proza ​​e këti autori poetike apo jo, sikurse retorika ndjek shumë kurreshtje kreative?

Minush M. Hoxha, sikurse Nabokov shkruan një gjuhë shumë të ndjeshme, prekëse, mjaft sensuale. Nëse do ta lexoni „Ti, s'i ke bërë detyrat“ dhe më pas do të lexoni, për shembull, diçka si e folura dhe memorja e autorit që cituam paralelisht, natyrisht do të na mirëkuptoni në këtë pikë. Por kemi ndryshime në shije. Shijet janë si puna e supës në tryezë. Përshembull, Dostojevski nuk duket se është i interesuar për atë tas supë, ndërsa librat e DH Laërence janë të mbushura me detaje të imta, pothuajse impresioniste, po aq mund të them se edhe Henry Miller nuk është, ndërsa shkrimi i autorit Minush M. Hoxha është midis, pra një rrokës i disa shtresave aestetike, të cilat e bëjnë një supë të mirë në një tryezë të shtruar nga forma aestetike, dhe moderne e të shkruarit.

 

Tiparet

 

E themi këtë se nga leximi i kahershëm dhe nga mënyra e njohurive shprehëse në krijimtarinë e tij, sikurse dhe tek prurja e re, Minush M. Hoxha nuk e vë në dyshim thelbësoren se çfarë nënkuptojnë tiparet stilistike dhe formale në letërsi. „Ti, s'i ke bërë detyrat“ është në një udhë të mbarë me rrugën në letërsi dhe shkrim, pasi elementet stilistike janë përdorimi i cilësdo prej teknikave të ndryshme për t'i dhënë një kuptim, ide ose ndjenjë ndihmëse fjalës, ose të shkruarit të këtij libri me mjaft interes. Autori në këtë libër përfshin forma dhe teknika ngjashmërie, metafore, sinekdokë (dhe kjo ndodh tek „Ti, s'i ke bërë detyrat“ kur një pjesë e një diçkaje përdoret për t'iu referuar së tërës), por autori jo pak herë ndalet tek ky libër edhe tek personaifikimi, karaktonimi (kjo është kur emri i një personazhi tek „Ti, s'i ke bërë detyrat“ ka një kuptim simbolik), po aq dhe tek alegoria, imazhet dhe shumë të tjera.

 

Struktura

 

Struktura formale e librit të autorit Minush M. Hoxha, pra struktura formale e „Ti, s'i ke bërë detyrat“ i referohet formave të një teksti të plotë, që edhe pse me një gjuhë të thjeshtë, na shpie në një moderim njohurish. Në radhë të parë, një tekst i tillë është i mirëpritur në shtratin e letërsisë. Sidoqoftë, ky tekst, edhe për arsye të vetë terminologjisë dhe formës strukturore mund t'i referohet gjithashtu edhe atyre që bëhen përcaktuese dhe didaktike si nga përkatësia e gjatësisë së rreshtave, strofave ose kantove në poezi, si dhe fjalive, paragrafëve, ose kapitujve në libër. Për më tepër, struktura të tilla të dukshme si dialogu kundrejt narracionit konsiderohen gjithashtu tek ky libër si pjesë e strukturës formale. Autori tek libri i tij më i ri përfshin edhe historinë dhe komplotin, edhe strukturën e komplotit, edhe kthimin në prapavijë, edhe nëntekstin, edhe parathënien, edhe aluzionin, por dhe vetë dhe historinë e kornizës, jo thjesht të asaj kornize që detajon që në kopertinë të librit, por të vetë kornizës ku shpërqëndrohet dhe shtjellohet memorja e autorit.

 

Mbyllja

 

Duke e përmbyllur, dua të them se këtë shkrim e kisha përgatitur, si një hyrje në librin e tij, si një parathënie e dedikuar me kërkesën e autorit, por që për arsye të tjera, ngarkese dhe kohe, dhe për një mirëkuptim të gjerë publik, vendosa ta rishkruaj e ta botoj së pari tek „Fjala e Lirë“ në Londër dhe revista „Albanian Post“ në Mbretëri të Bashkuar, pikërisht si një formë dedikimi dhe mirrënjohjeje për një bashkëpunim të sinqertë kolegësh ndër vite. Kjo dhe për një respekt për profesionin e tij të nderuar, për moshën, njohuritë, respektin që ka krijuar dhe gëzon dhe penën e tij që nuk e ka lënë në ndonjë pijetore, kafene, apo diku gjetkë në Pejë.

Kështu të gjithë gjërat e tjera së fundi shkojnë të konkludojnë tiparet stilistike dhe formale që na japin mundësinë të nënkuptojmë strukturën e prozës dhe të fjalisë. Le ta themi më thjesht në konkludim, se ndërsa njihet që Heminguei është një shembull i shkëlqyeshëm i stilit dhe tipareve formale me fjalitë e tij të shkurtra, ku disa shkrimtarë mund të marrin një faqe të tërë për të përshkruar një skenë sikurse është Steinbek, në qasjen midisëse Minush M. Hoxha ka zgjedhur të qëndroj përkatësisht në rrugën e tij ndërmjetëse. Minush M. Hoxha tregon së pari se është në gjendje të përshkruaj kompleksitetin duke përdorur fjali të ndyshme për shkak të njohurive të tij dhe asaj më thelbësores që varion midis stilit dhe substancës.

Kësisoj Minush M. Hoxha ka bërë detyrën e tij me „Ti, s'i ke bërë detyrat“ atje në mes të Blirëve të ndjeshëm të Pejës, duke na dhënë mundësinë të shkojmë hera-herës në melodicitetin e një natyre tërheqëse, të një shoqërie qytetare, tipike e të civilizuar shqiptare. Tashmë i mbetet detyrë tërësisë, shumicës të shkoj në detyrën e vetë që „Ti, s'i ke bërë detyrat“ të udhëtoj në të gjithë libraritë e të nënkuptohet pse forma retorike e tij, e pra ku emeton retorika e titullit të këtij autori të respektuar nga Peja.

156 views3 comments

3 Comments


Kur një emër, një krijues erudit e i gjithanshëm, i hyn analizes se një libri, i hynë një vështrimi kaq të thellë e kaq të gjithanshëm, si mund të quhet ndryshe pos respekt i një krijuesi e emëri fisnik. E vërteta se, miqsi jonë ka një përvojë më të gjatë e nga kjo një alleshveresh arti e tej, më të begatë, mirëpo, kundrimi kaq serioz e i përkushtuar i z.Fatmirit, sikur jipen dhe më lartë se një miqsi nga më parë. Jam vërtetë për të mirë i befasuar kur, pa njohtimin paraprak e tek ka dijtur se cila është ajo që më nderon, z.Fatmiri, ,,kryenëveti" ia ka hyrë dhe tek e ka mbërthyer katërciprisht ,,Ti si ke bërë detyrat" duke…

Like
Guest
Aug 28
Replying to

Ju falenderoj për komentin dhe natyrisht e meritoni analizën Respekte.

F. Terziu

Like

Guest
Aug 28

Kur një emër, një krijues erudit e i gjithanshëm, i hyn analizes se një libri, i hynë një vështrimi kaq të thellë e kaq të gjithanshëm, si mund të quhet ndryshe pos respekt i një krijuesi e emëri fisnik. E vërteta se, miqsi jonë ka një përvojë më të gjatë e nga kjo një alleshveresh arti e tej, më të begatë, mirëpo, kundrimi kaq serioz e i përkushtuar i z.Fatmirit, sikur jipen dhe më lartë se një miqsi nga më parë. Jam vërtetë për të mirë i befasuar kur, pa njohtimin paraprak e tek ka dijtur se cila është ajo që më nderon, z.Fatmiri, ,,kryenëveti" ia ka hyrë dhe tek e ka mbërthyer katërciprisht ,,Ti si ke bërë detyrat" duke…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page