top of page

Fatmir Terziu: Kur them 'kultura, nuk e kam fjalën për…


Kur them 'kultura, nuk e kam fjalën për…

Nga Fatmir Terziu

 

Shqipëria e pas 90-ës ka qenë sa e magjepsur për t'i bashkëngjitur botës perëndimore aq sa ka qenë vetë shoqëria Perëndimore e magjepsur nga ‘kultura’ për dekada. Kur them 'kultura, nuk e kam fjalën për artet. Nuk i referohem, pasi sot „kultura“ i referohet një force që supozohet se përcakton kush jemi dhe madje edhe vlerën tonë morale. Të qenit i vetëdijshëm për ndjeshmëritë kulturore dhe respektimi i kulturave të tjera konsiderohet thelbësore sotnë Perëndim. Por si ka ndodhur kjo dhe si jemi ne me hapin e të tjerëve në këtë pikë?!

Kjo gjendje u shfaq në fund të shekullit të 20-të, kur një humor i pesimizmit zbriti në Perëndim, i provokuar nga një kombinim i luftërave botërore, Holokaustit, degradimit të mjedisit dhe një ndërgjegjësimi në rritje për të metat e shoqërive perëndimore, si bashkëkohore ashtu edhe historike, falë kolonializmit, racizmit, seksizmit e kështu me radhë. E gjithë kjo çoi në atë që u quajt, në shkallët filozofike, dështimin e projektit të iluminizmit, ose të humanizmit eurocentrik, liberal. Më pas, ky dëshpërim u bë një pakënaqësi e përgjithshme me vetë qytetërimin perëndimor.

Duke parë këtë nënkuptojmë vetë atë „magjepsje“ shqiptare të këtyre tre dekadave, jo thjsht në atë që e cituam më lart, por dhe në këtë hap, në këtë takt të „kulturës“ Perëndimore me këtë rast. A nuk po ndodh njësoj me atë zell, dhe me atë magjepsje dhe kjo që tashmë ka shumë nënkuptime, si në poltikën demokratike, ashtu dhe në përditësi, atdhedashuri, që do të thotë në realitetin e sotëm braktisje të atdheut, sensus të dyshimtë, përllogaritje ekonomike të shthurrur, e më tej tek një shoqëri që ka humbur besimin. Kjo ngjan si në vitin 1968 kur me pushtimin sovjetik të Çekosllovakisë, iu dha një goditje vdekjeprurëse çdo shprese për një alternativë ndaj mënyrës së jetesës kapitaliste perëndimore, e gjetur në komunizmin e stilit sovjetik ose variantet e tij. Kështu ajo që sillej atëherë prej komunizmit na ka dhënë të nëkuptojmë atë që mjaft sot e theksojnë e edukimi dhe shkollat në komunizëm kishin sukses, dhe se atëherë u ngritën shkollat ​​gjuhësore dhe antropologjike që i kushtonin rëndësi parësore gjuhës dhe kulturës.

Që atëherë, ne jemi bërë të dashuruar me idenë se kultura, në vend të arsyes, formëson mënyrën se si ne mendojmë, flasim dhe jetojmë. Ky ‘kult i kulturës’ përforcoi refuzimin tashmë ekzistues të kulturës perëndimore, dhe bashkë me të një nderim të shoqëruar të kulturave joperëndimore.

Ky faktor i tillë, akoma më shumë tek brezi i ri, ai brez që ka lindur pas 90-tës, mbetet si një ekzaltim i ekzotikës dhe i „Tjetrit“. Tjetri në këtë rast për këtë brez, edhe kur thuhet diktatori, është absurd, është i pakuptueshëm, është thuajse inekzistent. E si mund të kuptohet ndryshe një komunikim mediatik i shtypit të lirë, në raprortimet që bëhen sot në Shqipëri për rastin e Onkologjikut? Një mjeke, pa hyrë në të thella me këtë „kulturë“ kërkon larg problemit që bën zhurmë, anën „estetike“ të qasjes. Ajo e ngre zërin para medias dhe kërkon që të mos i paraqiten fotografi që ia deformojnë staturën e imazhit fizik. Pra ajo dhe tërë ajo pjesë e dukshme dhe e padukshme e shoqërisë, me faj, apo pa faj, ndalet tek 'siguria kulturore', nënkupto qasjen estetike.

Kjo shprehje, 'siguria kulturore', kombinon mjeshtërisht fetishizimin tonë të kulturës me besimin tonë në brishtësinë e mendjeve. Ajo gjithashtu pasqyron mentalitetin e atyre që ndjekin kultin e kulturës. Ata mendojnë se kulturat janë si artefakte të çmuara për t'u mbrojtur me çdo kusht. Besimet e tyre duhet të respektohen dhe të pranohen, edhe nëse kjo përfshin sanksionimin e atyre që vlerave që i përcakton Ligji dhe Kushtetuta. Për sa kohë që një Tjetër i supozuar shihet se përfiton, atëherë kjo mund të konsiderohet edhe e lavdërueshme. Të vendosësh jetën e Njeriut në „zero“ është larg asaj që nënkuptohet, por që bën alarmin e këtyre tre dekadave, jo vetëm tek rasti i Onkologjikut, ndërsa të bësh njerëzit të mërziten ose ofendohen, natyrisht, janë tabu të mëdha në kulturën tonë gjithnjë e më primitive.

Sidoqoftë po të lexosh teori dhe të shohësh kanalet televizive me sytë e Tjetrit, duket se kulti i sotëm i kulturës fillon me premisën se të gjitha kulturat janë të barabarta. Por në mënyrë perverse, përfundon në përfundimin se kultura jonë është në thelb mëkatare dhe e keqe, dhe e të gjithëve është fisnike dhe e drejtë. Nga fillimi në fund, ky mendim është i gabuar. Kjo të shpie tek Hiper-tokenizmi.

Hiper-tokenizmi në Shqipëri me kohë i ka pushtuar zgjedhjet.  Ata që shikojnë televizor me kujdes, veçanërisht reklamat, do të jenë të vetëdijshëm për hiper-tokenizmin që dominon tani ekranin e vogël. TV në përgjithësi është shumë më i larmishëm etnikisht sesa Shqipëria në tërësi. Aty e ka kryevendin Tjetri. Tjetri është si ai metri, më saktë metri i rrumbullakët në xhepin e muratorit që kur duhet ti hapet, kapet pas butonit metalik dhe bën inatçiun e momentin. Pas kësaj muratori i lodhur, i raskapitur, zë e kërcënon dhëmbët dhe .. natyrisht shan deri tek pragu i derës. E kështu gjuha që prodhon ky metër sipër murit a vetë tullës ia kalon vetë vlerës së kulturës. Kur them 'kultura, nuk e kam fjalën për…Nënkuptojeni si të dëshironi!

26 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page