top of page

Fatmir Terziu: Kur një mesazh zemre krijon diskurs për thelbin e një teme


Fatmir Terziu: Kur një mesazh zemre krijon diskurs për thelbin e një teme


Nga Fatmir Terziu

 

Dikush mund ta quaj një gjë të thjeshtë. Një urim rutinë. Një urim për ditëlindjen e bashkëshortes, gruas, shoqes së jetës, por edhe me dhjetëra togfjalësha të tjerë për hir të së vërtetës. Por e vërteta është pak më e thellë, më e ndjeshme, më mesazhëdhënëse dhe me një thellësi ndjenje të përjetshme. Ja si shkruan Prof. Zeqirja Rexhepi për bashkëshorten e tij Prof. Zejnepe Alili Rexhepi: „E dashura grua, Nepi! Sot është 16 janari, ditëlindja jote. Shpresoj që kjo ditë e veçantë të jetë ogur i mirë për të realizuar gjithçka që të do zemra! Të uroj një ditë plot surpriza të këndshme!“

Dhe përtej këtyre fjalëve pjesa tjetër është sfondi i një fotografie, që jo rastësisht është i tillë. Në pamje të parë të dy protagonistët. Dy duar që natyrshëm mbajnë dy gota të mbushura. Shikimi i fokusuar në kameran që fikson, dhe një sy tjetër që në një moshë tjetër nga këndi mbi oxhak, sigurisht me diskursin e vetë fotografisë së fiksuar vite më parë, dhe asaj që fiksohet në atë moment, shkëmben fuqinë e kësaj dite, me Andrën e zemrës së tyre. Një fotografi me një ambient të ngrohtë, ku zjarri në oxhak pasqyron detajin tjetër, dhe dritat që i japin nuancën e ndërlidhur urimit. Pra të gjithë pajtohemi kur themi se thelbësorja, pra e gjitha në këtë kontekst është një mori diskursive që plotëson mijëra nënkuptime mes thelbësores „Gëzuar Ditëlindjen!“ Bukur! Askush nuk do të kishte dyshimin më të vogël. Është një urim zemre. Një urim i një force, i një disipline. Urim i një preambule që na shpie tek e veçanta, tek thelbi: Kur zotëroni mendjen tuaj, ju zotëroni jetën tuaj!

Urime ditëlindjen: Prof. Dr. Zejnepe Alili Rexhepi dhe  Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi
Urime ditëlindjen: Prof. Dr. Zejnepe Alili Rexhepi dhe Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi

Një urim i tillë i vërtetë, vërtetë i thjesht, është një lidhje me forcën e një displine, një ligjësie të drejtë. “Më i madhi nga të gjithë ligjet është ligji i zhvillimit lart. Sipas tij, ndër shumë gjëra, njerëzit bëhen më të mençur ndërsa plaken dhe shoqëritë përmirësohen.” -  do të shprehej Krishtian Boue. Dhe më shumë me një përafërsi do të shtonte mendimin e tij John Hay Allison, kur thekson se „E vërteta është disiplina e asketit, kërkimi i mistikut, … masa e të drejtëve, mësimi i të përulurve dhe sfida e Natyrës. Të gjitha këto të marra së bashku përbëjnë Ligjin e Universit.“ Kjo na ndihmon të mirëkuptojnë thelbin, arsyen e mesazhit përtej thjeshtësisë, arsyen e sinqeritetit të disiplinës dhe normës së vetë jetës, edhe në një ditë të tillë të veçantë. Aty është roli i mendjes dhe i aftësisë së njeriut për të kontrolluar mendimet e tij, pra duke i bërë të rrafshtë, të pëlqyeshëm e të kuptueshëm nga të gjithë.

Përgjatë epokave, mësues të mëdhenj kanë përshkruar rëndësinë e mendjes dhe të aftësisë së njeriut për të kontrolluar mendimet e thëna, thotë Buda: “Mendja është gjithçka; ajo që mendon, dhe që bëhesh”.

Nëse doni të kuptoni kuptimin e shprehjes „Kur zotëroni mendjen tuaj, ju zotëroni jetën tuaj“, është e rëndësishme të kuptoni atë që vetë ai mesazh i thjeshtë, ajo pamje e fiksuar dhe ai ambient mirëdashës i një dite të tillë është një diskurs më vete, është vërtetë një disiplinë. Është shumë e rëndësishme për një ditë tillë ditëlindjeje, që pos Tjetrit, është dhe për veten tuaj, për familjen tuaj, fqinjët, të njohurit, kolegët, në fakt për gjithçka që lidhet me vetë ditën që të sjell në jetë, me vetë udhën e jetës të plotësohet me këtë disiplinë, me këtë dashuri që shkon nga Tjetri për Tjetrin e udhës së jetës!

Aftësia për të uruar Tjetrin dhe për të interpretuar saktë urimin që del nga zemra varet kryesisht nga një mendje e hapur. Kjo mendje hap më shumë dritë dhe më shumë dritare në rëndësinë e dritës shpirtërore në jetën tonë, si dhe fuqinë e mendjes, duke thënë: „Të mëdhenj janë ata njerëz që shohin se shpirtërorja është më e fuqishme se çdo forcë materiale, se mendimet sundojnë botën“.


Urime ditëlindjen poete Zejnepe Alili Rexhepi, urime dhe Gëzuar Prof. Zeqirja Rexhepi dhe ndoshta pas shumë vitesh një arsye tjetër më detyroi të ndalem tek kjo ditëlindje. Njohja jonë në Sarandë në ditët e Triremës Poetike Joniane, që organizonte „Mjeshtri i Madh“ Agim Mato, më pruri në memorje të paharruar ditën kur gjaku im nuk pushonte së rrjedhuri çurk nga hunda. Dhe ju si askush tjetër me makinën tuaj më transportuat për ndihmën e parë, së pari udhës në Gjirokastër, pastaj në Elbasan. Edhe kjo e thjeshtë? Ndoshta…, por shumë njerëzore, shumë thelbësore për të kuptuar e mirëkuptuar se e gjitha buron nga mendja dhe zemra, e kur bëhet e tillë çmimi më i madh e meritor është meritorja Njeri. Atë ditë unë u operova. Dhe gjatë kohës që ndejta në Spitalin e Elbasanit, shikoja mesazhet në telefonin tim… kishin kaluar qidra e qindra… ishin urime ditëlindjeje…

 
 
 

2 Comments


Guest
Jan 16

Zeqirja Rexhepi

Falemnderit miku Fatmir Terziu ! Vlerësimi i Juaj na jep motiv për jetë dhe për punë!

Like

Guest
Jan 16

Timo Merkuri

Veçse ju përshëndes për këtë shkrim shpirtëror Fatmir Terziu , bashkohem dhe unë me vlerësimin që u bëni miqve tanë të përbashkët, duke përfituar nga rasti të shtoj dhe urimet e mia për poeten dhe studiuesen elitare Zejnepe Alili Rexhepi. Urime , edhe njëqind vjet plot bardhësi fati.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page