top of page

Fatmir Terziu: Kur kujtojmë veprën e Sheuki Rroji


Prof. Dr. Fatmir Terziu: Kur kujtojmë veprën e Sheuki Rroji

 

Një emër disi i lënë në hije ka kapërcyer paksa vitet e „harresës“, por vepra e tij, përkushtimi dhe mundi i tij ende rrjedhin memorjeve kristale të bardha vlerash për brezat. Ky ishte, është dhe mbeti një njeri i penës, intelektual i librit dhë studimit, i përkushtuar i gjetjes së të bukurës në gërmadhat e shekujve. Sheuki Rroji është një emër që ka mbetur në obituarin e SHBA-së por që ka vendlindje Shkodrën. Ai erdhi në jetë nga dy prindër që kishin një prejardhje tregëtare në 12 Prill 1924. Që në gen, Samije dhe Xheladin Rroji, dy prindërit e tij të shtrenjtë e edukuan me rrjedhën e tregëtisë dhe dashurisë për njeriun aty në zanafillë të Rrojve të Perashit. Ai ndërroi jetë në SHBA në vitin 2005.

Sheuki Rroji punoi si mësues. Një herë i pushuar, pastaj u rimor. U diplomua në Universitetin e Tiranës me sistemin e korrespodencës. Punoi gjithe jetën në fshtra. Me vendosjen e demokracisë më 23 maj 1992 iu dha titulli „Mësues i Merituar“.

Në vitin 1970 u thirr, përgatiti dhe kumtesën „Faringalja H“ për në „Kongresin e  Drejtshkrimit“, por nuk u lejua të shkonte si rezultat i luftës së klasave. Më pasoj si rrjedhë e kësaj ishte dhe ndalimi që iu bë për të mos shkruar në organet e shtypit të kohës së monizmit.

Deri në vitin 1996 atij i numëroheshin më se 350 artikuj të ndryshëm me karakter shoqëror dhe enciklopedik të cilët u shtuan shumë e më shumë më pas dhe që tashmë përbëjnë fondin e publicistikës së tij. Në fushën e gjuhësisë ka përgatitur disa monografi si „Faringalja H“; „Etimologji e fshatrave Lezhë“; „Fshati Gjadër“; „Rreth apelativit gur“; „Rrojt e Shkodrës“; e mjaft të tjerë. Ai ka prurë dhe na ka lënë një thesar të madh me „Shpjegime termash“; fjalë nga latinishtja dhe greqishtja, „Aforizma“; „“Aforizma tematike“; dhe „Aforizma dhe sentenca nga latinishtja“.

Sheuki Rroji  ka shkruar poezi të shumtat nga të cilat disa panë dritën e botimeve, ka botuar fabula dhe mjaft vlera të tjera. Në fushën epërkthimve nga frëngjishtja ka përkthyer romanin „Poli e Virgjinia“ me autor A. Batons Rompus, ka përkthyer qindra anektoda, poezi nga Hygo, Prydom, Bodler, La Fonteni, La Bryier, Aleksadër Dumas, Verlen e shumë të tjerë. Ai ka prurë nga italishtja Xh. Leopardin, Ungaretin, Montalen e shumë të tjerë.

14 views0 comments

Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page