top of page

Fatmir Terziu: Kur gjen fisnikërinë e burrërisë dhe traditës me fjalët e urta edhe në pak minuta


Kur gjen fisnikërinë e burrërisë dhe traditës me fjalët e urta edhe në pak minuta


Nga Fatmir Terziu

 

Nga fotografia e varur në mur, duket qartë se ka lindur aty ku dielli godet fort. Pigmentimi është i pasur dhe i dendur. Kjo më tregon se udhët e jetës nuk kanë qenë aq të lehta. I bëshëm, i mbajtur, fisnik, e burrëfjale qëndron në këmbë dhe buzëqesh (Janë punët e Zotit dhimbjet, ndoshta do të thotë me këtë buzëqeshje. E shoqja në shtrat, i biri, Ladi me testin e gjatë të shërrimit nga një sëmundje e gjatë). Duket sikur tashmë përfundon testin tim optik dhe e shfaq dhimbjen si një gëlltitje në brendësi. Pastaj, duke ndjerë më tej se sa një vizitë, vizitën time (këtë rast me shokë e miq të tjerë me vete), ndjehet se mbetet në pëshpëritjen e ligjshme të solidaritetit të një miku të njohur vetëm nga zëri në Whatsap:

- Mos u shqetëso. Mos i hiqni këpucët. Është në rregull. Ju keni vendin tuaj të shlirët në këtë kënd, në këtë odë, në këtë vënd. Kjo është arsyeja pse djemtë e mi nuk mungojnë asnjëherë realisht, në këtë hapësirë të mikpritjes, dhe kur nuk janë fizikisht. Por le ta mbajmë këtë mes nesh, apo jo? Djemtë e mi janë gjithnjë, e përditë mes shokëve e miqve të tyre e të mitë, kur ata nuk janë fizikisht këtu përditë. Janë me respektin e miqve dhe shokëve që kanë anembanë. Janë me fjalën e burrit, fjalën që u kam mësuar qëkur ishin të vegjël: „Shokët dhe miqtë kurë mos i ndani nga vetja!“

Në odën e pritjes Vata: Esat Vata dhe Fatmir Terziu, Tetor 2024

Sigurisht, kjo që do të qëndrojë mes nesh! Kush përveç një miku, mund ta kuptonte thelbin filozofik të kësaj fjale. Dhe mirësjellja e tendosur e thinjave në portretin e pasqyruar të ngjashmërisë së fotografisë në mur të sjell vitet në një grusht sekondash. Dhe pritja monotone e diellit të Tetorit që rrëshket nga dritaret i ndriçon dhe fjalët, dhe i shtjell më tej hallet, pritshmëritë, lutjet, llafet. Fjalët shkojnë në kanalin e vetë. Shkojnë sikurse dita dhe nata dhe shtrëngojnë duar e respekt sikurse di të bëj mrekullisht, miqësisht, një burrë kaq fisnik si Esat Vata. Dhe duke e kthyer vlerën e një tradite të mikpritjes në një zakon sa modern dhe postmodern, na afrohet nga e reja e shtëpisë Uiski dhe Red Bull. Dhe duke ecur përpara, tashmë ulemi përballë njëri-tjetrit. Dhe duke gërmuar në jetë ndjehemi të barabartë. Në skajin tjetër të mendimit tim personal, më ndjek një udhë tjetër, një prorosi tjetër, një fjalë ende e gjallë, edhe pse më vjen në hapësirë dhe është diku lart e më lart se sa e mbaj në memorje, është fjala e babait tim që më udhëzon ende me atë që gjej pikëtakim në këtë odë, në këtë Fjalë Burri të vlefshme, dhe përditë e përditë më të vlefshme.

E tres me kujdes foton me sytë e mi jugorë, topa drite, në mblatën time dhe me dëgjesën e thjeshtësisë mbërrij tek fjala e urtë, mendimtare, e pjekur dhe jo e mërzitshme e kreut të kësaj shtëpie emërmadhe, që ka kaluar jo thjesht derte e halle, por që me urdhërin e shqiptarit në gjak mban shekujsh patriotizmin lart. Nga Presidenca për këtë rast ka dhe një dekoratë, për një pinjoll të fisit të nderuar, por kjo do kohë tjetër për tu treguar.

Nga e majta në të djathtë: Daman Sinani, Fatmir Terziu, Lad Krashi, Esat Vata, Lad Vata.

Sot është dita e një bisede të veçantë me një burrë kaq fisnik e të radhë. Ai flet dhe hedh vështrimin sa tek miku im në krah të djathtë, një patriot tjetër Çam, që ka një jetë të tërë në Elbasan, ekonomistin e lartë Daman Sinani, që pas një bisede del se njihet me një tjetër Vatë, dhe sa herë me atë që kam në krahun tjetër, por që është për këtë familje dhe një mik tjetër i veçantë. I flet me respekt, Lavdrim Krashit, duke iu drejtuar i dashur Deputet. Më pëlqen ky vështrim depërtim shikimesh në tërësi. Besoj se edhe e Zonja e Shtëpisë, e shtrirë në shtratin e saj të bardhë borë, që sapo ka kaluar operacionin e vështirë po e përcjell mirë. Ladi hera-herës kërkon leje tek shtylla e shtëpisë dhe flet sikur nuk do t'ia dij për ndonjë dhimbje.

Në këtë orë, në atë çast, dhe me siguri në çdo të tillë rast, aty ka vetëm buzëqeshje dhe fjalë, ka bardhësi shpirti, sikurse reflekton muri, dhe ajo që del ëmbël, e pjekur dhe mjaft didakte nga Fjala e një Burri. E kur koha ka domethënie të pakta, kur fjalët pushtojnë si hieroglife gjetjet e „zbulimeve“ të veçanta në harta, natyrisht ti si mik, si triokitës respekti në atë shtëpi, e ke të vështirë të shkëputesh aq lehtë e aq lehtë nga biseda dhe mikpritja që të bën Esat Vata. Por e gjitha mjafton të përfundoj me shtrëngimin e duarve në dhomën tjetër, ku ndodhet e Zonja e Shtëpisë, që për arsyet e operacionit e ka të pamundur të lëvizë… Aty zemrat bëhen një, dhe askush nuk ka më shumë zë, ka dëshirë, urim të shtrenjtë që ajo të shërrohet shpejt.

E kështu si nga moti e nga hera, burri i lartë, fisnik, e me urtësitë e larta, Esat Vata, del e na përcjell mes përqafimesh tek dera. Urojmë jetëgjatësi për të dhe lehtësim dhimbjesh për Zonjën e tij. Ladi, sikurse e kuptuam nuk kërkon asnjë shenjë të flasë prej sëmundjes së pakti. E kështu ikim dhe mbajmë ende në makinën tonë deri në Elbasan bisedën që gjetëm, mbollëm dhe që do ta mbajmë edhe për disa kohë më gjatë. Faleminderit miku im dhe i mjaft miqve të mbarë që na ushqeve me vyrtyte të larta, i respektuari Esat Vata!

158 views4 comments

4 Comments


Guest
Nov 13

Daman Sinani

Nje vizite tejet mbreselenese qe JU i dashur FATMIR,e keni pershkruar kaq mjeshterisht,sa nuk shkeputtesh dot..E rralle si kjo vizite ,si nga qellimi i vajtjes ne FAMILJEN VATA,si nga i zoti i shtepise ESATI,ZONJA E TIJ e semure ne shtrat ,djali qe fliste aq me edukate edhe pse e kishte "VRARE"u FRIKEN E SEMUNDJES SE GJATE..nusja e shtepise qe nuk u ul nje sekonde duke na nderuar me qerasjet tradicionale,,e deri tek deputeti LADI KRASHI,aq i goditur idealist ne botkuptimin objektiv pa ankthe e inate ,me nje humor politik qe edhe te vdekurin e ngrinte nga varri,e njihte dhe e pasqyronte demokracine me dashurine e shqipetarit e KOLORIN ANGLEZO PERENDIMOR...e aq me teper kur bashke u thelluam ne…

Like

Guest
Nov 13

Fatmir Terziu, pwrshkrimet e situatave dhe personazheve i sjell te gjalla para lexuesit si rrallekush tjeter.

Like
Guest
Nov 13
Replying to

Faleminderit, por lutem shkruani emrin kush jeni... Respekte.

Like

Guest
Nov 13

Ildije Xhemali

Shkrimet tuaja të bukura lexohen shpejt.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page