top of page

Fatmir Terziu: Kur Flutura Hida çonte peshë sallat e Maqedonisë

Kur Flutura Hida ngrinte peshë sallat e Maqedonisë

Nga Fatmir Terziu

 



Në qershor të vitit 1980-të në Tetovë, Gostivar, Kumanova, Shkup, Shtip, Prilep, Resnjë, Dibër e Madhe e disa salla të tjera të Maqedonisë së asaj kohe u durtrokit fuqishëm një këngëtare nga Elbasani. Edhe pse e cilësoni amatore, edhe pse ishte saldatatore me profesion dhe me kohë të plotë në ish Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, ajo krahas një djaloshi pesëmbëdhjetëvjeçar, do të duartrokitej fort e fort. Më shumë se 1500 spektatorët e sallës së Shkupit do të ngriheshin në këmbë kur ajo këndoi „Këngën e kurbetit“.

Dhe kështu këngëtarja do të vihej në siklet dhe vetë drejtuesit e Ansamblit amator „Isuf Myzyri“, pasi e kishin vështirë të përballonin thirrjet edhe një herë, edhe një herë, edhe një herë… Por, këngëtarja Flutura Hida, kishte marë forcë më shumë, e më shumë oshëtiu me talentin e saj, thuajse të lindur. Flutura Hida e këndoi këngën disa herë dhe sa herë që e këndonte sallat ngriheshin peshë.  

Ishte koha kur Shqipëria nuk e njihte emigracionin (kurbetin), por kurbeti në ato vite në ish Jugosllavi, më së shumti për shqiptarët që jetonin në republikat e saj, ishte i vetmi burim jetese në të shumtën e rasteve. Kjo e bënte sallën, apo më saktë vetë këtë këngë dhe këtë këngëtare të pasionuar të zgjonte vëmendje të madhe.

Flutura Hida në këtë tur të thirrur nga Shoqëria Kulturore-Arstistike e Tetovës, këndoi krahas të mëdhenjve të këngës elbasanase dhe shqipe, Albert Tafanit, Zeliha Sinës, vëllezërit Demir dhe Mehdi Zena, e pa harruar violinistin Sulkuqi…

 

Më shumë së shpejti…

8 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page