top of page

Fatmir Terziu: Hysni R. Mehmeti e quan këtë shkrim „Udhëpërshkrim“



 

Autori Hysni R. Mehmeti e quan këtë shkrim Udhëpërshkrim. Në thelb ka më shumë se një kuptim. Më shumë se një përmallim. Dhe kjo shenjohet me diskursin e tij, pra të vetë shkrimit, përkushtimit, dhe me shenjën e veçantë të përmallimit. Kjo e fundit përtej veçorisë i përket diksursit shoqërues të fotografisë. Një diskurs që sheshton kuptimin me përqafimin. E ky përqafim nuk është i radhës, por përqafimi i babës. Autori e citon kështu dhe mbetet një citim i rallë: „Të ikja pa e përqafuar babën, do të ishte mëkat i madh!“

Kështu ky diskurs i vërtetësisë mbetet themeli i vetë diskursit të fotografisë me shkas. Dhe kur shkon më tutje nuk është thjesht në këtë rast vetëm një puthje. Një puthje nuk është thjesht një puthje - ajo mund të thotë shumë më tepër. Njerëzit mund t'i referohen shumë gjërave, vlerave, dëshirave, dashurive, por me përqafimin e babës, ky dikskurs ia kalon tërë aradhës. Me qendër në fokusin e babës së tij autori i këtij udhëpërshkrimi dhe i fotografisë me babain etij mbetet edhe një autodidakt në fotografi deri në në rikrijimin e diskursit të tij në art. Udhëpërshkrimi i tij dhe fotografia që është ekspozuar krijon jo thjesht një mendim të paramenduar, por një mesazh të bukur, të artikuluar me shije dhe edukatë të lart, që në vetvete miliona fjalë të tjera i përcjell dhe i mbart.

Në prurjen e Mehmetit, ai nuk ka si një qëllim të na veçoj si kujtim fotografinë me babanë e shtrenjtë të tij, por një mesazh ndoshta më të madh se vetë fakti i tillë. Vetëm kur ai lexohet në këtë udhëpërshkrim ka të tretur atë që ka si qëllim.

Mehmeti eksploron shprehjet dhe vlerat e respektit, por edhe të strukurat e realitetit përmes fjalëve të përzgjedhura dhe imazhit që u referohet subjekteve të rinj dhe të vjetër. Është gjithashtu një histori në përmallim të babait të tij dhe lidhjes së përjetshme mes tyre. (Fatmir Terziu)


Ja dhe leximi origjinal i autorit…

 

 

Udhëpërshkrim:

    U sosen ditët, u mbusha me shuarjen e mallit për përqafimin e babes, u mbusha me ujin dhe rrezet e ngrohta të detit shqiptar, u mbusha me kafenete, u mbusha me punët te shtëpia e dryosur, u mbusha dhe me ,,veprat e jashtzakonshme të (,, inxhinierve“) tanë që po e shëmtojnë ç‘do gjë që ju del perpara…!

Të ikja pa e përqafu baben do ishte mëkat i madh( e kaloj më leht çarjen e zemres ), por jo, baba duhet perqafur, se di sa na jep jete I PLOTFUQISHMI JONË!

Të ikja pa e përqafu baben do ishte mëkat i madh( e kaloj më leht çarjen e zemres ), por jo, baba duhet perqafur, se di sa na jep jete I PLOTFUQISHMI JONË! E dhimbshme shumë, dielli përvelues i Artë i shtatorit sikur donte t‘mi thante lotet që si ndalja dot, Sytë e fisnikut tonë të lagur qull, por qe nxirrnin fjalët më të ngrohta nga thellsia e tyre:,Udha e marë djalem, Zoti t‘bekoftë! Nãna pa fryme, pa asnjë fjalë, sikur e mallkonte atë kohë kur na mori, edhe këtë kohë që po i merr me vete shumicen.

 Heshtje deri te kufiri që na lidhë me barbarët e ballkanit! Mirëdita, ju drejtova policit tonë, një burrë goxha në moshë, por dukej fisnik, më shikoj dhe ju hap fytyra, thash me vete ç‘pat ky me mua, apo ju duk floku im i prere keq, sepse në Kosovë një lloj prerje bëhet kudo, por jo polici më pyeti: A KE VIZATU KETO DITE GJË?! Gati asgjë, ju pergjigja me një krenari, ouuu dikush po mi shikooka punimet e mia!! Polici llapjan( Podvorica ) me uroj rrugë të mbarë, pastaj te polici i anes tjeter që ishte i vrenjtur në fytyrë mi kontrolloi dokumentat dhe pa e nxjerr asnjë fjalë ma bëri me shenjë që të vazhdoja rrugen! Doganieri ma kontrolloi makinen, nuk u fut në detaje, se do t‘ma merrte vajin e ullirit që e kisha blere në Llogara dhe një tjeter dhuratë nga miqtë tanë në Durres( Gjini ), por më pyeti nga e flisni gjuhen serbe, ushtar isha në Krushevc, ju përgjigja! Tashi nuk kemi ushtri më siç ishte, me tha doganieri që më shumë ngjante në genin shqiptar se sa në diçka tjeter! Mirë që po dobsohen forcat ushtarake i thash unë, duhet të jetojmë në Paqe! Ashtu është mu përgjigj ay dhe më Uroi rrugë të mbarë!

  I kaluam gjithë ato fshatra ku gjithcka fliste shqip, gjithçka sikur i kerkonte banorët e Saj që dikur ishin përzën nga trojet e tyre shekullore( KASTRATI, STUBLLA, GËRGURI, STATIVCU, ARBANASI, TULLARË, …..), arritëm në qytetin Prokuplje, dukej që ishte me halle të mëdhaja, por autoritetet kishin menduar për qytetarët më shumë se sa ata zotrinjtë tanë në Kosovë.

  U ndaluam te TREGU I GJELBËR për kuriozitet, çdo gjë ishte me prodhime vendore, por në dallim me ato që i kemi në Podujevë ay treg lënte shumë për t‘dëshiru, nuk ika pa ca kokrra domate dhe ca nga ato specat Chili, çmimet më të larta se sa te ne. Në furren e Parë më priste byreku me spanaç, ishte shuumë i shijshëm, por mua më duhej një thikë për t‘i prerë domatet që i kisha blerë! Zonjë a ma shitni këtë thikë më duhet në rrugë e sipër? Më vjen keq, por nuk mundemi, ja dyqani atje mbrapa! Ishte goxha larg, në rregull i thash, faleminderit!

  Te makina një zâ gruaje: Zotri, ja thika, ju duhet! Nuk i mori lekët e tyre, më la përshtypje gjesti tepër miqsor i asaj zonje. E kaluam shtetin me teritor gjigand dhe me toka teper pjellore për tu futur në BOTEN E LIRË ku puna dhe të drejtat e njeriut janë leitmotivi i jetes së tyre!

MIRË U PAFSHIM KOSOVË!

Northeim (D), 29 shtator 2024

82 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page