„Hilal Food Centre“ në Kilburn High Road „shtëpia“ e shqiptarëve
A ka dikush tashmë nga shqiptarët e Londrës që nuk e njeh pronarin e „Hilal Food Centre“ në Kilburn High Road. Natyrisht që mund të jenë fare të pakët ata që nuk kanë bërë rrugëtimin e tyre në supermarketin në fjalë për të blerë ushqimet dhe produktet shqiptare, dhe që nuk e kanë ndjerë të flas me ta si vëlla, si mik, si shqiptar i vërtetë. Ky është një fakt. Ky është një realitet. Dhe më tej sa herë e kemi parë vetë këtë mik të sinqertë e të vërtetë të shqiptarëve që të u vij në ndihmë njerëzve të thjeshtë, vetë familjarëve.
Në një kohë të tillë kur çdo gjë shkon në rritje, kur çmimet të japin një tronditje, respekti i tij mënjanon fitimin dhe gjithnjë u bën ulje. U bën ulje dhe mikpritje. Është i tillë i lindur nga vetë jeta, i rritur nga vetë eksperienca. Ndaj ata që e njohin, dhe ata janë shumë e shumë gjithnjë thonë se e kanë vëlla, e kanë mik, e kanë njeri të zemrës së tyre. Kjo na bën të ndjejmë thellë resepktin që na shfaqet si një material i shtrenjtë i formës më të lartë diskursive.
Tashmë gjithkush e di se „Hilal Food Centre“ në Kilburn High Road është në kuptimin më të mirë figurativ „shtëpia“ e shqiptarëve. E themi këtë se aty sipas proverbit shqiptar, „gjen dhe qumësht dallëndysheje“. Kjo gjë nënkupton faktin se që nga krijimi, që nga fillimi i këtij supermarketi nën drejtimin e tij kishte një pasqyrë të qartë të jetës shqiprtare, të kuzhinës shqiptare, të nevojave që kanë familjet shqiptare në Londër. E kështu aty nis që nga kripa e mbaron tek produkti më i ri që prodhon e sjell në sy të shqiptarëve dita.
„Hilal Food Centre“ në Kilburn High Road „shtëpia“ e shqiptarëve është një „Shqipëri e Vogël“ në qendër të Londrës, ku ushqimet dhe produktet shqiptare konkurrojnë në cilësi e çmime me të gjithë produktet e tjera të Botës. Pra, produkte ‘Made in Albania’ janë prej vitesh tek „Hilal Food Centre“ në Kilburn High Road. Për shqiptarët e Londrës, dhe të Britanisë së Madhe, disa vjet më parë, do të ishte një Ëndërr Britanike, por për britanikët duket se është një Realitet Shqiptar. Me optimizëm e doza inkurajuese çdokush tashmë vlerëson agrobizneset shqiptare me nota maksimale, duke i cilësuar impresionuese dhe mahnitëse, dhe për vetë faktin se ato janë burimi ku merr jetë kjo sfidë e madhe e ushqimit dhe produktit shqiptar që vjen e konsumohet në ishullin Britanik.
Krahas kësaj duhet shtuar se vetë Produktet Cilësore Shqiptare Rrisin Reputacionin e Shqipërisë në Britani të Madhe, pasi tek ky supermarket nuk janë vetëm shqiptarët që kërkojnë produkte cilësore shqiptare, por dhe etnitetet e tjera, ashtu sikurse ndodh që vetë shqiptarët në jo pak raste shijojnë dhe kërkojnë të provojnë produkte të shteteve të tjera, sidomos të Ballkanit. Ndaj është mirë që piku i sezonit të prodhimit të fruta-perimeve të shihet mirë nga instancat përkatëse që të ketë më shumë hapësirë ligjore dhe në Mbretëri të Bashkuar. Përshembull shalqin, pjepër, mollë, dardhë, fiq, rrush, domate, kastraveca, kunguj, patëllxhanë e speca, mashurka e bamje shqiptare nëse do të hynin në seszon në Londër natyrisht do të ishin një nga pikat ku do të sfidoheshin dhe më të fortët. Të gjitha këto fruta e perime janë pjesë e menusë sonë të përditshme, ndaj duhet me patjetër që të krijojnë udhë të reja ligjore drejt Britanisë.
Duke parë faktin se nga viti në vit, prodhimet shqiptare të fruta perimeve po shndërrohen në më të kërkuarat e tregjeve europiane për shkak të cilësisë së certifikuar të tyre ashtu si edhe shijes së vërtetë të tyre, ato duhet të jenë padyshim dhe në Britani të Madhe.
Kur dihet fakti se eksporti i fruta-perimeve shqiptare (megjithë luftën për konkurrencë nga vendet fqinjë të Shqipërisë) është konsoliduar dhe sa vjen e rritet, në tregun e brendshëm shqiptar ka një kaos përsa i përket vendeve ku shiten prodhimet vendase dhe ku është më e garantuar cilësia e tyre, ndaj duhet parë mundësia e lidhjeve tregtare jashtë, sidomos në BM. Kjo do ta shtonte akoma më shumë lidhjen e padiskutueshme tashmë të shqiptarëve me „Hilal Food Centre“ në Kilburn High Road.
Comments