top of page

Fatmir Terziu: Hamit R. Oruçi arsimtari që i fali rininë arsimit shqip


Hamit R. Oruçi arsimtari që i fali rininë arsimit shqip

 

Prof. Dr. Fatmir Terziu

 

Nata nuk i vuri gjumë në sy atë vit. Ishte vera e vitit 1968-të kur postieri i asaj kohe trokiti në derën e madhe të Ramadan Oruçit në Trebisht Bala të Rrethit të Dirës në atë kohë. Letra ishte me tre vula dhe duhej dorëzuar, sipas ligjit të asaj kohe në dorë të të zotit të shtëpisë. I zoti i shtëpisë, ato ditë ishte në Elbasan dhe kështu postieri e mbajti letrën edhe një javë tjetër në çantën e tij deri sa i zoti i asaj letre, të kthehej nga Elbasani. Dhe menjëherë pas kthimit ai e mori letrën në dorë, e hapi dhe nuk u besonte syve. Komiteti Ekzekutiv, Seksioni i Arsimit të Rrethit dhe Dega e Kuadrit të asaj kohe e kishin emëruar mësues në Trebisht. E kështu shtatori, data 1 e atij muaji e gjeti duke rrjeshtuar nxënësit e shkollës. Hamit Ramadan Oruçi, djaloshi i pashëm dhe shumë i talentuar do të jepte mësim në atë shkollë.

I lindur në 21 shtator të vitit 1947 ai do të festonte ditëlindjen e tij të njëzetë e një në mesin e kolektivit pedagogjik dhe kështu ai po hynte ngadalë në armatën e arsimtarëve, dhe intelektualëve që i dhatë jetë Gjuhës Shqipe në një fshat dygjuhëfolës. Që në ditët e para të tij si mësues ai tregoi aftësi të veçanta e talent në mësimdhënie. U vlerësua fill pas dy viteve si mësues me aftësi të mëdha pedagogjike dhe pasi plotësoi katër vite mësues në Trebisht ai mori shpërnguljen dhe filloi mësues në Papër të Elbasanit, pasi tashmë dhe tërë familja e tij ishte vendosur në qytetin e Elbasanit, ku i ati, Ramadan Oruçi ishte specialist në disa vepra të rrëndësishme.

Kështu pas katër viteve të punës mësues në Trebisht atij iu deshën dhe shtatë vite të tjera të punonte si mësues në Papër, deri sa më pas u emërua drejtues në një nga sektorët e NTSH-së së Elbasanit, pikërisht në sektorin e tregëtisë që mbulonte fashtrat e Elbasanit. Ai shërbeu deri në fund të jetës së tij në këtë pozicion, pra deri në 27 dhjetor 1990-të kur ai ndërroi jetë nga një sëmundje që iu përshkallëzua dhe ia shkurtoi mjaft plane të tjera.  

Hamit R. Oruçi edukoi një familje të shëndoshë dhe la pas fëmijët e tij të cilët më pas u përkujdesën dhe u udhëzuan në rrugët. Ejetës falë zonjës së tij që iu përkushtua akoma më shumë familjes. Edhe në kohën kur Hamit R. Oruçi punonte në treëgëti ai ishte në fillim në sektorin e investimve dhe thuajse gjatë gjithë kohës ishte më së shumti me hallet e Ndërrmarjes.

Gjatë muajit tetor të këtij viti, pra 2024, udhëtova nga Qafë Thana në drejtim të Pikës Doganore së Trebisht Xhepishtit, që lidh Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe u ndala aty pikërisht ku dha mësim ai për katër vite, dhe atje ku ai lindi dhe e kishte shtëpinë e tij. Tek ish shtëpia e tij koha kishte bërë një tranformim të jashtëzakonshëm dhe aty, pikërisht ku kishte lindur ai nuk ekzistonte më asnjë shenjë shtëpie. Aty ndjeva një dhimbje të madhe.

Me pak fjalë, pashë edhe aty sikurse e tërëajo botë të ishte kthyer në një xhungël, ku ferrat dhe gjëmbat, erozioni dhe rrëshqitjet, ikja masive dhe braktisja, bëjnë harakiri me vendin dhe historitë e atij vendi, në atë xhungël aty ku ne të gjithë po vrapojmë drejt diellit, të ngatërruar në tendinat e rregullave të padukshme. Me ne, nga rrënja deri në majë, si gjethet e zhytura në pluhur dhe kalbje, kulturat tona vendase rëndojnë dhe rrëzohen. Në betejën e madhe për mbijetesë dhe rritje, kjo larmi e gjelbër e traditave dhe gjuhëve, besimeve dhe mentalitetit të brendshëm derdhet në mënyrë të pashmangshme në vjeshtën e rrëmbyer të zhdukjes globale. Përpjetë, drejt dritës së ndezur të suksesit, shpresat tona të pandërprera mbeten. Të gjithë bëjnë të njëjtën zhurmë në thatësirën e besnikërisë së tyre ndaj depersonalizimit. Dhe pastaj ato shkërmoqen në pluhur, të dërrmuar në nxitimin e veprave të reja arrogante.

Nga brezat që kanë mbetur në Trebisht, por dhe nga ata që mprehin lapsin ndonjëherë të shkruajnë për njerëzit e intelektualët e atij vendi nuk ma merr mendja se janë kujtuar, apo të kujtohen se pena dhe letra janë për të shënuar të ndodhurat reale të vjetra në qasje të reja. Me këtë kontekst vendosa të sjell në memorje këtë intelektual të veçantë, këtë djalosh simpatik në rininë e tij që bëri emër falë përkushtimit dhe aftësisë së tij.

Por si e kam njohur unë Hamit R. Oruçin

 

Kur fillova mësues në Gracen të Elbasanit binte shi. Dhe në rrugën kryesore që bashkonte Elbasanin me Tiranën, në krye të fshatit ishte Dyqani me Artikuj të Përzier, ku ishte shitës Sabri Sallaku. Dera ishte embyllur dhe unë bashkë me dy të panjohur qëndruam nën strehë të dyqanit, për tu mbrojtur nga shiu dhe për të pritur ndonjë makinë të rastit, se atëkohë ashtu kemi udhëtuar ne mësuesit e fshtarve. E ndërsa dera u hap e pashë me kujdes dhe ai më pa me shumë vëmendje.

-Ti je Fatmiri, … ?

-Po, po…

-E mora vesh aty brënda në dyqan, shitësi më tha se do të vij një mësues i ri se Nazmi Beqari, Shefi i Kuadrit, i kishte thënë se duhej ta priste për të marë dokumentacionin. E kur më tha se ishte ti qëndrova vetë të të takoja…

E kështu më pas, pasi ai vinte çdo muaj për kontrolle nëpër dyqani unë takohesha herë pas here dhe bashkë ndërtuam shoqëri dhe miqësi, jashtë tjerave që na bashkonin si familje. Dhe gjithnjë biseda shkonte në këshilla dhe mendime të ndryshme. Ai shpesh më thoshte: „Të jesh vetvetja këto ditë është e barabartë me vetëvrasje sociale. Janë mijëra praktika të civilizuara të shpikura me qëllimin e vetëm për t'ju bërë të ndiheni rehat mes të tjerëve, dhe me kaq sukses, saqë përfundoni të pyesni veten nëse ai person i përsosur, me ndryshimin e shtrembër, është akoma ju, apo është ndonjë i huaj?“ dhe unë atëherë tundja kokën, por e dëgjoja me shumë vëmendje, pasi dëgjoja dhe shikoja se ai ishte me mjaft reputacion në atë zonë dhe kishte krijuar emër dhe shoqëri të mirë e të shëndoshë.

Kështu e njoha nga afër dhe ndjeva njeriun që fitonte respektin me seriozitetin e tij dhe me përkushtimin ndaj punë dhe detyrës. Hamit R. Oruçi ishte njeri i fjalës dhe besnik i vlerave dhe respektit ndaj njeriut dhe punës.

56 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page