Hajredin Gjeta, një talent që i bën nder folk-traditës shqiptare
Nga Fatmir Terziu
Sot ka ditën e shënuar të lindjes një prej zërave më të njohura dhe më të vlerësuara të folklorit muzikor nga treva e Gollobordës, Hajredin Gjeta. Kushdo që është marrë në një mënyrë ose në një tjetër (qoftë si studiues ose si muzikant praktikues) me folklorin muzikor shqiptar, pashmangshëm e ka dëgjuar këtë zë ose të paktën pjesë të tij. Vështroi paragrafët e ngushtë, të qartë, të shkëputur analitikisht nga timbri i tij dhe, si të thuash, përzemërsisht të kushtuar vlerës më të bukur të këngës shqiptare që i është bërë pjesë e udhës së tij, qëkur ai u bë një zë brilant në bankat e shkollës së mesme të Bashkuar „Elez Koçi“ Ostren i Madhe dhe më pas në konkurrime të ndryshme, ku habiste dhe më të mëdhenjtë e kohërave, këngët. Etë cilëve dhe cilave ai i këndonte me një ton e timbër të fortë muzikor. Këndoi këngë dhe u udhëhoq nga melodi instrumentale të njohura e të famshme e më pas u ndoq deri në skajin më të largët nga radioja, televizioni e të gjitha llojet e mediave, duke u bërë kështu një ikonë e zonës që e lindi dhe e rriti në rrugën e tij për tu përpjekur të gjente rrugën e lehtë se nga vinin gjithë ato energji që e bënë atë tashmë të jetë në majën e emrave më të dashur të këngëve tipike, tradicionale, popullore. Hajredin Gjeta ndoqi shembujt muzikorë duke u përpjekur të kuptonte se si tingëllonin në të vërtetë dhe mendoi se i kuptonte mirë që në moshë të re, që në kohë kur mësuesja e tij e muzikës Sere Llagaçi, që vinte nga larg me bashkëshortin e saj mësues të matematikës, Ismail Llagaçi, apo dhe të tjerë të Shtëpisë së Kulturës, që i dhanë dorën një talenti që natyrisht nuk zhgënjeu, por nderoi të gjithë. Prindërit e tij, njërëz të vetëdijshëm për djalin talent, bënë të pamundurën që të forconin besimin dhe dashurinë. Ekëngës tek vetë ai, edhe pse kohërat, si kohërat gjithnjë kishin ndonjë „kleçkë“, që ky talent të mos kishte shansin të shkonte më lartë në auditore.
Studiuesit, drejtuesit e emisioneve televizive, gazetarët, ata që e dëgjojnë dhe shkruajnë për të, sot nganjëherë habiten në vetvete, se si ka mundësi që një talent kaq i madh të mos jetë në lartësinë që meriton si mjaft emra të tjerë. Ai i ka edhe njohuritë për vlerat e folklorizuara dhe se ka dhe dashurinë dhe fortësinë e karakterit të tij artist ti nënshtrohet mrekullisht burimit të tij origjinal teorik, edhe kur autori i tij shumë shpesh nuk përmendet dhe as nuk njihet. Megjithatë, një nga arsyet është se ky talent, ky këngëtar mjaft i dashur edhe në mesin. Ekomunitetit shqiptar në Britani të Madhe e më gjerë, nuk është vetëm rezultat i i udhës së tij të kahershme, por dhe i vlerave të përditshme që ai ka, mbart dhe i përcjell me kulturën e vlerën e mirësjelljes që zotërron që në origjinë. Ai, pra Hajredin Gjeta, është thirrur në jetë të këngës, që ti japë jetë të gjithëve me këngët e tij, nga thelbi i një epoke të tërë në lëmin muzikor dhe vetë muzikës që sot ka më shumë se kurdoherë ka nevojë për një zë kaq didakt dhe brilant - dy rreshta që shkojnë paralelisht me atë që ai përfaqëson realisht në fakt.
E para prej tyre, tradita muzikore, të cilën e pranojmë si nisje nga përmbledhjet e këngëve popullore të Dibrës, dhe që më vonë u shpalos në mjedisin frytdhënës të shkollës së asaj kohe dhe të kulturës që meriton mirënjohje, dhe që sot ndjek me ndërgjegje, përmbledh dhe kurorëzon frutin e asaj udhe të gjatë, ku në fillim këngët e Arif Vladit, Caje Peleshit, apo Lirije Rashës ishin si filiza të rrinj në udhën e bukur bahçevane të këngës që ia hapte talenti i dhuruar nga Zoti për të.
Tendenca e dytë është vrulli dhe dëshira që Hajredin Gjeta, udhëhoqi në shkallë të gjerë të hapësirës që iu përkushtua mes lëvizjes së dedikuar për folklorin e dashuruar dhe kërkimi i pamjes së tij rajonale, me krijimin e mëvonshëm midis tyre të ideve për stilet e ndryshme të performancës muzikore-folk që ai në repertorin e tij në mënyrë të vazhdueshme dhe të ndërgjegjshme i reziston këtij trendi të sotëm, ku kënga popullore ka shkuar në destinacion të paditur hera-herës.
Dhe nëse diku ka probleme me fluksin zanor të këngës, sikurse ndodh me dialektet folklorike muzikore, që rriten edhe më shumë falë pasioneve të pakontrolluara të sotme, tek Hajredin Gjeta, e gjitha vjen e pastër, origjinale, tërheqëse, jetike dhe e ushqyer nga hapësira e pastër e fushave folklorike muzikore që vijnë nga dy tema të rëndësishme që në mësimin e lëndës "muzikë popullore", ose "folklor muzikor" në institucionet e arsimit të mesëm dhe të lartë. Me zhvillimin dhe rritjen e aksesit të teknologjive (që përkon me konfirmimin e trajnimit të akademikizuar dhe të standardizuar të interpretuesve që mund të tregojnë "si specialistë" performancën e një, ose një tjetër stoli karakteristik, kapje, etj.) përmbledhjet e shembujve të shëndoshë në mënyrë të përhershme dhe të qëndrueshme i bëjnë peizazhet zanore të rajoneve të ndryshme të rehatshme për njeriun modern, dhe me plotë gojën mund të themi se këtu hyn sot padyshim edhe vetë Hajredin Gjeta. Tek ai, intervalet e "papastra" të sistemit natyror nuk nuk ekzistojnë, se ai e di se do të na irritojnë veshët, dhe do të na ngatërrojnë kalimet "joritmike" për veshët tanë tashmë të stërvitur midis zgjatimeve hemiolike dhe diplazike. Me një talent të tillësikurse është Hajredin Gjeta, ne nuk do të dëgjojmë kalimin përmes disa tinguj/ngjyra zanoresh në një ton të gjatë, ne ndihmohemi nga shoqërimi-harmonizimi e mjaftë të tjera që vijnë nga aspekti profesional, pasi kur ndodh ndryshe e gjithë kjo i distancon gjithnjë e më shumë idetë dëgjimore për folklorin e zonave të ndryshme nga ajo që është baza e problemit të dialekteve muzikore-folklorike. Hajredin Gjeta, është një pemë që sjell fruta në të gjitha dialektet dhe që i përket një udhe të shëndoshë e të bukur folk-tradicionale, ndaj jo më kot ka në repertorin e tij gjithë Kombin anembanë.
Commentaires