Sot të gjithë e dimë: Greta Kadare Teta është një nga poetet që bën emër me lirikat e saj, poezitë e saj, thjesht dhe pa zhurmë, por që ka lanë në jo pak raste mjaft gjurmë. Por edhe nëse kjo njohuri është disi e padiskutueshme sot, njohja nuk ndodh përnjëherë, megjithëse ekziston iluzioni, se dalja e saj si një poete ndodhi pothuajse menjëherë në debutimin e saj të tillë, të sinqertë, të thjeshtë, modest e jashtë kontekstit të zhurmës së „rreptë“. Prandaj, duhet të shpalosim rrëfimin letraro-lrik të afirmimit të saj gradual dhe afatgjatë në një poezi të qartë, në një lirikë jo thjesht me varg, por me melos të mjalttë e të paqtë. Kështu emri i saj do të djehet edhe më shumë në mesin e poeteve dhe poetëve të tjerë elbasanas, shqiptarë e ndoshta dhe më larg.
Deri në vitin 2019, vit në të cilin u botua nga Shtëpia Botuese „Nacional“, që drejtohet nga poeti i mirënjohur, botuesi dhe publicisti, Dr. Mujo Buçpapaj, libri i saj i parë me poezi „Shtjellë“, Greta Kadare Teta njihej vetëm nga një rreth i ngushtë, nga rrethet letrare, nga rrjetet sociale, nga shkolla ku ajo punonte. Greta Kadare Teta ka lindur në Tiranë më 11 prill 1965. Studimet e larta i ka mbaruar në Universitetin "Aleksandër Xhuvani në Elbasan dega Mësuesi. Prandaj pak vetë e dinin se krijimtaria e saj e ka zanafillën që nga koha e fëmijërisë, dhe kjo zanafillë gradualisht është shndërruar ndër vite në pasion. Poezia për të, është frut i dashurisë dhe përvuajtjes, të cilat, që të dyja janë udhët e saj.
Pikërisht gjatë gjithë kësaj udhe jetike dhe poetike, gjta të gjithë shtigjeve udhërrëfyese dhe krijuese, gjatë këtyre dekadave bëhet ky evidentim dhe konfirmim i qartë, tashmë e i saktë, meritor dhe optimist afatgjatë i veçorive të saj stilistike dhe karakteristikave tematike të poezisë së saj. Ajo duket se mjaft poete të tjera endet në fushat e simbolizmit. Greta Kadare Teta mbetet kështu edhe në mesin e njerëzve me mendje të njëjtë nga koleksioni „Shtjellë“. Në leximin e parë, poezitë e saj të krijuara më pas nuk ndryshojnë shumë nga poezitë e këtij vëllimi. Greta Kadare Teta i vendosi poezitë e saj të para në përmbledhjen me një titull domethënës dhe vetë ato u rrëmbyen nga kjo shtjellë për të rigjeneruar mendime të tjera, për të rimbjell, poezi të bukura që në fakt ajo përditë e koha-kohës i përcjell në rrjetet sociale e më gjerë.
Vetë botimi i përmbledhjes „Shtjellë“ është një nga paraqitjet paraprake më domethënëse të Shtëpisë Botuese „Nacional“. Kështu e përshkruan krijimin e saj, vetë botuesi.
Ky përshkruan ka dimensionin e tij, i cili si çdo përshkrim është një rrëfim tipologjik, realistik, poetik. Përkufizime të tilla si stoicizmi (Greta Kadare Teta është padyshim një nga mishërimet e krijimtarisë poetike elbasanase që i përket kulturës së moralit njerëzor), vetëbesimi, pavarësia janë në thelbin e saj. Shpesh poezia e saj është e aftë të mbivendos tre dukuri, tre artefakte të jetës së saj letrare: dominimi, frymëzimi, jetikja. Tek të tre këto artefakte mbetet thelbi i poezisë së kësaj poete që kërkon shumë për të tjerët dhe fare pak për vete.
Comentarios