top of page

Fatmir Terziu: Fjalë për Halil Ramën


Fjalë për Halil Ramën.

Fatmir Terziu

 

E vendosa këtë titull në tekst për të paktën dy arsye. E para është se kolegu im Rama dhe unë njihemi për më shumë se 30 vjet dhe, siç do të bëhet e qartë, kemi parë shumë bashkë. Kjo na ka çuar nga kolegjialja në miqësore. E dyta është se ai vetë e përdorte gjithmonë këtë mënyrë më sublime të komunikimit dhe nuk ishte një aderues shumë i vendosur i tonit formal brenda kolegjialitetit të rrugës. Në fund, synimi im është të paraqes në këtë shkrim diçka që lidhet më shumë me zhanrin e kujtesës, sesa me ndonjë kanun shkencor. Dhe këto janë takimet tona të përbashkëta me gjëra nga realiteti shqiptar të pas viteve '90.

Koha kur u takuam ishte puna si gazetar tek „RD“. Koha që në fakt na kishte vendosur përpara një risi të re, që shkrimet ndoshta dhe them kështu kishin një arsye më të mirë të njohjeve me njëri-tjetrin, pena-penën, sikurse do të thuhej pa zbritur kompjuteri në redaksitë e gazetave. Halili kishte një rast të mirë, falë angazhimit në politikë, në një krah me shkrimtarin Teodor Laço, i cili njihet për vlerën e penës së tij, apo dhe me Prof. Dr. Arjan Starovën, një ekonomat i profilit të lartë të shkrimit, koncentrimit filozofik të mendimit, dhe për më shumë me njerëz që kishin njohuri të profilit të kënaqshmën. Pra ishte shkrimi dhe shkrimet. Interesi i përhershëm për këtë çështje në fakt e bëri komunikimin tonë disi të pashmangshëm. Duke filluar punën në „RD“, shumë shpejt nisën dhe njohjet e tjera, siç quhej atëherë zgjerimi i lidhjeve shoqërore dhe profesionale. E kështu mes të tjerave dhe me ato probleme të lidhjeve shkrim-politikë, natyrshëm sjell vëmendjen për takimin tim të parë me Laçon. Më kujtohet se ky ishte në një kafene, ku ishte vendi ku shumë syresh shkonin për kohën e lirë dhe për biseda. E aty ishte dhe Halil Rama. Që në fillim të bisedës, u kuptua se unë dhe kolegu im nuk kishim vetëm interesa të përbashkëta shkrimore, por edhe rastësi të tjera. Tema e autorëve të ndaluar na çoi menjëherë në një kritikë të koherave që po shuheshin. Laço tregoi një autor tjetër të lënë pas dore dhe të harruar. Por ndryshe nga shumë të tjerë, veprat e tij ishin në dispozicion tashmë për mua, sepse kishte një fond të tij në arkivin bibliotekor. Dhe përmes dokumenteve u gjetën edhe libra të çuar në bibliotekën e arkivit. Unë i fola për disa të tjerë, për disa libra ndryshe…, që i rekeshin fateve tona dhe historisë.

Interesimi i Laços për këtë pjesë të historisë ishte i dukshëm. Në mosmarrëveshjen e tij me letërsinë racionale, ai madje u bë një mbrojtës i vendosur i tezës se tema nuk është historia e institucioneve, por historia që u duhet edhe institucioneve, pasi fjala institucione është thjesht një rusizëm, ku një koncept që vjen nga thellësia e shkencës.

E kështu me këtë shkas njohja shkoi më tej. Ndërsa u thelluam në njohje, koha ishte kundër të gjithave, dhe ne na u ndanë rrugët sërrish. Unë me torbën në krah mora rrugët e hapësirës së lirë, ndërsa Halili ndryshoi mendje dhe mori diplomën e Juristit. E kështu pas shumë vitesh u ritakuam në promovimin e librit tim „Kritika Ndryshe: Një vëzhgim në prozë dhe poeziVëllimi i I-rë që u promovua nga Qendra Kulturore e Ministrisë së Kulturës, që drejtohej nga Dr. Mujo Buçpapaj, në prani të një mase të madhe shkrimtarësh.  Më pas shkas ishin librat dhe shkrimet, miqtë dhe letrat. Sot është Parrathënia ime për librin e ri të Halil Ramës….

 

Pozitivitetit, nga përditësia tek libri, modeli stimulues për brezat

 

Një nga mënyrat e ndërtimit të një libri me shkrime të përditësisë dhe përkushtimit ndaj personave, aktiviteteve, vlerave dhe mjaft të tjera nga këto është dhe libri më i ri i shkrimtarit, publicistit dhe gazetarit Halil Rama „Mjeshtër i Madh“.  Në këtë libër del në pah pena e mprehtë e vëzhgimit dhe seleksionimit diskursiv të Ramës, ku ravijëzohet e sotmja tek shoqëria dhe e nesërmja tek post-shoqëria. Në fakt është shoqëria që ne pikëtakojmë dhe vëzhgojmë dhe post-shoqëria si një diktat i demokracisë.

Në këtë kontekst nëkuptojmë se ne jetojmë me ndjenjën e një bote të mbushur me një shumëllojshmëri të paimagjinueshme mundësish për përsëritje, në një botë të konceptuar si joreale, virtuale dhe për rrjedhojë ndoshta ideale. Të rrethuar nga kriza e përhapur e kuptimit, duke empatizuar përvojën dhe jetën e dikujt tjetër përmes mediave sociale, ne planifikojmë që nëse asgjë nuk është reale, atëherë gjithçka është e mundur. Dehjen e vetëkënaqësisë dixhitale, duke na kthyer nga konsumatorë të thjeshtë me mendje hedoniste në pazare për pronarët e korporatave të dualitetit, ne e sigurojmë me shumë dëshirë lirisht, me idenë e vetme për ndjekjen më të shpejtë dhe të papenguar të kënaqësisë kalimtare në hapësirën dixhitale. Të gjitha sipas shënimeve të Halil Ramës rrëfehen se vijnë dhe sillen si diskurse më vete nga pëlqimi ynë, informacioni juaj, dhe kështu ai i parathotë lexuesi si autor që të gjitha këto vijnë nga angazhimi juaj, nga heshtja juaj, nga veprimi juaj, pra edhe nga ju vetë. Jo më kot Karl Sagan shprehet „Nëse do të jetonim në një planet ku asgjë nuk ka ndryshuar, nuk do të kishte nevojë të bënim asgjë. Nuk do të kishte asgjë për të menduar. Nuk do të kishte impuls për asgjë. Nëse do të jetonim në një botë krejtësisht të paparashikueshme ku gjërat ndryshojnë rastësisht, ose në mënyra tepër të ndërlikuara, ne nuk do të ishim në gjendje t'i kuptonim ato.“

Dhe kështu nënkuptojmë se tërësia e figurave që krijohet nga realiteti dhe mesazhet që përcillen, si në rastin e mesazheve optimiste nga dy ish-presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Moisiu dhe Sejdiu, kushtuar Kosovës, ne jetojmë mes modernitetit dhe mërzisë dixhitale. Moderniteti në fakt, na siguron pjesë të mëdha të mërzisë dixhitale, me të cilën jemi të detyruar të përballemi çdo ditë, duke qenë vazhdimisht vigjilentë në ndërtimin e profilit të vet pozitiv dhe pozitivizues, me shpresën se ai do të pranohet edhe nga të tjerët si një i jonë identitet i vërtetë i ri, dixhital. Edhe pse shpesh jo aq të shkolluar digjitalisht në kohët moderne. Duke i besuar tepër teknologjisë, ne e fuqizojmë atë, duke u bërë sipas dëshirës një pjesë integrale e qytetërimit të vetëdijes së kolonizuar. Ne përpiqemi të realizojmë përvojën tonë sociale të dixhitalizuar si kapital vetëperceptimi i vetë-mjaftueshmërisë, përmes prodhimit dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të përvojave sociale, që në të vërtetë përfaqëson dogmatizmin modern injorant mendjengushtë të ngritur në një kult. Me këtë rast Rama shkëput formatin e realitetit nga ajo që i përcillet dixhitalitetit, dhe seleksionon „rolin e dy presidentëve Moisiu e Sejdiu si ndërtues urash të komunikimit për paqen midis popujve“, gjë që e bën edhe Pëllumb Xhufi, apo dhe media në funksionin të kësaj që cituam më lart, pa rënë në kurthin e deformimit të demokracive mediatike.

Dhe çfarë na siguron kurthin e demokracive mediatike me të meta, në të cilat ëndërrojmë se kemi siguruar rëndësinë dhe një vend në përjetësinë dixhitale? Sidomos përshtatja pa dhimbje me “normalen e re”, me shoqërinë e lidhshmërisë sociale. Dhe a do të çojë tendenca e kufizimeve të reja, të shumëllojshme dhe të ndryshme ndaj njerëzve në botën reale në “migrimin” e tyre drejt virtuales, diçka si “turma organizuese” moderne? Me siguri simbolet, mesazhet, autoritetet, rregulloret, ligjet, reputacioni dhe pushteti do të detyrohen t'i nënshtrohen përshtatjes së shpejtë të perceptimeve të reja në mënyrë që të kuptohen. E kur bëhet fjalë për autoritetet dhe reputacionin jo më kot Rama thekson se „Federata e Paqes Universale Shqipëri, e përzgjodhi Prof. Dr. Sali Kurtin, „Mjeshtër i Madh“ dhe „Qyetar Nderi i Matit, ndër gjashtê mijë e pesëqind ambasadorët për paqe të Shqipërisë dhe Kosovës, për ta vlerësuar me titullin “Personaliteti i vitit”, titull ku që aplikohet për herë të parë nga ky institucion prestigjioz ndërkombëtar, ku ndodheshin edhe ish-presidentët Moisiu e Sejdiu.“

 

Realiteti


Realiteti i pafalsifikueshëm në të cilin jemi zhytur, duke sunduar në dekadën e dytë të shekullit të 21-të, na siguron një plejadë përcaktuese të fenomeneve unike shoqërore. Sepse nëse në fillim ishte korrektësia politike, atëherë filluan të viheshin në pikëpyetje strukturat hierarkike të qeverisjes, të shtetësisë, të komunitetit dhe të marrëdhënieve familjare, ideologjia gjinore, të drejtat e të padrejtëve, barazia dhe uniformiteti u ritreguan në mënyrë të modernizuar dhe konjukturale. Bota e re e guximshme, përmes normales së re të imponuar, filloi të kënaqë me forcë dhe me pretendime pasionet e reja me sfida e goditje të përhershme kundër pushtetarëve, por gjithnjë duke kërkuar të reja, duke copëtuar dhe shkëputur lidhjet shoqërore. Voyeurët i quajtëm ndjekës, ekzibicionim - influencues, duke krijuar një jetë të përditshme mosveprimi, për të cilën autori shkon te figurat, personalitetet, si dhe të thënat e të pathënat e tyre në lidhje me jetën dhe famijen, në lidhje me gëzimin dhe hidhërimin bashkëshoqërues të jetës, si në rastin e Luna Methasanit, që zbuloi shumë të panjohura për gazetarin e mirënjohur Defrim Methasani, apo dhe për faktorin „bilbil“ të këngës popullore dibrane Liri Rasha, që me koncertin recital “Kënga ime”, u qas para publikut jo vetëm si mbretëresha e këngës popullore dhe qytetare dibrane, por e prezantoi biografinë e saj krijuese, edhe si këngëtare e shumëtalentuar, edhe si kantautore, me repertorin e saj mjaft të pasur.

Në thellësi të shkrimeve të përditësisë së Ramës, dhe atyre që futen në këtë libër, duke pasur privilegjin që më parë ti botojmë në Londër në mediat tona, „Albanian Post“ në print dhe Fjalaelire.com mnë formatin e përditshëm dixhital, ndjejmë se përpjekjet kulturore dhe ideologjike kanë filluar të përparojnë brenda vetë strukturës së demokracisë. Analiza kritike e diskursit neoliberal tashmë kërkon edhe një formatim të tillë të lirisë së përzgjedhjes dhe seleksionimit në përgjigje të pyetjes se "Kush është arbitri i sotëm i marrëdhënieve me publikun?". Kjo natyrshëm vjen në një kënd tjetër diskursiv ku lexuesi është i lirë të gjej veten edhe duke lexuar në këtë libër për nderimin që vazhdon të bëhet për “Nderin e Kombit” Rrahman Parllaku, për Mbretëreshën e skenës dhe ekranit Margarita Xhepa, që mban titujt “Artiste e Popullit”, “Nderi i Kombit”, dhe Urdhri i Lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", ndërsa festoi me madhështi 90 vjetorin e lindjes, për Prof. dr. Bujar Kapexhiu, “ Nderi i Kombit”,  që më 22 Mars festoi 80 – vjetorin e ditëlindjes,  për zonjën Nadire Karadaku, si bashkëpunëtorja më e denjë, redaktorja dhe botuesja e dhjetëra librave të bashkëshortit të saj, shkrimtarit të mirënjohur Shefki Karadaku, apo dhe në formatet artistike të kritikës si tek librat e Shefki Karadakut, apo tek kriza e leximit në romanin “Dimri i librave” të Bashkim Hoxhës, tek letërsia ndryshe e poetes dhe kritikes Emmy Krosi, për tre librat e Eda Mirit, për prozën e Dogjan Dervishit, për Prof. Dr. Hajri Shehun, legjendat e Gorës në librin e Namik Dokles, për  tre librat e Dilaver Kurtit, për atë që autori e quan rezistenca në burgjet fashiste të Italisë, kontributi në njësitet guerile e formacionet partizane dhe burgosja nga diktatura e dy vëllezërve të familjes Keçi, Stomatologjia në Shqipëri nga lashtësia deri në ditët tona, vështrimi analitik historik i shërbimit stomatologjik, vepër me vlera shkencore e Prof. As. Dr. Nazmi Koçit, për studimin e Dr. Manushaqe Shehu, e mjaft të tjera që sjellin komunikimin e drejtëpërdrejtë me të vërtetën përfundimtare. Komunikimi i drejtpërdrejtë, si i tillë në këtë libër,  me "të vërtetën përfundimtare" dhe zbatimi i saj joinstitucional, por i drejtpërdrejtë, pa sanksionimin e kontratës sociale, në fakt çon në mimikën e vetë shoqërisë në një lidhje të re, të thjeshtë shoqërore, por të mprehur mirë e qartë, me përkushtim human nga Halil Rama në këtë libër të ri me përmbledhje shkrimesh të shkruara me zemër, ku ndjehet edhe progresivizmi modern.


Ana tjetër


Nga ana tjetër, në këtë libër dhe në këto shkrime kuptohet sesi progresivizmi modern, individualizmi ekspresiv, censura totale, „normalja e re“ dhe drejtësitë sociale po promovojnë një dogmë krejtësisht të re dhe po përcaktojnë një zhvillim të afërt të normave etike konservatore kulturore. Në botën e shkrimeve të tilla, liria e shprehjes është bërë e pranueshme nga pikëpamja shoqërore për të gjithë, diçka, madje edhe për çdo gjë, ndaj ky është edhe një individualizëm modern, por edhe një kërkim individual për vetëvendosje e qartë të identitetit, në veçanti, të atij që në fillim qaset në formatin dixhital, e pastaj përblidhet në libër, sikurse ndodh me këtë rast. Dhe kjo, nga ana tjetër, po bëhet gjithnjë e më shumë një shënues për shfaqjen e një lloj kërkese të re, të kërkesës së thjeshtë, të qasjes përtej hapësirës së zakonshme.


Konkluzion


Ndaj mendoj se autori duke u përballur me mundësinë për të përfaqësuar personalisht progresin si kurrë më parë, të siguruar me lavdinë e pionierëve të përkushtimit në fusha të ndryshme, po tregon se po bëhet gjithnjë e më i pavarur nga krijimet e ndryshme, të krijuara për të mbështetur ekzistencën tonë, por edhe në fakt duke u bërë vetë ekzistenca jonë. Kështu, me zell dhe këmbëngulje të veçantë, autori i delegohet realitetit, duke e kthyer utopinë dhe panjohjen në botë të hapur dixhitale dhe në një libër të ëndrrave për një distopi të socializuar në dobi të shoqërisë, brezave dhe stimulimit aktiv mes përvojave. Në fillim kjo pra duke ndjekur kompjuterin para syve dhe më pas në formatimin e librit, sepse, siç tha një nga gjenitë e paktë të njohur të kohëve moderne, Stephen Hauking: „Pa superkompjuterët, ne do të ishim vetëm filozofë“.

57 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page