
Unë zgjedh tu përshëndes edhe me këtë tekst, ku jo një, por tre poezi gërmojnë aty ku nyja e ekzistencës është kapur në një moment të rrallë harmonie, ku jeta pretendon me kokëfortësi momentin e saj të lirisë nga ekzistenca e asaj që ka mbetur ekzistencë. Ekzistenca vazhdon, rezultati i saj i pavendosur. Çdo lexim i ri i poezive qëndron në një drejtim, apo në tjetrin. Dhe duket se i mbetet lexuesit me këndvështrimin e tij personal, me ndjeshmërinë e tij personale për t'i dhënë përparësi:
Qyteti
Nga Fatmir Terziu
E gjithë mirësia ecën në t'lyn
dhe hapat e tij në vellon me tym,
stacionet e kumurive mbi Kala.
Qyteti në fakt është një rrethrotullim i madh
ta përqafojmë kemi rënë në hall.
Një këngë
Nga Fatmir Terziu
(Mëngjesin e dytë gjej një tapë në sepetin e Ditës së Verës.)
Nga i bie dyzetë e pesë gradë,
për ti ranë me çakiça derës,
siç bëre një shekull më parë …
Ti, Fiti me dritë në dyqan, gishti i vrarë,
me sy të përmbytur në fjalë.
Në kujtim të Bodinit
Nga Fatmir Terziu
Nuk është një varg
për të cilin duhet të më zbresësh një mal,
por akoma asht' një hanë:
cili nga planetët atje lart,
ju e keni parë harapçi, me i thanë,
gati për t'u plakur sadopak?
Comentarios