top of page

Fatmir Terziu: E pathëna për poetin Hasan M. Shahinaj



 

Prof. Dr. Fatmir Terziu

 

Në jetën e tij të plotë talent, angazhime, plotë dhimbje e gëzime, Hasan M. Shahinaj u shfaq si një poet i shkëlqyer, një qytetar i ndjeshëm, një gazetar, botues dhe mësues me talent të shkëlqyer. Mësimi është në gjakun e tij. Djali i parëlindur i mësuesit Mustafa Zeqir Shahinaj lindi... mes librave, mes penës së të atit, që shquhej për kaliografi dhe seriozitet Normalisti, thuajse lindi në një „shkollë“, sepse familja e tij jetonte në Trebisht, gjithmonë aty ku ishin themelet e arsimit, aty ku ishte shkolla ​​e fshatit e ngritur që në prillin e 1914-tës: fillimisht në strofkën e një shtëpie patriotike, pastaj në një nga godinat e shkollës lokale. E kështu ndërsa i ati, që e donte natyrshëm, sipas kohës të kishte djalin e tij të parë, e gjeti dhuratën nga Zoti një ditë ndërsa e qara e tij ishte jo shumë larg shkollës ku ai gdhihej e ngrysej të bënte jo thjesht detyrën. E kjo e qarë e thjeshtë bebeje, u quajt në heshtjen e ninullave të nënës së tij të dashur dhe po aq babait që e donte shumë, bëlbëzima poetike e poetit të ardhshëm. Siç thonë ende në pëshpëritje të shumta, por që mbahen heshtazi në skuta të sigurta miqësish, “kordoni i kërthizës” i poetit është në shkollë!

Babai i Hasan Shahinajt, Prof. Mustafa Shahinaj, studioi me emra të mëdhenj të arsimit Kombëtar, dhe kështu më vonë u bë edhe mësues i të birit. Ishte koha kur funksionimi i shkollës Normale në Elbasan gjatë viteve të Mbretërisë Shqiptare thithi shumë kontigjente nxënësish, jo vetëm nga Elbasani por nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, pra ishte ajo kohë, kur një i tillë është edhe Mustafa Shahinaj, për të cilin flet dëftesa e shkollimit të tij, të cilën i biri tjetër i tij, Inxhinieri magjistër, Lulzim Shahinaj, e ka bërë publike: „Dëftesë e Shkollës Normale të Mustafa Shahinaj nga Dibra, Nr regjistrit 20, për klasën II të vitin shkollor 1930-1931, në Normalen e Elbasanit. Edhe pse ai jetonte në Elbasan, pas mbarimit të shkollës Normale, ai shërbeu si mësues në zonën e Peshkopisë, madje deri në Mitrovicë të Kosovës. Kjo dëftesë flet për rregullsinë e shkollës Normale, për modelin e një arsimi serioz dhe me opinione të qarta për secilin nxënës. Amza e kësaj shkolle është një dokument historik me vlera për arsimin kombëtar dhe mbarëkombëtar.“

E ndërsa i biri e shikonte në fëmijërinë e tij dëftesën e babait Normalist, që kishte shkëlqyer dhe në vitet e mësimdhënies, ushqehej më shumë nga pena e shkrimi i tij tërheqës, natyrshëm dhe me dëgjesat që rezervonte në vetvete, nisi të ushqehej më shumë me forcën krijuese. Dashuria e fortë dhe vlerësimi i thellë i poetit për të atin duket nga fjalët në poezinë e tij të përkushtuar babait mësues, ku ai pranon se „ai është më i lartë se emri i shenjtë, baba“. Gjatë gjithë jetës së tij të vështirë dhe fisnike, Hasan Shahinaj, ishte jo vetëm mësues, por edhe ushqyes i librave dhe mjeteve mësimore nga forma dhe dëshira për të zgjuar talentë të rrinj, edhe pse dihej që koha transmetonte vështirësi të jashtëzakonshme financiare. Familja e tij jeton në kushtet e shpirtit të dhënë pas mësimit dhe mësimdhënies dhe kur ai kryen të gjitha kualifikimet, dhe përfundon Universitetin Shtetëror të Tiranës për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Ai nis jetën e tij të re familjare, ndoshta si pikënisje e vështirë, por që gjithnjë e thoshte hapur „jam i lumtur“, sepse ai ngrohej nga dashuria e gruas së tij krenare Flutura Bajrami – Shahinaj, që u bë më pas kolege dhe drejtuese arsimi, por që ndërroi jetë shpejt.

Kur e shoqja vdiq, Hasan Shahinaj, natyrshëm gjeti dhe rigjeti bekimin tek vazhdimi i jetës dhe poezia iu bë shoqëri më vete, deri sa lëvizi e u vendos në Durrës, për të krijuar një familje të re. Pavarësisht vështirësive, mësuesi mbetet mësues, dhe Prof. Hasan Shahinaj mbeti i shqetësuar për arsimimin e mirë të fëmijëve dhe nxënësve të tij.  Në disa artikuj, poezi, shkrime, publicistikë, libra që ka botuar, ai nuk flet më për vështirësi, por për arsim, gjuhë të nënës, dashuri, respekt dhe dituri. Pata fatin tëjem në Durrës, dy herë në Panairin e Librit që organizonte poeti i veçantë, Aqif Hysa, dhe kisha fatin të dëgjoja fjalë të shkëlqyera për Profesorin në fjalë, dhe për poetin e respektuar që përdor gjuhën e rallë.

Durrësi luajti një rol të madh në jetën e tij, natyrisht me një risi të re, por që atë, pra Profesorin e disa brezave anembanë shkollave ku ai dha mësim, e dedikoi më shumë në fushën arsimore dhe kulturore, dhe po aq krujiese, duke u bërë pjesë e tryezave poetike me Vaso Papaj, Merita Kuçi Thartori, Agim Bajrami, Kadri Tarelli e mjaft e mjaft të tjerë. Prof. Hasan Mustafa Shahinaj është anëtar i Klubit të Shkrimtarëve e Artistëve të qytetit Durrës. Dhe mbaj në zemër kujtime të bukura për këtë qytet simpatik, qytet për të cilin poetja Merita Kuçi Thartori ka shkruar se këtu mund të “ndihet era Evropë”!

Kështu fillon një etapë e re në jetën e birit të madh të një dere të madhe arsimdashëse, periudha e tij në Durrës - "qyteti i dashur afër detit", ku zhvillohet më tej vlera e tij krijuese, poetike dhe publicistike, si dhe manifestimi i angazhimit të tij aktiv për çështjen e vlerave të mohuara në vite. Depërton më tej rruga e re e Prof Hasan Mustafa Shahinaj, poetit që në gen, rrugë, e cila e çon atë në dimensione të tjera të bukurisë së Gjuhës Shqipe.

 

Kur pikëtakon thelbin e bukurisë së Gjuhës Shqipe

 

Pak gjeografi mjafton të kuptosh se si fjala poetike e një mjeshtri të saj bën arsyen më logjike në perceptimin vargor. Pak gjeografi në një qasje poetike, natyrisht nga dora dhe mendja e Hasan Mustafa Shahinaj të jep një botë të madhe e të magjishme përpara syve. Shfaqet në vendlindje, atje ku flladi freskët mahis gurin e latuar e fija e hollë e barit të jep finesën e një bote, që mbahet akoma në virgjërinë e saj. E më tej emetohet në bukurinë blu të Detit, aty ku Adriatiku zë një dimension tjetër në jetën e poetit. E aty është „Pigmenti“ në sytë e Brikenës, aty ku poeti thotë qartë: „shoh detin që shkumbëzon,/ qiellin që kaltëron.“ Aty është bluja reale që pikëtakon, e jo ajo që ai ëndërron. Aty është Brikena e dashur, duale, është qielli, toka, po aq sa dhe deti dhe hëna. Ndaj poeti sjell një diskurs logjik „blero mal e prill e maj/që kemi sytë e saj!“. Ky diskurs është vetë përshkrimi dhe lidhja, vetë gjografia e një jete të nënshkruar në sy trashëgimie, në sy të bukura vajze.

Aty është edhe „Dielli“, kjo simbolikë e fortë e jetës. Aty është ajo që vjen si formë e tillë jetëdhënëse, ku „Lindi“ nuk është thjesht një veprim por një arsye më shumë, „lindi dhe sot universali“, pra lindi Dielli…, lindi jeta dhe e vërteta, „O Diell jetëdhënës, se pa ty s’ka jetë/E s’ka etë!...“. Më ëtej autori ndalet dhe në tema të ndryshme ku poezi të tilla „No koment“ dhe „Keqdashësve“ japin një diapzazon më të ndjeshëm për tematikën që ushqen autorin që vjen i mirëformuar nga gjiri i familjes së tij arsimdashëse, dhe arsimdhuruese, ku i Ati, një mësues legjendë e një zone të ndjeshme, një Normalist me emër i dha ngjizjen e parë me Gjuhën e bukur shqipe, i dha dhe dashurinë për një zonë të bur, të njohur në lëmi të shumta dhe krenare për bijtë e saj.

 

Ushqimi didakt nga rrënjët

 

Këtu është pikërisht ushqimi didakt. Është kjo zonë… Kjo zonë është zgjedhur nga Zoti, sa që poeti, thjesht bën një qasje vargore, aty ku  terreni i shenjtë është një magji në të gjitha sezonet, gjithmonë një hap përpara në udhën e jetës, e ngjizur mes gurit dhe tokës. Pra, një tokë e jashtëzakonshme është jashtë perceptimeve të tjera, është një magnet që ka mbetur që nga përzgjedhja një magji, e cila vetvetiu ka tërhequr mprehtësisht Hënën. Dhe kjo është shkëlqyeshëm unike, Hyjnore. Është shkruar Hyjnisht në gur! Një copë toke, që çdo yll pëlqen të prekë, aq shumë sa Mali e di se si mund të pasqyrojë, piramida në sipërfaqen e tokës, kjo perlë planetare, pluhuri i artë i tokës!

E gatuar me flladin e largët të blirëve të Peshkopisë, në lojë me diellin, këtu ajo ngjyros erën, i jep prekjen magjike Kalasë së lashtë ilire të Gradishtës dhe bën një marrëveshje për të ndarë një re të siluetuar. Se, një vend bukurie i tillë, ngre vetullat e ditës në një lartësi, në fytyrën e ndritshme të Stugarës së artë në mes të ditës! Nëse kjo rezulton thjesht një fjalë, në varg është duke hedhur përfundimin në një gjeometri në rezervë, diku në mjedisin e gjelbër, aty ku Perënditë shkruajnë festiven, dashuritë e një simpoziumi melodik dhe tërë shebangun e tij të pasur. Xhevahiri në gur themeli nga rrënja e tokës!

 

Guri mes Virgjëri e pa faj

 

Gdhendja e artë e gurit është aq e fortë, sa që akoma duket se çdo cifël e dalë, është një copë e re e varur në gjerdanin e dashurisë së vetë jetës. Ajo që humbet në të zbut një ylber duke tantalizuar çdo sy që shikon! Nën të kalon Zana e përzgjedhur që asnjë dorë nuk mund ta prekë. Shtatë ngjyra shkëlqejnë në një copë toke të artë, që për tu prekur mer një kuptim për vetë pasurinë e saj, që shumzohet me mineralin mangan  në çdo grusht tokë. Ajo përputhet me tokën e shenjtë! Ai që është në dijeni të kësaj, kërcen në gurin e themelit që u ngrit në qiell në Natën e Ngjitjes. Si bëhet pasqyra e rregullt e tokës nga ajo thelbësore? Kjo është një enigmë e tërë në vëllimin poetik të Hasan Mustafa Shahinajt, "Virgjëri e pa faj", të botuar në maj të vitit 1998.

Çdo atom pëlqen të zbulojë kuptimin e kësaj toke të magjishme. I njeh lëvizjet e vazhdueshme, vallëzimin pa mbarim, që e mban atë në majë të koreografisë dhe që gjithnjë festivja e përshëndet mes koloritit të kostumeve që konkurrojnë sa nga brenda saj dhe nga jashtë.

 

Forma estetike tek Struga magjike 

 

Me këmbët dhe lëvizjet më të koreografuara, është vallja e banorëve të kësaj zone ku gjithmonë në lëvizjen e saj ka një kanavacë, që pikturohet mjeshtërisht nën këmbë e në çdo lëvizje magjike të dritës me errësirën. Pyes veten a është drita e hënës që derdhet edhe poshtë në kanavacën e lëvizshme të valles së kësaj zone, apo vala bukuroshe që u shkëput nga dielli në një grusht tokë të tillë të përzgjedhur nga Zoti? Këtu e ardhmja shfaqet pikturë më vete. Hëna shëtit mbi Liqen të Strugës dhe kthehet përsëri në virgjërinë e saj e në trupin e saj të paprekur, që ende mban aromën dhe erën antike! E si mund të pasqyrohet ndryshe në këtë pikë vargu që sjell "Struga magjike" (1999).

Zhurmat e buta mbushin ajrin duke zbuluar skenat e ëndrrave, dhe zogjtë e mëngjesit ndjekin duke kënduar ritmet mistike, çdo mëngjes dielli kërcen larg kodrës që shtrihet në një diafant të ri, qilim me dritë ari nën të, por ende për të pikturuar një gjurmë, magjia e pangjyrë e syve të rrethnajës, e lëre më pjesën kryesore, ku magjishëm ushqehet djepi i legjendave. Kohërat përsëri duke numëruar mirësitë e tokës që e lindi, rriti dhe edukoi poetin, edne mbajnë freskët në trëndafilin e lulëzuar shijen dhe aromën më të mirë, sikurse ndodh dhe me retë e cirrusave që kërcejnë mbi shtatë ylbere, duke dëbuar bluzën e tistë mesditës e duke kënduar këngën lumit të Radikës, që transmetohet si një jehonë nga hapësira e paqtë e Trebishtit. Ndërtuar në mes të rrjedhave të pastra ujore, e vendosur nën freskinë e pemëve, secila vatër e gdhendur nga duar mjeshtërish është një kanavacë. Shkëlqen duke ndryshuar ngjyrimet në në të gjitha sezonet unike të kësaj zone, ndërsa lëkunden dhe kërcejnë lirshëm gjallesat fluturake të panumërta në degët e pemëve, ku shumëzojnë dhe murmuritje me rrjedhën e sipërme dhe flladin marramendës. Engjëjt e habitur bredhin lirshëm gjatë rrugës së hapur nga vargu i poetit dhe destinohen për në parajsë duke marrë nga kjo udhë jetike edhe një perëndim dielli, vazo të ngjyera në enën me yje të pastra të shakuara mbi Drin e Strugë e pastaj shkojnë në magjinë e bukurisë mbi Spilje, kumadhërishëm pasqyrohet ecja dhe vrulli deri në orët e vona. Tika-taket e këtyre orëvë të vona, që përplesen qetësisht në asfaltin e Dibrës së Madhe, mund të përzihen fare lehtë me cicërrimat që dëgjohen „pianissimo“ në këtë tokë shumëvjeçare të ruajtur nga Zoti.

 

Zgjuarsi me vegimin e fuqishëm

 

Asnjëherë nuk bie në gjumë, është zgjuar sa nga skalitja e gurit, që u mësohet brezave, aq dhe nga ninullat në dygjuhësi të nënave e gjysheve, që përcjellin melos dhe gëzim. Kjo është dhe një nga kryeqendrat shpirtërore ku një grusht tokë peshon më shumë se sa tonelata ar, ndaj për poetin është dashuri, lidhje e pandashme, fakt dhe mall. Një e vërtetë e ngulitur thellë, vendlindja e poetit në brinjë të Raduçit e Stugarës herë qaset e veshur me një jelek të qëndisur nga duar të dashuruara e herë shkon në thepin e Biblës së Shënjtë, që mbetet shekujsh në ato anë një sundimtar, një mburojë, për të shpalosur orrigjinën dhe rrjedhën e pastër të Njeriut!

Një grimë e vogël bën vegimin e fuqishëm, si një fjalë e vetme në buzë, fillon e tjerr meloditë e lashta që tregohen nga epet e mëdha të maestros. Thjesht me një grusht toke të përzgjedhur nga dashuria dhe lidhja jetike e Njeriut, poezia e poetit është si qasja e qashtër e kësaj hapësire, që fillon të shpaloset para syve, një e vërtetë e ngulitur thellë me gjithë tonalitetin e pastërtisë së qielltë, para panoramës së tokës pjellore e të begatë, ajo zbulon pasqyrën në të cilën krihet e pavdekshmja, sublimja e pazëvendësueshmja. Me një jardë të tërë në maksimumin e saj, në një dimension të pastër të shtrirjes së paqtë natyrore, me një hapësirë të sheshtë, me rrëpira, djerrina, bahçe, korije, zabele, fushëza e maja, male e kodra, përrenj e lum, burime e rrjedha të pashtershme uji të freskët e të pastër ndjehesh gjithnjë mes vargut të Hasan Shahinajt në një nga perlat e zonës së Gollobordës, në vendlindjen e tij Trebisht-Muçinë, në një hapësirë gjeografike që ndan si me racion të njëjtë bukuritë dhe gjelbërimin. Besoni apo jo, Trebishti, është përzgjedhur nga Zoti, si qershia nga dora e tij në tortën që feston gëzimin e ardhjes së Njeriut! Por në atë fshat, në atë zonë me një rrjedhë të tillë arsimdashëse, me një dashuri të madhe për shkollën dhe edukimin, natyrisht me Hasan Mustafa Shahinajn, pikëtakon thelbin e bukurrisë së Gjuhës Shqipe, pasi aty u gatua nga dora dhe mendja e mësues Mustafait, jo vetëm Fjala e duhur e Gjuhës poetike, por dhe koleofrafia tipike e të shkruarit bukur dhe estetikisht me dorë. Këtë e kanë dhuratë brezat që mësuan dhe edukuan ata, pra babë e bir, natyrisht, që lexohen dhe si mesazhe diskursive në vëllimet poetike të poetit Hasan Shahinaj.

 

Kush është autori i këtyre dy vëllimeve poetike

 

Hasan Mustafa Shahinaj ka mbaruar Universitetin e Tiranës me diplomën „Dalluar“ më 1970- ën, degën e gjuhë-letërsisë shqiptare, si dhe kursin e gazetarisë me dëshminë përkatëse. Zotëron gjuhët frënge, ruse e maqedonase. Ka punuar redaktor në gazetën "Mësuesi", më pas mësues në rrethin e Dibrës e të Bulqizës. Prej vitit 1989 shërbeu arsimtar në rrethin e Durrësit, në qytezën Sallmonaj të Shijakut, shkolla "Bajram Curri" në Plazh të Durrësit, aty ku doli në pension pleqërie, në vitin 2014.

Krahas veprimtarisë publicistike të pandërprerë, ka botuar vëllimin poetik me titull "Virgjëri e pa faj", maj 1998. Në vitin 1999 boton vëllimin e dytë me lirika "Struga magjike", si dhe ka dorëshkrime të tjera për fëmijë e të rritur në poezi e prozë. Ai ka vite që drejton gazetën lokale "Golloborda" nga Durrësi, ku është edhe kryeredaktor i saj. Botimet letrare të tjera të Hasan Shahinajt janë: „Vizioni shkollor“, (poezi, 2000); „Rrëfimet e Drinkollit“, (përralla e tregime 2001); „Visaret e fëmijërisë“, (poezi për fëmijë, 2002); „Urë ylberi i Drinit të Zi“, (prozë për fëmijë, 2003); „Blegërimet e Rekës“ (prozë, 2004); „Sfetigradi“, (anekdoda për Skënderbeun, 2005); „Tregime të zgjedhura për fëmijë“, (2006); „Antologji e fjalës së mençur“, (2007); „Kambanat e kujtesës, skenar filmi dokumentar“, (2008); „Shkolla emërmadhe e Trebishtit“, (monografi 2018) e mjaft dorëshkrime të tjera e materiale me vlera për arsimin, shkollën dhe babain e tij frymëzues.

 

Duke kokluduar propozim publik Presidentit të Republikës së Shqipërisë

 

Kështu duke parë vlerën, përkushtimin, talentin, rrugën e gjatë në mësimdhënie, krijimtari, aktivitet, botime, publicistikë dhe mbi të gjitha përkkujdesje për Gjuhën e bukur Shqipe, mendoj se ia vlen ti propozoj publikisht Presidentit të Republikës të Shqipërisë dekorimin e z. Hasan M. Shahinaj me dekoratën “Mjeshtër i Madh”: “Për kontributin e shquar dhënë në fushën e arsimit, Gjuhës Shqipe, kulturës ndaj integrimit të një zone të madhe dygjuhëfolëse, shembullit model të udhërrëfyesit dhe ndikuesit pozitiv ndaj brezave, autorit të disa librave me vlera”.

Hasan M. Shahinaj, është bërë frymëzimi i madh ndër vite i shumë i shqiptarëve dhe bashkëvendasve në rrugën e tyre drejt edukimit, shkollimit dhe ecjen përpara në jetë. Më tej ai ka qenë gjithnjë frymëzues dhe inspirues, gjithnjë në ndihmë të talentëve të rrinj, gjithashtu të medias së shkruar e të folur, duke u dhënë kështu mundësi të tjera penave të reja dhe talentëve të rrinj.

Hasan M. Shahinaj është njeriu me shpirt të bardhë e të pastër, me moral dhe karakter të lartë, ai njihet si njeri i nderit dhe i fjalës së dhënë, njihet si intelektual i traditës dhe i modernizmit shoqëror e filozofik, është modest dhe fjalëpak. Ai mund të konsiderohet si një “Rilindas” i kohëve të vështira dhe moderne gjithashtu.

Duke parë gjithë këtë ansambël formimi dhe kontributesh i propozojmë Presidentit të Republikës dekorimin e zotit Hasan M. Shahinaj me dekoratën “Mjeshtër i Madh” si një detyrim moral edhe të bashkësisë sonë krijuese, për të cilën Prof. Hasan M. Shahinaj ka dhënë e po jep ende shumë.

 
 
 

टिप्पणियां


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page