top of page

Fatmir Terziu: E bekoj përditë atë


E bekoj përditë atë

Nga Fatmir Terziu

 

Diku kalimthi në një xham

imitohet rinia ime si një xixëllonjë e dehur,

shkëlqen mbi një reklamë

dhe dita e përcjell në mes të turmës,

ku ecin e përtypin produkte me nam,

kryefjalët e zhurmës

ditë e natë.

 

Diku dremitur mbi një fotografi,

udhët kërcasin nga takat e tua,

dhe iki arratisem në rini,

e di që do të më zgjosh mua,

bota s'është më vetmi,

kur të them të dua!

 

Dhe ashtu zgjohet në një qosh,

rinia nga ëndrrat pa zë,

tenton të më josh,

e unë e bekoj përditë atë…

11 views1 comment

1 Comment


Guest
Jul 15

Urime poet Fatmiri! Një lirikë e bukur me vargje që tingëllojnë plët muzikë shpirti, derdhur në kujtime. E çuditshme bota dhe shpirti i poetit, që trazohet edhe nga një siluetë xhami apo trokitje takash në një foto........!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page