top of page

Fatmir Terziu: Dualizmi diskursiv në sprovën e Timo Mërkurit për poetin Petrit Ruka


Dualizmi diskursiv në sprovën e Timo Mërkurit për poetin Petrit Ruka


Prof Dr Fatmir Terziu

 

Ky muaj, pra dhjetori i vitit që sapo mbyllim po sjell në duart e lexuesit librin me sprova nga autori Timo Mërkuri dhe që është titulluar: “PETRIT RUKA, Kostandini i baladave”. Libri është botuar nga UETPress Tiranë. Redaktor letrar dhe art grafik i këtij libri është Arben BLLACI. Kopertina është realizuar nga Besnik FRASHNI dhe Libri është pjesë e kolanës “LETERATURA.” Autori e nis këtë libër me një preambul të bukur dhe mjaft dedikuese për poetin meritor, që tashmë nuk është fizikisht mes nesh: “Atdheu nuk e ka plagë në zemër Petrit Rukën./Atdheu e ka këngë në zemër Poetin!”

 

Ndërsa lexuesi, kritiku, ai që do të mbaj këtë libër në duart e tij mund të argumentojë një rast për lidhjen e çdo dy aktivitetesh krijuese, ka diçka të drejtë në mënyrë intuitive për të sjellë në shoqëri poezinë dhe avokatinë e krijuesit të saj dhe autorësinë e kritikë-sprovës së saj, pra të nënkuptojë thelbin e argumentit tek i cili qartësimi vjen që në fillim nga Pëllumb Kulla, që shprehet:

 

„I kemi njohur të dy autorët, poetin dhe studiuesin, jemi mrekulluar me mjaltin e tyre. Por në mënyrë të veçantë me risjelljen madhore të baladës nga Petrit Ruka dhe me studimin global, të gjerë dhe të thellë të z. Timo Mërkuri për të, po përjetojmë një ngjarje kulmore në fushën e letrave. Për këtë, po të ishim një shoqëri njerëzore siç e ëndërrojmë, do të duhej të binin kambanat e tërë Ballkanit së paku. E më besoni, nuk e teproj. Jo vetëm për bukuritë e vargjeve dhe për arsyetimet mahnitëse të studimit. Po për eksplozionin e mendimeve mbi rrënimin e shenjtërisë së besës dhe premtimit në këta dy shekuj që po jetojmë. Lërmë të të falënderoj thellësisht ty, Timo Mërkuri që më bëre grusht e më mrekullove. Pa me Petritin e gjej fjalën... Ju bekoftë Zoti! (Pëllumb Kulla; 2024).

 

Ky diskurs dy aktivitetesh ndodh dhe shfaqet më pas tek vetë sprovat e Mërkurit, sikurse ndodh të lexojmë ditëlindjen në dy aktivititete diskursive të ekzistencës dhe atë të ditëlindjes me „qiriun e ndezur në dhimbjen tonë“ (Mërkuri, 2024: 9). Dhe kështu më tekj diskursi i dual-aktivitetit shfaqet si në sprova, ashtu dhe në poezi si faktor i paqes dhe dashurisë, me faktorët historikë dhe folkloristikë që përafrojnë „dashnorët“ e fakteve folklor-fistorikë dhe avokatët e këtyre diskurseve, letërsinë pro-efektdhënëse dhe ligjin metrik të saj në art-poezi. Në këtë libër lexuesi, profesionisti, studenti dhe kritiku natyrshëm gjejnë faktorin kryesor i cili është vetë diskursiv, se ndërsa ngjashmëritë midis poezisë së dashurisë në një kontekst të gjerë dhe avokimit i tejkalojnë dallimet, meditimi si për ngjashmëritë ashtu edhe për dallimet përmirëson të kuptuarit tonë për këto dy diskurse.

Ngjashmëritë triumfojnë, jo aq shumë sepse të dashuruarit janë shpesh avokatë (megjithëse janë), as sepse avokatët rapsodizojnë për klientët e tyre (megjithëse e bëjnë) ose nisin për joshje të gjykykimeve (edhe pse përpiqen ta bëjnë këtë) pasi vetë autori zbulon të qartësoj „E cila vajzë nuk do ta dashuronte gjer në marrëzi një të tillë djalë? Këto nuk janë thjesht vargje poeti të frymëzuar. Këto vargje përshkruajnë histori të vërteta, pavarësisht se të përjetuara në kohë të tjera. Po ashtu, a nuk kemi ëndërruar dhe ne në adoleshencën tonë heroizma e trimëri për vajzat e bukura të klasës apo lagjes! Është bukur të mbajmë gjallë këtë frymë romantizmi, sepse jeta ka nevojë për të ashtu si mali ka nevojë për lule, jo vetëm për lisa e borë. Dhe me që shqiptari nuk vajton asnjëherë vetëm, qasu, o Petrit Ruka të rrimë kokë më kokë e të vajtojmë bashkë për Dilinë me vargjet e tua plot dashuri e finesë që bartin dhimbje, sikur të jenë ligjërime vajtoresh që kanë qarë gjithë të vdekurit e botës: “Oi, oiiii...”/ Ku u tret e ku ka rënë/ Tërfili që mbin në hënë,“ Molla nëpër degë lënë,/ Hënë e pjekur, e pangrënë.../ Oi, oiiiii...“ (Mërkuri, 2024: 43).

Në një koment të pasthënë nga autori i poezive dhe në kontekstin me të cilin sprova e Mërkurit vjen në duart tona me këtë libër, ne gjejmë një emërues të përbashkët për poezinë e dashurisë dhe avokatinë në shkencën e retorikës, ku secila kërkon të lëvizë me të folur bindës. Sigurisht që nuk mund të konkludojmë se ato janë të lidhura thjesht sepse argumentet janë edhe palë ndërdiskursive edhe të vetë-reflektive. Këto janë të gjitha korrespondenca relativisht të rëndësishme, por që na forcojnë thelbin e shkruar e të emetuar mjaft bukur nga përzgjedhja dhe përkushtimi i Mërkurit për Rukën në vite, edhe pse vetë autori i këtij libri shprehet se:

„Personalisht jam njohur vonë me Petrit Rukën. Ndodhi në një nga manifestimet e “Trirema joniane”, në Sarandë, në vitin 2015, zhvilluar në ambientet e “Hotel Butrinti” dhe “Hotel Sejko”. Në këtë kohë nisi një miqësi dhe bashkëpunim intensiv, ndonëse me poezinë e tij jam njohur qysh student. Sa herë i gjeja krijime në organet letrare, apo portale më vonë, më dukej se në “lumin” ujëkthjelltë të poezisë shihja tek shkëlqente një copë floriri dhe “hidhesha” ta rrëmbeja. Çuditërisht, këto “copëza floriri” nuk qenë të ngurta, ca më shumë, porsa i “merrja në dorë” ndjeja nëpër vargje një si përpëlitje, si rrahje e zemrs së një zogu të vogël.“

Por në këtë rast, pra në rastin e daljes së një libri me një përkushtim të tillë të bukur e të domosdoshëm, për një poet të mirëfilltë shqiptar, sikurse ishte dhe mbeti Petrit Ruka, në thelb ajo që i bashkon, apo ngjashmëria e rëndësishme qëndron diku tjetër. Kur marrim parasysh poetët e dashurisë, dallojmë autorin punues të poezisë dhe subjektin dashuror në poezi të cilin e trajton aq bukur dhe profesionalisht Timo Mërkuri. Kjo është pyetja në poezinë e Petrit Rukës, që është dimensionale, transparente, e vetëvetishme, personale, alla_Rukjane, pra vetë statusi i asaj që është quajtur efekti i subjektivitetit poetik të prodhuar nga mendja, talenti dhe aftësia poetike e poetit Petrit Ruka. Kjo është edhe pyetja në diskursin adekuat: si e dallojmë karakterin tipologjik të vargut të poetit nga morali i shkaqeve që vargu sjell e bën që të përfaqësoj. Distanca që vendos poeti si prelud i dashurisë midis kohërave, historive, lokalizmave, besimeve ose përkatësive të tyre private, dhe deklaratave të bëra nga të tjerë dhe të mbetura si besimet e tyre publike në vargje ose fjalë, nuk përbën (ose jo gjithmonë), megjithatë, një ndërprerje, por një sintezë vazhdimësie, të cilën si autori i këtij libri, ashtu dhe vetë poeti Ruka e bëjnë të ndjeshme. Në çdo rast, ky do të jetë si një nocion mirëkuptimi, kur brezat, kur poetët dhe vetë kritikët, do të flasin me pasqyrën e poetit Petrit Ruka, të futur bukur në kornizë nga Timo Mërkuri, për të tjerët, ata me siguri do të flasin edhe për veten e tyre.

Dhe kjo ngjashmëri në këtë sprovë të bukur, profesionale dhe mjaft tërheqëse të Timo Mërkurit, vendoset kundër dallimeve midis poetëve dhe nocioneve ndarëse, përkushtimeve „private“ të dashurisë dhe praktikës publike të keqkuptimit, botës së mbyllur të një çështjeje në krahasim me botën e ngarkuar të çështjeve, njëra jashtëzakonisht e veçantë, tjetra në mënyrë indiferente, ku dominon shumësi. Ndërsa autori i këtij libri, Timo Mërkuri shkruan se „Petrit Ruka dallohet në një aspekt tjetër nga të gjithë poetët bashkëkohës e të mëparshëm. Talenti i tij e kishte honestrën (rezervuarin) në brendësinë e “florinjtë” të shpirtit të kombit, te arti oral shqiptar, aty ku ishin strukur baladat dhe identiteti ynë. Petrit Ruka është poeti që si një speleolog i sprovuar diti të futej në zgafellat e errëta të shekujve, duke mbajtur ndezur pishtarin e shpirtit të tij poetik (Po aty), pjesa që dualizon shkon tek vetë lexuesi profesionist që sqaron se e njëta gjë meritore shkon dhe për Mërkurin, që tashmë prej kohësh dallon në shtjellimin kritik, analitik dhe profesional të poezive të poetëve dhe krijuesve anembanë.

Dualizmi diskursiv në „spovën“ e Timo Mërkurit mund të shihet edhe si një kontur paralelizmi dhe kontrasti në shumë detaje. Në fakt me këtë libër të realizuar estetikisht nga botuesi, por dhe të paraqitur e shkruar mjaft bukur nga autori lexuesi pikë së pari kupton qartë dhe saktë se si paralelet, ashtu edhe kontrastet kanë rëndësi. Kontrastet e prura mes analizave të poezive të Petrit Rukës nga autori i këtij libri kanë rëndësi, sepse ato na bëjnë të ndjeshëm ndaj një teme konstituive në letërsinë, folkloristikën apo dhe vetë epitomologjinë shqiptare, ku hera-herës zhvillohet një konflikt midis qasjes dhe dimensionit historik në të cilin dimensioni lartësohet dhe konflikti, me pasojën që poezitë ngrejnë dhe trajtojnë më gjerë shfaqin një dilemë, nëse ato nuk sqarohen dhe analizohen profesionalisht, si ndaj proceseve historike, ashtu edhe ndaj konotacioneve të ndërlidhura me to në nëntekstin dhe kontekstin sqarues lokal apo dhe më gjerë, sikurse ndodh me „Përsiatje rreth librit “Nëntë vjet e nëntë ditë”, të Petrit Rukës“ (Mërkuri, 2024: 91).

Kjo sqarohet më së miri dhe pse ka origjinë komplekse dhe pjesërisht i ka rrënjët në disa pasazhe në atë që vetë Mërkuri e sjell për lexuesin:

„Populli ynë krijoi fillimisht baladën “Kostandini dhe Doruntina” me elementë magjikë të ngritjes së Ko- standinit nga varri pasi e mallkoi nëna që nuk mbajti besën, udhëtimi i përbashkët i të vdekurit me të gjallin, këngën e zogjve gjatë udhëtimit dhe kthimin e motrës te nëna. Në epikën e krijimit, çdo element magjik ishte lehtësisht i besueshëm nga njerëzit, por koha ndryshoi. Instalimi i krishterimit nuk mund të pranonte ringjalljen e “një farë” Kostandini tre vjet pas vdekjes dhe ca më tepër sepse e paskësh mallkuar nëna se s’kishte mbaj- tur fjalën. Jezu Krishti, biri i Zotit u ringjall tre ditë pas vdekjes, ky Kostandini paska qëndruar tre vjet “pa tre- tur” e qenka ngjallur!?“



Por meqë paralelet kanë rëndësi, sepse ato ekspozojnë dobësitë në rregullin e rangut të anarkisë ë fatit dhe dëshmisë së tij, i cili kërkon që poetët të pranojnë vargëzimin pa marrë parasysh ndërgjegjen, ndaj dhe sipas Mërkurit „Kështu shpjegohet që kjo baladë duhej rishkruar dhe këtë duhej ta bënin sigurisht priftërinjtë, se ata dinin të shkruanin. Fillimisht u shkrua balada e “Kostandinit dhe Doruntinës” në variantin e njohur “Kënga e Dhoqinës” që ngjarjen e vendoste në ajodhimë dhe në oborr të kishës, por kjo nuk pati ndonjë efekt të madh, njerëzit e këndo- nte këngën e Dhoqinës në oborrin e kishës, hynin edhe në kishë ndiznin qirinj. Populli di ta bëjë dallimin midis Zotit dhe priftit, qiellit dhe kishës, por gjithsesi njerëzit e ndjenin se “ajo ngritja nga varri” ishte ca e tepërt.“ (Ibid).

Më shumë Mërkuri na sjell në vëmendje se „Mund të ishte e tepërt ngritja nga varri, por kurrsesi besa, prandaj duhej përshtatur teksti i baladës me kup- timshmërinë e besës. Në këtë kohë, lindi “Kostandini i vogëlith” që jo kot u quajt “i vogëlith”, sepse Kostandi- ni, vëllai i Doruninës ishte gjallë në kujtesën e popullit. Spanja ishte vendi më i afërt për aventura kaloresie, prandaj ngjarja u zhvendos aty, mu në oborin e mbretit spanjoll, duke marrë në këtë mënyrë vetë balada, fisnikëri oborri. Romanca me vajzën e mbretit ishte një lule që hidhej si dëshmi fisnikërie e Kostandinit të ardhur nga larg, por kjo vlente thjesht për fasadë. Thelbi ishte dëshmia e be- sës shqiptare në një vend evropian.“ Mërkuri, 2024: 98-99).

Për më tej, parë në këtë kontekst shohim se në këtë libër, dhe jo vetëm paralelet kanë rëndësi, sepse, thuhet, pranimi i çdo përjashtimi u jep kritikëve të drejtën e përgjithshme për të zgjedhur dhe zgjedhur versionet dhe këndet e tyre të trajtesës, që nga ana tjetër do të thotë se disa që kanë nevojë për përfaqësim mund të mos e marrin atë, duke vënë në këtë mënyrë vetë administrimin e vetë diskursit si domosdoshmëri në trajtesë. Rregulli i rangut të këndvështrimit ndryshe shkëput ndërgjegjen nga elementi i tepërt duke ndarë faktorin diskursiv historik me ndërgjegje nga ai që i shërben dikujt tjetër me padashje kolektive dhe që krijon automatikisht një ndarje që na kthen të dashurojmë poezinë.

E dashurojmë se lexojmë së pari një poezi brilante të lënë në vite nga Petrit Ruka, dhe së dyti se e lexojmë dhe e ndjejmë nga ndalesat e Mërkurit në thuajse mbi njëzetë nënndalesa të vështira, por të lehtëkapshme, të bukura dhe tërheqëse të këtij kritiku që nuk i bën nder vetëm poezisë së Petrit Rukës, por vetë kritikës së munguar në këta vite, me një dimension të tillë të lartë përshkrues e sqarues. Ese, apo stacione të tilla „sprove“ si „Petrit Ruka ynë“; „Baladat e kohës së turbullt“; „Shtrati iliro - pellazgjik i një balade të vonëshme“; „Kohë vajtimesh në Shqipëri“; „Intermexo logatja e dilisë sipas Petrit Rukës“; „Hershmëri vajtimesh“; „S’na u ndanë lotët nga sytë“; „Krijimi i identitetit“; „Unë qaj me lot fëmije“; „Për besën e Kostandinit“; „Fyelli i Tanës“; „Të vdesësh “i bukurdhe të rrosh në këngë“; „Prag balade“; „Dhimbja ka emrin Petrit Ruka“; „Poeti“; „Iku Petrit Ruka“., janë preludi i vetë këtij dimensioni të lartë diskursiv.

Kjo „Sprovë“ e Timo Mërkurit na tregon se dualizmi diskursiv, pra paralelet dhe kontrastet së bashku kanë rëndësi, sepse ato lejojnë një kapje të marrëdhënieve midis letërsisë dhe vetë artit të fjalës së bukur, dhe midis poetëve dhe kritikëve dhe ne mund të inkurajohemi në këtë mënyrë të provojmë një sociologji krahasuese dhe një psikologji krahasuese, aq të munguar në vetë kritikën shqiptare në këto vitet e fundit. Na mungon më së shumti ndërsa kujtoj takimin me Petrit Rukën dhe bisedat e netëve të gjata me të në praninë e poetit Ilirian Zhupa në ditët e „Triremës joniane“, ku thelbi ishte poeti duhet të jetë mjaft  serioz për poezinë. E pse e shtoj këtë tashmë në fund?

Ja një fragment nga biseda jonë nën fllad sarandiot-jonian dhe aromë të luleve naimiane, ku theksi dhe konteksti ishte dhe mbeti ikja nga poezia, ikja nga realiteti dhe vlera e saj, ikja…  „Oh, çfarë poezie! Bota është çmendur nga papunësia, gripi i derrit po na ndjek, ne ende nuk mund ta dëshmojmë veten në karrierën tonë, paratë po shkrihen si akullnaja në ngrohjen globale dhe fëmijët firmosin emrat e tyre në gjuhë të tjera! Kjo jetë është një garë, ju e dini! Makina të reja, veshje të shtrenjta, një paradë mirëqenieje, asgjë që mund të ishte e dorës së dytë dhe në vend të një etikete të importuar, për disa nga sytë tanë më me përvojë në një tumbak lakuriq shkëlqejnë një palë pishta. E rëndësishme është të mbash hapin e kohës dhe poezia duket se ka mbetur pas saj. Si kudo, ashtu edhe në shtëpi, njerëzit duan të jenë me shkëlqim dhe me stil dhe të zemërojnë konkurrencën. Dhe, edhe për të shprehur shpirtëroren e tyre në gjuhën globale, sepse është ajka e edukimit verbal të këtyre ditëve, ku të gjithë janë të zhveshur nëse duan të avancojnë përpara në shoqëri me një keçap të huaj.“

Dhe ndërsa shakaja shkulej hera-herës nga vendi nën gradacion të lëngët konteksti shkonte përtej e përtej: Pra e kuptove drejt filozofinë e modernitetit, apo jo? Dëgjuesit përreth bisedës ishin disi të hutuar nga kriza dhe askush nuk kujdesej për kontesktin petik, dhe jo më për spiritualitetin e mendimit vargor. Për më tepër, sa para kushtoi në krahasim me dëshirat konsumatore të shqiptarit modern, një emigrant potencial.

Në një stol, në rërën e këndit të lojërave, pashë atë mëngjes pas gjithë asaj bisede dhe pagjumësie të zhytur në poezi figurën e urtë e të sinqertë të poetit tjetër të madh, Agim Mato. Diku më tutje, diku më tej …atë Njeri të tjeshtë, të sinqertë… Një poet, përkthyes, shkrimtar dhe intelektual me rëndësi kombëtare, i shtyrë përgjithmonë nga të gjitha konjukturat e mundshme të metamorfozave letrare dhe politike vendase. Dhe më tej sot, ndërsa lexoj Timo Mërkurin e qartë dhe të saktë në këtë „Sprovë“ të bukur , lexoj dhe ndjej edhe mjaft biseda të tjera të strukura me të dy e me shumë të tjerë në zemrën e tij të madhe, idealiste. Nga larg, mendja ime, e shtrembëruar nga asociacionet abstrakte, e krahasoi atë me një pikëçuditëse të madhe, të hequr nga përdorimi në komunikimin me tekst të bashkëkohësve të tij, të rinj. U ula të shkruaja dhe tani po e rilexoj atë që shkruajta jo thjesht si një dimension i dualizmit diskursiv në sprovën e Timo Mërkurit për poetin Petrit Ruka, por dhe si një memorje për mjaft vlera të tjera.

32 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page