top of page

Fatmir Terziu: Ditëlindjet e familjes Duka tek „Imperial“





 

Pra disa ditësh rastësisht takova një mik të hershëm të kohës kur unë isha mësues në Ostren të Madh. Hakit Duka, që ishte drejtor i shkollës së Lejçanit në ato vite, natyrshëm më hoqi mallin e shumë viteve të tilla dhe pas një kafeje tek „Imperial“ në Kilburn High Road, (46 Birchington Rd, London NW6 4LJ) mësova se ai atë ditë nuk ishte rastësisht, por ishte për ditëlindje. Ditëlindje? U habita. Sa shpejt kalojnë ditëlindjet… Dhe e dini pse? Në janar Hakit Duka festoi ditëlindjen e tij. Në atë ditë vajza e tij Monda shkruante: „Gëzuar datëlindjen i shtrenjti ynë! Shekullofsh sa malet i miri, i buti, fjalë ëmbli, toleranti dhe i zgjuari Babi im! I lutem Zotit të të jap shëndet se për gjithçka tjetër do kujdesemi ne fëmijët e tu, duke të falur përkujdesjen dhe dashurinë me të cilën ti na ke rritur dhe edukuar. Të falëndëroj për gjithçka që ke bërë për ne, për çdo sakrificë, dashurinë dhe mbi të gjitha edukatën për të ecur në rrugë të drejtë në jetë. Je shembulli më i mirë i një babai dhe jemi krenar që të kemi. Gëzuar Bab!“ Pasi u kthjellova dhe dëgjova Tjetrin në tryezën tonë e mora një përgjigje të saktë. Dhe atë ditë festonte ditëlindjen bukuroshja, Nicole Duka-Muça. Duke e uruar dhe 100 vite të lumtura natyrisht gjuha shkon aty ku fjalët të bashkojnë në ditë të tilla.


„Imperial“ është bërë si shtëpi e dytë për fisin Duka. Hakit dhe Rabie Duka, dy mësues, njëri madje drejtues arsimi në vite, pra Hakiti, dhe bashkë me bashkëshorten veç mësues edhe pasionantë të arsimit prej vitesh, duket se dhe kohën e pensionimit në Britani të Madhe e kanë ndarë në racione të tilla. Njëri racion, shkon dhe është koha e lirë, dhe u takon, pasi natyrisht duhet tashmë të kenë kohën e kafesë, dhe tjetri racion është familja ku janë fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre. Kështu „Imperial“ kjo qendër e vërtetë e Komunitetit Shqiptar në Londër, nuk është thjesht një Restorant i qetë dhe i denjë për të tilla „racione“ por dhe një vend i shenjtë për ditëlindje, festa, dasma e gëzime. Është i shenjtë, por jo i shtrenjtë, dhe kështu miq të tillë të mirë si familja Duka, familja e zgjeruar Duka me dhjetra e dhjetra anëtarë, në jo pak raste ka qenë kryefjala festive e „Imperial“.

Në këtë festivitet të ditëlindjes së protagonistes Nicole Duka Muça, që mbushi pesë vite, krahas të tjerëve prezenca e Renalda Dukës, bashkëshortit të saj Dashmir Muça, Nansi Duka Muça, shtatë vjeçare dhe Noa Duka Muça 3 vjeç, ka një shtysë më shumë në atë që do të thotë e mirëkuptohet të festosh ditëlindjen në një ambient të tillë si „Imperial“ dhe ku ke edhe bekimin e Hakit dhe Rabie Duka që në zanafilë dhe jo vetëm me fjalë. Ata janë gjithnjë bashkë. Janë gjithnjë në ballë. janë një pikë e re në përzierjen e kulturave londineze. Janë gjithnjë si në atë thënien e kohës për punën e modës.

A e keni dëgjuar thënien e modës që nëse doni të shihni një shfaqje në Teatrin Bolshoi, duhet të shkoni në Londër? Nëse nuk e keni bërë, dijeni se përzierja globale e kulturave tashmë i ka shtrirë kufijtë si shirita gome në të gjithë territorin e kontinentit dhe popujt evropianë po i kërcejnë me entuziazëm. Si në atë lojën e fëmijëve - kushdo që kërcen mbi nivelin më të lartë është fituesi. Që në vitet e mia të hershme, kam vënë re diçka shumë të rëndësishme - kushdo që tërheq shiritat e gomës përcakton fituesit. Dhe nëse kërceni shumë lart, bukuria e fluturimit mund të mbisundojë në një koment mbi shputat tuaja, të cilat mbeten të dukshme vetëm për lojtarët në tokë. E në këtë mes është vallja, harreja, gëzimi festa… Gëzuar dhe mbarësi!

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page