Fatmir Terziu: Një grup profesional nxjerr nga thellësia e letërsisë për fëmijë thelbin e diskursit në një Antologji të munguar
Nga Fatmir Terziu
Dhjetë vjet më parë pa dritën e botimeve një Antologji e munguar dhe e shumëpritur. Larmia e letërsisë për fëmijë u bë më e prekur se kurrë ndonjëherë në botimin e një Grupi Profesionistësh të kësaj krijimtarie. Themi kështu se duke u ndalur tek pikat dominuese të librit për fëmijë dhe përgjithësisht prirjet e botimit të letërsisë për fëmijë në vendin tonë, Grupi redaktorial dhe përzgjedhës arriti të sjell për të gjithë një vepër të kompletuar. Autorët e lartcituar kanë një përvojë të madhe, por studiuesit fokusohen në vepra specifike nga e kaluara e afërt, dhe ai në rolin e vetë protagonistit të kësaj letërsie shqyrton letërsinë për fëmijë në periudhën 2000-2014-të, dhe prurjet për këtë çështje janë një përzgjedhje e rrallë. Libri "Lule për Lulet- Antologji e Letërsisë për Fëmijë" (Tiranë, 2014) nga Grupi Redaktorial dhe Përzgjedhës, i vetëpërcaktuar si një përmbledhje autorësh dhe krijimesh të seleksionuar të tyre, përpiqet të shikojë botën e shkrimit për fëmijë, duke i vendosur vetes synimin shumë ambicioz për të parë periudhën e viteve në konsideratë, dhe të arrij një përmbledhje të tendencave në letërsinë për fëmijë këto ditë. Ai përmban rreth tetëdhjetë e tre autorë dhe krijime individuale, të renditur në mënyrë kronologjike dhe që komentojnë autorë individualë dhe veprat e tyre, që përfshijnë të tre gjinitë letrare. Janë paraqitur autorë që shkruajnë si për të rritur ashtu edhe për fëmijë, por theksi është tërësisht në atë që ata kanë krijuar për lexuesit më të vegjël. Libri është i organizuar rreth dy bërthamave, nga njëra anë, synon të komentojë autorët si prezantues, dhe nga ana tjetër, përpiqet të përvijojë diskursin krijues me përzgjedhjet dhe qëndrimin ndaj letërsisë dhe leximit në fjalë, interesat e fëmijëve në kontekstin modernë, analizon zgjedhjen e drejtimit, pa u thelluar në tekst analitik, por me ndihmën prurëse që këtë ta bëjë lexuesi. Ndërsa ndodh që shtëpitë botuese në lidhje me librat për fëmijë botojnë letërsi, tema dhe tabu gjuhësore në shkrimin bashkëkohor, nuk ndodh që të bëjnë një vepërim të tillë, një vepër të munguar etë domosdoshme të cilën autori dhe grupi ndihmës e kanë bërë realitet me një mundim të madh dhe me shumë pak fjalë në kontekst, pasi ta themi të vërtetën janë shumë modestë.
Grupi Redaktorial dhe Përzgjedhës me shumë kujdes zgjedh saktësisht se çfarë duhet të theksojë në seleksionimet e librit, të cilët nuk kanë lidhje tematike, por të bashkuara rreth idesë për të paraqitur ndryshimet në kontekstin e përzgjedhjes. Grupi Redaktorial dhe Përzgjedhës ndalet në atë që dihet pak, por meriton t'u prezantohet lexuesve akoma më shumë. I tillë është rasti me me disa autorë të njohur kryesisht si krijues për të rritur, ndërsa poezitë e tregimet, krijimet e tyre për fëmijë janë të margjinalizuara. Grupi Redaktorial dhe Përzgjedhës me diskursin e tij përzgjedhës në këtë kontekst arrin të imponojë gjuhën poetike, në të cilën autori e konsideron fëmijën të shndërrohet fare natyrshëm në “shok skuadre”. Veprat e tilla të përfshira në këtë Antologji janë të paharrueshme dhe figurative, gjë që krijon idenë e "të parit" dhe "të dëgjuarit" në diskursin më efikas të një vepre kaq të dosmodoshme për studentët, hulumtuesit, kërkuesit shkencorë e më së shumti për vetë diskursin e njohjes së kësaj krijimtarie shqiptare në këtë periudhë domethënëse. Krahas kësaj, autori ristrukturon në tërësi atë që shkrimtari, poeti, autori i një prurjeje a më gjerë shtron problemet parësore si kërkimi i rrugës së drejtë, vetmia dhe simpatia, të cilat prekin lexuesin e ri dhe janë ndër temat kryesore të letërsisë për fëmijë në këtë periudhë.
Grupi Redaktorial dhe Përzgjedhës fokusohet edhe tek tekstet e shkurtra letrare. Shembull në këtë drejtim janë disa poetë, të njohur si të tillë, por që në fakt proza e tyre për fëmijë mbetet në hije. Me këtë shkas lexuesi arrin të gjej një krahasim midis koleksioneve individuale, që u përmblodhën me bërthamat kryesore tematike, ku kërkohet vendi dhe roli i fëmijës në to dhe marrëdhënia e fëmijëve me botën. Grupi Redaktorial dhe Përzgjedhës është munduar të konsideroj më të mirë, duke anashkaluar atë që mund të konsiderohet mangësi nga ritregimi i disa historive, por vetë analiza e sugjeron, pasi ai ristrukturon mjeshtërisht pohimet individuale që të mos duken sipërfaqësore si prurje në Antologjinë në fjalë.
Në përgjithësi, forca e librit Lule për Lulet- Antologji e Letërsisë për Fëmijë shprehet në komentin e gjendjes së letërsisë moderne për fëmijë. Padyshim që sot është shumë ndryshe, pasi lexuesit e saj kanë interesa dhe nevoja të tjera. Fëmija thith të tashmen dhe autorët shkruajnë për atë që do ta provokonte. Në këtë rast, pyetja nëse fëmijët mund të dallojnë botën e përrallave, ku gjithçka është e bukur dhe e mirë, nga ajo reale është shumë e rëndësishme. Kjo është prekur nga autori dhe kujton diskutimin nëse duhet të ndalohen përrallat e fëmijëve që shtrembërojnë pikëpamjen e fëmijëve për botën përreth tyre? Në sferën e vëmendjes së autorit janë edhe botimet për fëmijë dhe sa të përshtatshme janë për ta. Në këtë periudhë të marë në konsideratë aturoi gjen dhe hulumton me rëndësi librat të botuar për fëmijë, kushtuar tematikave të ndryshme për fëmijë. Antologjia e realizuar nga Grupi Redaktorial dhe Përzgjedhës na sugjeron se ekziston gjithashtu një rritje e interesit për letërsinë fantazi, me ndryshimet në lëndën e letërsisë për fëmijë që kërkojnë natyrshëm ndryshime në gjuhën në të cilën janë shkruar librat për fëmijë. Kjo Antologji na jep mundësinë që të analizojmë problemin sesi fëmijët rriten me dashurinë për tabutë dhe se si cinizmi shprehet përmes fjalëve të fëmijëve, që përbën një sfidë jo vetëm për autorin, por edhe për përkthyesin kur ai do të duhet ta transferoj për një gjuhë të huaj.
Libri Lule për Lulet- Antologji e Letërsisë për Fëmijë nga Grupi Redaktorial dhe Përzgjedhës është një përpjekje për të analizuar një fushë të pakuptueshme siç është letërsia për fëmijë, për t'i paraqitur autorët e njohur për fëmijë nga një këndvështrim tjetër, me të cilin mund të shohim se sa familjarë janë dhe jo, në fundit të fundit edhe për të komentuar tendencat në botimin e letërsisë për fëmijë. Kjo është e rëndësishme, sepse ndryshimi i qëndrimit ndaj leximit do të jetë baza e zhvillimit të letërsisë për fëmijë në të ardhmen.
Pjesëmarrës në antologji: Abdullah Thaçi, Adelina Mamaqi, Adem Abdullahu, Adil Zeka, Agim Bajrami, Agim Deva, Aleko Likaj, Alketa Dervishaj, Anton Nikë Berisha, Anton Papleka, Aqif Malaj, Arian Leka, Arif Demolli, Astrit Bishqemi, Avdi Shala, Avdush Canaj, Bardhosh Gaçe, Bardhyl Xhama, Dionis Bubani, Elmaz Qerreti, Erinë Rrahmani, Faslli Haliti, Fatmir Gjestila, Fatmir Terziu, Fejzi Bojku, Ferit Lamaj, Flamur Topi, Frederik Reshpja, Gani Xhafolli, Gaqo Bushaka, Gjikë Kurtiqi, Gjon Gjergjaj, Hajro Ulqinaku, Hamdi Meça, Hasan Hasani, Hysen Kobellari, Ibrahim Kadriu, Iliaz Bobaj, Islam Balaj, Izet Çulli, Jonuz Fetahaj, Kalosh Çeliku, Kastriot Mahilaj, Kismete Hyseni, Klara Kodra, Konstandin Dhamo, Kostandin M. Leka, Kozma Gjini, Kujtim Stana, Mark Krasniqi, Milianov Kallupi, Mina T. Qirici, Moikom Zeqo, Nase Jani, Naum Prifti, Nehas Sopaj, Niko Tyto, Nikolla Spathari, Odhise K. Grillo, Petraq Risto, Petraq Zoto, Piro Kuqi, Qamil Batalli, Qibrie Demiri – Frangu, Ramadan Pasmaçiu, Rexhep Hoxha, Rifat Kukaj, Riza Braholli, Rovena Rrozhani – Kalaja, Sazan Goliku, Skënder Zogaj, Syrja Etemi, Shahbaze Vishaj, Shkëlzen Zalli, Shpresa Vreto, Tatiana (Prifti) Kurtiqi, Vangjush Saro, Vasil Premçi, Viktor Canosinaj, Viron Kona, Xhahid Bushati, Xhemë Karadaku, Xhevahir Spahiu, Xhevat Beqaraj, Xhevat Syla, Zejnullah Halili, Zymber Elshani.
Grupi përzgjedhës – redaktorë Pandeli Koçi (kryetar) Astrit Bishqemi, Fatmir Gjestila, Riza Braholli, Vangjush Saro, Vasil Premçi, Xhahid Bushati, Xhevat Syla.
Riza Braholli Mborja
po dhjete vjet e pas saj per fajin tim te pafaj si Kryetar i kesaj shoqate, por dhe te miqve te mi qe u bene copash dhe..., s'u be me asgje... se per kete shtet, kete ministri kulture nuk vlen letersia per femije... shtepite botuese e duan vetem per ta mjele ate, per te perfituar nga cmimet e saj; dhe kjo, eshte nga antologjite me te bukura e me te plota; por dhe nje deshmi - shuplake per ata qe thone se s'ka letersi shqipe per femije, se s'ka autore te zote, etj etj brockulla nihilistesh qe s'lexojne me sa duket me letersi per femije...