top of page

Fatmir Terziu: Bota është në hall


Bota është në hall

Nga Fatmir Terziu

 

Bota është një grimim. Sytë i qëndis

me mijëra vite ëndrra

ku udhëton miti nga memorja

e udhëtarit me shkopin magjik,

mbi telajon

e dëshirave të përfjetura

në një botë tjetër.

 

Kërkon të zbresë hënën e fshehur

pas gjetheve të veshura me butësinë e reve

e zabelet ngrihen pas mëndafshit të bëhen pyje të dendur.

 

Në këtë botë

drita depërton nga linjat

e hija shëtit të kot

me stilin e një gruaje mitike ngjyrat.

 

Mbi të gjithë shtjellën,

e thënë që herrët,

e kuqja është forca që mbush rrjedhën.

 

Në një natë të errët

ku hyn natyrshëm agu, pronari i një dite të re

të kërkojë thellë në pronën e saj

e hëna është shtrirë tetë pashë në dhe,

 me duart e Mikelanxhelos në vaj

të zbardhet përsëri agu tjetër për ne.


Dhe pronari i agut shëtit ende shekujve

për të kaluar udhën pas një gjiri të madh,

e lë veten të lutet mes tempujve

bota është një grua në hall.

 

Nga e treguara tek e sotmja, tek e thëna

ngulur mes dy hapësirave në një majë,

e lindur sikurse e ka bërë vetë nëna,

Mikelanxhelo thotë se ajo nuk ka faj,

pse në mes i mbeti hëna.

15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page