top of page

Fatmir Terziu: „Big Boss Services „ UK Ltd. me arritje të reja

Updated: Jul 19



Z. Gazmend Cufaj, tashmë sikurse dihet publikisht, jo vetëm që ka ndërtuar një Kompani stategjike të fushës së ndërtimit në BM, por ka vendosur dhe një strategji afatgjatë të saj.


Tani është koha, për brezin e shqiptarëve që jetojnë, punojnë dhe angazhohen në Mbretëri të Bashkuar, të ndryshojnë jetën për mirë. Është koha kur shumë gjëra kanë ndryshuar në dy apo tre dekada të qëndrimit, në të gjithë këtë hapësirë kohore, ka marë fund beqaria për disa, disa kanë shijuar atmosferën e lidhjeve jetike, krijimin e. familjeve, ardhjen në jetë të fëmijëve dhe rritjen e padjeshme të tyre. si të gjithë komunitetet, apo etnitë e tjera të vendosura në ishull, edhe shiptarët tashmë janë në një udhë të bukur integruese e mjaft domethënëse. Kështu shumica i kanë përcaktuar dhe i kanë paracaktuar me mund, përkushtim, djersë, angazhim dhe vullnet gjërat e tyre jetike, integruese. Si të tillë shqiptarët janë përditë e më shumë të suksesshëm, përditë e më shumë të vendosur në aktivitetin e tyre jetik. Mes ndoshta dhjetra e dhjetra të tjerëve është dhe biznesmeni dhe intelektuali shqiptar, Gazmend Cufaj, drejtues i kompanisë „Big Boss Services „ UK Ltd.

Gazmend Cufaj, tashmë sikurse dihet publikisht, jo vetëm që ka ndërtuar një Kompani stategjike të fushës së ndërtimit në BM, por ka vendosur dhe një strategji afatgjatë të saj. Ndërsa aktiviteti i sektorit britanik të ndërtimit në Britaninë e Madhe u rikthye në rritje në muajt e kaluar, pas një rënie gjashtëmujore, e cila ndikoi më shumë në ndërtimin e banesave sipas DPA-së, kompania e drejtuar nga zoti Gazmend Cufaj nuk e ndjeu atë, edhe pse strategjitë e saj, vizioni i drejtuesit u paraprinë dhe efekteve të shumta e atyre të ndjeshme, si rritja e çmimeve dhe kostove të materialeve të përdorura në proceset e përditshme të punëve dhe objekteve të fituara nga klientët e kompanisë.

Tashmë dihet se PMI, pra ndërtimi në Mbretërinë e Bashkuar u rrit në 50.2 në tre muajt e parë, dhe tashmë ai qëndron si më i larti që nga gushti i vitit të kaluar dhe në këtë pikë kompania në fjalë nuk kishte asnjë lëkundje, si disa të tjera që u detyruan të shkurtojnë anëtarët e tyre dhe të lënë mjaft specialistë në dilemë. Në periudhën e dy muajve më parë të këtij viti Aktiviteti i ndërtimit u rrit në 49.7 pikë dhe tashmë me ardhjen e Partisë Laburiste, që drejtohet nga Kryeministri Sir Keir Starmer, efikasiteti dhe përkushtimi i shkon më  së shumti ndërtimit, si pasojë e plan-programit të shpallur ku parashikohen të rriten mjaft ndërtesa të reja. Pra në këtë pikë edhe vetë „Big Boss Services „ UK Ltd. tregon nga fakti se është e gatshme të shkoj më tej në strategji të reja më të përshtatshme e më efikase edhe për këtë situatë të re.

Sikurse lexohet nga informacionet paraprake, çdo lexim mbi 50 pikë tregon se aktiviteti në sektor po zgjerohet. Edhe pse modeste, rritja shënoi një kthesë në ndërtim, ku firmat u përballën me kushte më të vështira ekonomike, duke përfshirë rritjen e çmimeve, kërkesën më të dobët dhe ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit. Ndërtimi civil ishte performuesi më i mirë në periudhën që nga muaji mars i këtij viti, me menaxherët e furnizimit që thanë se po bënin më shumë punë në projektet e infrastrukturës dhe raportonin kërkesë të qëndrueshme nga sektori i energjisë.

Rob Wood, kryeekonomist në Mbretërinë e Bashkuar në konsulencën Pantheon Macroeconomics, sugjeroi se pritjet që normat e interesit do të uleshin së shpejti kishin nxitur firmat e ndërtimit. „Përmirësimi i pagave reale dhe uljet e pritshme të normave të interesit duket se janë ilaçi i duhur për t'i dhënë fund rënies së ndërtimit, me të gjithë nënsektorët kryesorë që tani tregojnë prodhim të qëndrueshëm ose pak në rritje,“ tha ai për mediat në këtë situatë. Sipas tij, aktiviteti ndërtimor do të vazhdojë të përmirësohet.

Në këtë drejtim „Big Boss Services „ UK Ltd. dhe ndërtuesit mbeten optimistë në lidhje me perspektivën e tyre për aktivitetin e biznesit në muajt e ardhshëm, edhe pse reduktimi i marzheve dhe presionet financiare vazhdojnë të rëndojnë ndjenjat. Pra „Big Boss Services „ UK Ltd. po tregon vazhdimisht se është një kompani shqiptare e denjë për të përballuar mjaft situata e për të vazhduar udhëtimin përpara drejt sukseseve të reja.

35 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page