Ka kohë që lexuesit e gjerë të Prof Dr Mehdi Hysenit, akademikut shqiptar në SHBA, që janë mësuar dhe thuajse janë dashuruar me Barometrin e tij politik. Dhe ky Baremetër është sa interesant, aq dhe i veçantë. Në fakt Barometri Politik i Akademik, Prof Dr Mehdi Hyseni nuk është ai që njihet si një softuer që vlerëson opinionin publik politik. Ai është një mendim i pjekur, më saktë një analizim i kthjellët dhe i thellë i asaj që ndodh në arenën politike shqiptare e më gjerë, në jo pak raste.
Ky autor e përdor këtë barometër politik duke duke përdorur analizat nga mjaft sondazhe dhe të dhënat nga mjaft burime të mirëfillta politike, të cilat mblidhen dhe analizohen çdo ditë prej tij, falë angazhimit, njohurive dhe vlerës që ai përcjell pos këtyre angazhimve dhe njohurive.
Ndërsa në analizën e softuerit barametri politik është një analizë që bazohet në teknikat e Inteligjencës Artificiale (analiza e sentimentit të tekstit), në penën dhe mendjen e Mehdi Hysenit, është një mendim i pjekur, një rezultat i duhur. Faktet dhe mendimet e mbledhura u referohen situatave politike që aktualisht po dominojnë politikën shqiptare, për të siguruar mjaftueshmërinë e të dhënave, sikurse janë ato që njihen tradicionalisht, dhe ata që krijohen si risi të reja falë mendimit të Prof Dr Mehdi Hysenit.
Analiza ditore e opinionit publik politik me përgjigje të menjëhershme ndaj stimulit politik është njëra anë në të cilën synon shkrimi dhe trajtimi mendimtar, filozofik i këtij autori.
Saktësia më e lartë se çdo sondazh tradicional është një anë tjetër e synimve të tij.
Saktësia e grumbullimit të sondazheve dhe saktësia e tij parashikuese është vërtetuar në mjaft shkrime të tij, në mjaft qasje me tipologjinë barometrike, ku në shumë pak raste shihen apo vërehen lëvizje të vogla e mjaft të vogla realiteti. Barometri Politik i Mehdi Hysenit është një pritje e herëpashershme për ushqimin. Epërditshëm, ose hera-herës të opinionit publik.
Puna e kërkimit dhe zhvillimit të Barometrit Politik është një rezultat dhe produkt personal i tij.
Artikuj të shumtë të Prof Dr Mehdi Hysenit, këtij akademiku me përvojë, në lidhje me Barometrin Politik dhe rezultatet e tij janë publikuar në mediat publike dhe private dhe janë shumë të mirëpritura nga lexuesit e shumë katëgorive. .
Comments